Ngritje Profesionale e Avokatisë

E vendosur në Tiranë, shërbejmë në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë

Kastriot Frashëri, Avokat i së Drejtës

Avokat

Avokat Kastriot Frashëri, ofron shërbime juridike për një sërë çështjesh të së drejtës civile ose administrative bazuar në kërkesat individuale, të ardhurat familjare dhe faktorët e tjerë që lidhen me detajet specifike të secilës situatë. Ndihma jonë juridike mund të kërkojë përfaqësimin për çështje që variojnë nga përgatitja e dokumenteve të nevojshme deri në përfaqësimin në gjykatë.

Kastriot Frashëri, Avokat i ligjit ofron informacion të pasur juridik me referenca dhe burime ligjore qoftë përmes telefonit, komunikimit direkt në internet ose përmes konsultave ligjore të hapura për komunitetin lokal dhe mediat. Rishikoni shërbimet më poshtë dhe kontaktoni zyrën tonë për ndihmë juridike pa pagesë dhe për të verifikuar nëse përputhen kërkesat tuaja me objektin e veprimtarisë tonë.

E hënë – E premte

09:00 - 17:00

E shtunë – E dielë

Me takim

Procedimi gjyqësor civil

Për një këshillë juridike efektive në lidhje me neglizhencën, pa aftësinë profesionale dhe për mosveprimin e organit administrativ dhe çdo shkelje të mosmarrëveshjeve të kontratës ose për çdo rast tjetër, kontaktoni Zyrën Ligjore të Kastriot Frashëri.

 

Dëmi Moral & Personal

Mos vuani në heshtje, i lënduar moralisht ose fizikisht për shkak të pakujdesisë së dikujt tjetër. Sigurohuni që të merrni kompensimin që ju meritoni me udhëzimin efektiv ligjor të avokat Kastriot Frashëri, avokati juaj i duhur për kërkesën për të përfituar dëm moral dhe personal.

Planifikimi i Pasurive & Ligji

Planifikimi i pasurive është më shumë sesa marrja e dokumenteve tuaja në rregull dhe hartimi i një vullneti bazë formal. Vendosni paraprakisht udhëzimet dhe dëshirat tuaja me shkrim në lidhje me planifikimin afatgjatë të pasurive tuaja, lidhur me kujdesin tuaj shëndetësor kur ju mund të mos jeni më në gjendje të merrni më vonë vendime për veten tuaj, përveç faktit që të siguroni që të gjitha pasuritë tuaja të shpërndahen saktësisht sipas dëshirave tuaja, pavarësisht nga madhësia e pasurive që dispononi.

Ligji i Pasurive të Paluajtshme

Pavarësisht nëse janë pêr qëllime tregtare, apo banimi, blerja dhe shitja e pasurive të patundshme është një nga investimet më të rëndësishme që do të bëni gjatë gjithë jetës. Konsultohuni më pare me Avokat Kastriot Frashëri, për ndihmë për çdo çështje të transaksioneve të pasurive të patundshme, përfshirë shqyrtimin e kujdesshëm të të gjitha marrëveshjeve, premtimeve dhe qirave, si dhe për trajtimin efektiv të çdo mosmarrëveshjeje mbi pasuritë e paluajtshme në të ardhmen.

Ligji mbi Familjen

Pavarësisht nëse keni të bëni me çështje të ndërlikuara të zgjidhjes së martesës dhe vendosjes së kujdestarisë , ose keni nevojë për udhëzime ligjore në lidhje me birësimin, Avokat Kastriot Frashëri,  ju ndihmon për të zgjidhur të gjitha çështjet dhe problemet e ligjit familjar.

E drejta Tregtare dhe Korporatat

Mbroni investimet tuaja dhe ruajini interesat tuaja më të mira për të gjitha llojet e biznesit që keni ose transaksionet e tyre. Avokat Kastriot Frashëri ofron ekspertizën më të mirë të kërkuar për të ndihmuar biznesin tuaj të transformohet.

Ligji Penal

Pavarësisht nëse jeni duke u përballur me akuza për një shkelje të trafikut, ose jeni arrestuar për një krim të dhunshëm, Avokat Kastriot Frashëri, e kupton se e ardhmja juaj është në rrezik. Ndaj mbroni të drejtat tuaja me udhëzime të kualifikuara juridike nga një avokat me përvojë penale për të negociuar në emrin tuaj dhe duke ju mbrojtur në gjykatë.

Për më shumë informacion në lidhje me shërbimin tonë, ju lutemi referojuni Zonës sonë të Praktikës.

Na lejoni t'ju ndihmojmë me këshilla të ekspertëve & zgjidhje ligjore