Specializuar në çështjet Administrative

Sigurimi i Shërbimit më të mirë nga Autoritetet Qeveritare.

Avokat Kastriot Frashëri dhe zyra e tij “Zyra Ligjore e Tiranës – Firma Ligjore Frashëri” njihet si një ekip i aftë për mbrojtjen e interesit publik dhe për ofrimin e konsulencës dhe asistencës juridike për personat juridikë publikë, si dhe për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tyre për mbrojtjen e interesave pasurorë të personit juridik apo të  Republikës së Shqipërisë, për të cilën ata përzgjedhin dhe kontraktojnë avokatë ose zyra avokatie vendase ose të huaja.

Shërbimi ynë përfshin:

  • Hartimin e Kërkesë Padive, sigurimin e provave dhe depozitimin e tyre
  • Hartimin dhe paraqitjen e Notë, Memo, Protestë ose çdo lloj akti procedurial përpara çdo gjykate ose organi arbitrazhi të vendit ose të huaj.
  • Përfaqësimin tuaj në çdo gjykatë deri në marrjen e vendimit
  • Asistencë juridike për personat juridikë publikë në fushën e hartimit dhe përgatitjes së ligjeve ose rregulloreve përkatëse, hartimit të Kontratave të ndryshme në fushën e prokurimeve publike, Kontratave të Shitjes, Kontratave të Qirasë, Kontratë Shërbimi, Kontratave të Sipërmarrjeve të shërbimeve publike, etj.
  • Përfaqësimin e personave juridikë publikë në procedurat e negociatave ose proceseve gjyqësore në gjykata dhe organe arbitrazhi.
  • Përfaqësimin e personave juridikë publikë në Negociata për hartimin e marrëveshjeve ose Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve me subjekte të ndryshëm.
  • Shërbimet e konsulencës që shpallen në përputhje me procedurat e parashikuara në ligjet dhe në rregullat e prokurimit publik.
  • Shërbime arbitrazhi dhe ndërmjetësimi, shërbimet e përfaqësimit nga avokati në arbitrazh dhe në proceset gjyqësore, shërbimet noteriale, avokatët e caktuar kryesisht, si dhe të ekspertizës për nevoja të procedimit penal, rregulluar sipas Kodit të Procedurës Penale.