Avokatët

Kastriot Frashëri - Avokat

I nderuari, Kastriot Frashëri - Avokat i së Drejtës Publike | Biografi & Fakte

Kastriot Frasheri
  • Avokat
  • Anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatëve të Shqipërisë
  • Iu bashkua firmës ligjore në dhjetor 2004
  • Gjuhët: shqip, anglisht, italisht.

Përshkrim i shkurtër:

Kastriot Frashëri, prej vitit 2004 është një avokat dhe jurist i mirënjohur. Ai ka përfaqësuar me sukses shumë prej klientëve të tij në Gjykatën e Tiranës, në Gjykatat e Apelit të Shqipërisë dhe në Gjykatën e Lartë, përfshirë edhe pjesmarrjen aktive në seancat dëgjimore për probleme të ndryshme në Parlament ose në tryezat qeveritare. Në praktikën e përditshme të profesionit të tij juridik, zoti Kastriot Frashëri, veçohet për njohuritë, maturinë, besimin dhe sigurinë që frymëzon tek bashkëbiseduesit dhe klientët, si dhe për vëmendjen e duhur që ai i kushton detajeve, si dhe përpjekjen e tij për të identifikuar nevojat më të rëndësishme të klientëve dhe për tu përpjekur për zgjidhjen e problemeve të tyre me kosto sa më të ulët.

Ai përfundoi me sukses studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Ai ndoqi kurset e gjuhës dhe kulturës angleze në Derby Multicultural Center, Derby, Mbretëria e Bashkuar. Në vitin 2004 atij iu dha titulli “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve të Shqipërisë. Ai ka përfunduar studimet Master në Shkencë (M.Sc.) pranë Komandës së Doktrinës dhe Ushtrimeve në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” në fushën e Sigurisë Kombëtare.

Me punën e tij ai ka kontribuar në disa fusha të rëndësishme të jetës, ndër të tjera në: shoqërinë civile, publicistikë, kulturë dhe studime të ndryshme në histori dhe drejtësi. Ai është një aktivist i spikatur i shoqërisë civile dhe mbrojtjës i të drejtave të njeriut dhe interesit publik dhe që ka kontribuar për konsolidimin e parimeve demokratike të zhvillimit të shoqërisë dhe institucioneve në vend. Këto vlera dhe kjo veprimtari janë pasqyruar në mbi 460 artikuj në shtypin shqiptar.

  1. Frashëri, ka qenë nga të parët, i angazhuar në përpjekje serioze për të rrëzuar diktaturën komuniste, duke kontribuar në themelet e pluralizmit politik në Shqipëri.

Ai ka marrë pjesë në shumë forume kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe aktivitete dhe konferenca ndërkombëtare. Në krye të Institutit të Çështjeve Kombëtare dhe forumeve të tjera, brenda dhe jashtë vendit, ai ka mbrojtur interesin publik dhe atë kombëtar.

  1. Frashëri ka qenë kandidat për postin e Avokatit të Popullit (2011) dhe (2017), si dhe kandidat për Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (2012), duke e dëshmuar veten si një person me performancë të admirueshme dhe me vizionin e lidershipit Perëndimor dhe udhëheqje me aftësi të jashtëzakonshme, të cilat janë evidentuar gjerësisht nga media.
  1. Kastriot Frashëri ka qenë shpesh një nga aktorët kryesorë në lëvizjet paqësore të shoqërisë civile në mbrojtje të parimeve demokratike, sundimit të ligjit, hapësirave publike, mjedisit, sigurisë kombëtare, si për dorëheqjen dhe shkarkimin e Guvernatorit pas skandaleve dhe vjedhjeve në Bankën e Shqipërisë, etj.

    Anëtarësimet profesionale:

    • Anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatëve të Shqipërisë
    • Anëtar i Dhomës së Avokatëve të Tiranës
    • Anëtar i Shoqatës së Avokatëve Britanikë-Shqiptarë (BALA)
    • Anëtar i Projektit të Parkut të Paqes në Ballkan (B3P)
    • Anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Kërkimit të Paqes (IPRA)
    • Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve shqiptarë
    • Anëtar i Komunitetit Britanik – Shqiptar, Londër
    • Anëtar i Komunitetit Kanadez – Shqiptar, Toronto


    Aktivitete profesionale në të kaluarën:

    • Instituti i Çështjeve Kombëtare, Drejtori i Përgjithshëm
    • Instituti i Çështjeve Kombëtare, Shef i Departamentit të Çështjeve Ligjore dhe Administrative.
    • Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Këshilltar Ligjor
    • Revista “Interesi Kombëtar”, botim periodiki INA, Kryeredaktor
    • Gazeta “Album”, Kryeredaktor
    • ADD Shpk, Këshilltar Ligjor
    • PC Store Shpk, Këshilltar Ligjor
    • SPAR Albania Shpk, Këshilltar Ligjor
    • New Century Shpk, Këshilltar Ligjor
    • MW Plan Shpk, Këshilltar Ligjor
    • Zyra Qytetare për Mbrojtjen e Mjedisit -ZQMM, Këshilltar Ligjor
    • Shoqata Kombëtare Atdhetare Kulturore “Fan S. Noli”, Nënkryetar
Kastriot Frasheri

 Publikime:

Ai është autori, bashkautori, redaktori dhe recensent i disa librave. Ai është autor dhe ka botuar librat e mëposhtëm:

– “Republika e çmendur” – Reflektime filozofike, MediaPrint, Tiranë, 2011.
– “Kanada”, INA, Tiranë 2008,
– “Mary Edith Durham – Një Zonjë e Madhe për Shqipërinë”, Geer, Tiranë 2004,
– “The National Interest”, botim periodik i Shkencave Politike Shqiptare, Redaktor.

Ai është recensues i librit “Drejt NATO-s” (2004),

Ai është redaktor dhe recensues i librit “Kristo Luarasi, Jeta dhe Puna”, 2009,
Ai është recensues i librit “Pranë dhe larg”, 2010,
Ai është redaktor dhe recensues i librit “Shqipëria në prag të Konferencës së Paqes”,
Ai është editor, redaktor dhe recensues i librit “Komiteti Qendror i Korfuzit të Shqipërisë”, etj.
Ai është redaktor dhe editor i librit “Gjeneral G. F. Phillips dhe Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës”
Është redaktor dhe recensues i librit “Jeta ime mes Shqipërisë dhe Greqisë -Prof. Dr. Paskal Haxhi”, Eldora 2017

Si një publicist dhe analist ai ka botuar mbi 400 artikuj në gazeta dhe revista periodike shqiptare dhe të huaja dhe ka marrë pjesë rregullisht në shfaqje, intervista dhe debate të ndryshme në Radio Publike dhe TV, si dhe në disa TV private dhe të huaja.

Aktiviteti profesional dhe intelektual:

Ai është ekspert në përgatitjen e shumë raporteve: Raporti Special për Sistemin  Gjyqësor dhe Drejtësisë, Sigurinë Kombëtare, Zgjedhjet, Media dhe Shoqërinw Civile në Shqipëri.

Ai ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit, në fusha të ndryshme si: kultura, historia, drejtësia, zgjedhjet e lira, të drejtat e njeriut, paqja, zgjidhja e konflikteve, marrëdhëniet ndërkombëtare, administrata publike etj.

 Arsimimi:

2012 Diplomë në Master Shkencor (MSc.) në Komandën e Doktrinës dhe          Ushtrimeve në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, Tiranë, në Sigurinë Kombëtare,
2004 Titulli “Avokat”,  Dhoma Kombëtare e Avokatisë
2004 Diplomohet “Jurist”, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës,
2000 Gjuhë e Kulturë Angleze, Qendra Multikulturore Derby, Derby, Angli.

 Nderime dhe çmime:

Nderi i Shoqatës së Komunës Frashër, Përmet,
Nderim në Udhëheqje nga Komuniteti Arbëresh në Kalabria, Itali,
Nderim në Udhëheqje nga Komuniteti Shqiptar në Turqi.