Kastriot Frashëri, Avokat i së Drejtës

Rreth Nesh

Nëse jeni duke kërkuar për një avokat që ndjek çështje të ndryshme dhe te përgjithshme me përvojë dhe të kualifikuar, ai është avokat Kastriot Frashëri, njeriu i duhur që mund të ndihmojë me udhëzime juridike të dizajnuara për të zgjidhur në mënyrë efikase çështjet tuaja ligjore dhe te mbroje interesat tuaja ne mënyrën me te mire te mundshme. Unë jam i përkushtuar t’u shërbej individëve, familjeve dhe bizneseve me këshilla juridike të specializuara dhe qe përfshijnë një varg fushash te praktikes ligjore si dhe të ofroj një shërbim të personalizuar dhe me kosto efektive për klientët. Nëse përballeni me një çështje juridike dhe doni të siguroheni që të merrni vendimet më të mira të mundshme, këshillohuni me një avokat të kualifikuar i cili me të vërtetë dëgjon shqetësimet tuaja duke dhënë përgjigje praktike për një sërë pyetjesh juridike që mund të përfshijnë:

Cila është forma më e mirë e organizimit te biznesit për kompaninë time?
Cila është metoda më me kosto efektive për finalizimin e një divorci?

Cilat janë të drejtat e mia ligjore nëse punëdhënësi im po më trajton padrejtësisht?

Si mund të trajtoj mosmarrëveshjet e kontratës dhe të shmang proceset gjyqësore?

A është e nevojshme të kontaktoni një avokat kur blini ose shisni një pronë?

Cilat janë të drejtat e mia për të përfituar pension si ushtarak, si minator apo ndonjë profesioni tjetër?

Si mund të marr lejen e qëndrimit ose shtetësinë shqiptare?

Si mund ta heq nga sistemi një dëbim, qe kam marrë në një vend të BE-së, dhe kujt mund t’i drejtohem?

Cila është forma më e mirë për të zgjidhur një mosmarrëveshje të kategorisë administrative, civile, tregtare, pronës, dëmtimit, etj. dhe a mundet zyra juaj të më përfaqësojë në gjykatë?

Si mund t’i organizoj me më efektivitet pasuritë e mia për t’u siguruar që ato shpërndahen sipas dëshirës time?

Si mund të rikuperoj shpenzimet mjekësore për një dëmtim që me ndodhi në pronë publike?

Ekipi ynë Ligjor

Avokat Kastriot Frashëri, punon ngushtësisht me klientët dhe u përgjigjet të gjitha formave të komunikimit në kohën e duhur duke përshtatur shërbimet juridike me kosto efektive, me qëllim arritjen e rezultatit më të mirë të mundshëm qoftë në sallën e gjyqit, qoftë përmes procedurave alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Unë kam ndihmuar shumë individë, familje dhe biznese me një gamë të gjerë problemesh ligjore, mosmarrëveshje dhe vështirësi për të cilat ofroj një larmi të përshtatur të opsioneve ligjore të dizajnuara për të përshtatur saktësisht kërkesat specifike, përfshirë edhe çdo kufizim në buxhet. Edhe pse çdo rast është unik, secili prej tyre kërkon analiza të hollësishme dhe të detajuara ligjore për të mbrojtur sa me mire dhe me sukses interesat e klientëve të mi për atë që shpesh mund të dëshmohet se është një fushë e ndërlikuar e ligjit.

Për shumë vite, unë kam përfaqësuar me sukses pronarët e bizneseve të mëdha dhe të vogla, punëtorë me aftësi të kufizuara, emigrantët që kërkojnë viza pune, gra të divorcuara dhe klientë të moshuar. Unë jam i përkushtuar për të mbrojtur interesat e tyre sa më mirë si dhe mirëqenien e klientëve të mi brenda një varg fushash praktike. Unë jam i përkushtuar që të ndihmoj secilin klient në çdo hap të rrugës se tij gjatë gjithë procesit ligjor, duke siguruar përfaqësim cilësor juridik që përfshin burime të gjera juridike. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike shumë të specializuar, unë shpesh këshillohem dhe i referoj klientët me profesionistë juridikë të tjerë të kualifikuar me të cilët ne bashkëpunojmë ngushtë, të cilët mund të adresojnë në mënyrë efektive shqetësimet tuaja specifike. Qëllimi im është t’ju ofroj burimet më të mira ligjore në dispozicion për të zgjidhur me sukses të gjitha çështjet ligjore objekt shqyrtimi.

Udhëzim Ligjor i Ndershëm dhe Efektiv

Avokat Kastriot Frashëri, është i përkushtuar që të trajtojë secilin klient me respekt duke fituar besimin tuaj për të ndërtuar marrëdhënie pune të qëndrueshme, të cilat ofrojnë këshilla të kualifikuara juridike në lidhje me çështjet më jetësore dhe sa herë që ndodhin ngjarje të papritura që mund të kërcënojnë pronën tuaj, interesat e biznesit, financat etj., si dhe jetën familjare. Kontaktoni zyrën time të avokatisë për të planifikuar një konsultë fillestare falas sot.

Na lejoni t'ju ndihmojmë me këshilla të ekspertëve & zgjidhje ligjore