Rreth Firmës sonë

Eksperienca bën diferencën

Ne ofrojmë Asistencë & Këshilla Ligjore Inovative

Zyra Ligjore e Tiranës – Firma Ligjore Frashëri është e njohur në çështjet e avokatisë me reputacion të njohur kombëtar dhe ndërkombëtar. Prej vitit 2004, jo vetë shtetasit shqiptarë, por edhe shtetasit e huaj, si dhe shumë organizata jofitimprurëse shqiptare & kompani biznesi VIP dhe zyrtarë qeveritarë janë mbështetur nga shërbimet juridike të avokatit të njohur të së drejtës publike të nderuarit Kastriot Frashëri. Firma jonë ligjore ka treguar me vepra dhe punë se ka një kulturë të punës, pëgjegjshmërisë dhe përdorimit të ligjit dhe praktikës. Sigurimi i të drejtave të klientëve tanë është përkushtimi ynë profesional duke kontribuar për të forcuar integritetin e sistemit juridik shqiptar dhe atë të BE-së, është ajo që firma jonë merr pjesë aktive çdo ditë për të arritur standarde profesionale në mbrojtjen dhe garantimin e ushtrimit të profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë, si një profesion i lirë, i pavarur, i vetërregulluar dhe i vetëdrejtuar në funksion të mbrojtjes së interesave individualë dhe kolektivë të subjekteve që ai përfaqëson.

Frasheri Law Firm Office

Ekipi ligjor i firmës sonë ofron shërbime në disa gjuhë të huaja dhe pasqyron rëndësinë që i japim detajeve në ofrimin e shërbimeve juridike. Ekipi ynë ofron një shërbim të personalizuar të përshtatur për nevojat e klientëve tanë dhe garanton kënaqësi bashkëpunimi dhe konfidencialitet të plotë. Transparenca, respekti, integriteti i lartë moral dhe profesional, përgjegjësia sociale në shërbim dhe përpikmëria janë të gjitha pjesë e kulturës sonë që bëjnë diferencën.

 Në Zyrën Ligjore të Tiranës –Firma Ligjore Frashëri, ne i kushtojmë vëmendje të shkruarit ligjor, duke ofruar shërbim të shkëlqyer për klientët. Duke ditur se shkrimi si arsyetim ligjor është një aftësi, të cilët duhet ta zhvillojnë avokatët gjatë gjithë karrierës së tyre, ne kemi përgatitur një program ligjor të detajuar të shkruari për t’i ofruar avokatëve të të gjitha niveleve të eksperiencave, mundësi dhe burime për të përmirësuar më tej aftësitë e tyre.

 Kultura e Firmës

 Çdo veprim që ne ndërmarrim, bëhet për të ofruar një shërbim të dedikuar me dijet dhe eksperiencën më të detajuar, për çdo nevojë të klientit – si për një çështje ose transaksion që mund të zgjidhet shpejt, ose një mosmarrëveshje të ndërlikuar vendase ose ndërkombëtare, ku përfshihet një gamë e gjerë shërbimesh ligjore që shtrihen në juridiksione dhe kufij.

 Avokat Kastriot Frashëri është një avokat i shquar brenda komunitetit të avokatëve të Shqipërisë dhe po ashtu është i njohur në disa vende si në Londër, Birmingham, Derby, Romë, Calabri, Toronto, Ontario, Zyrih, Duseldorf, Athinë etj., dhe është intervistuar rregullisht nga shtypi i shkruar dhe TV, si dhe është ftuar të flasë në Parlament, Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare si dhe në aktivitete diplomatike. Zyra Ligjore e Kastriot Frashërit ka përfaqësuar individë dhe sipërmarrës VIP, shoqëri tregtare, organizata jofitimprurëse, familje dhe individë të njohur. Avokatët tanë në Tiranë kanë përfaqësuar në gjykata disa dhjetëra raste në të gjithë vendin.

Profesionistë

Partneri ynë i Lartë, i nderuari Kastriot Frashëri, ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Çështjeve Kombëtare; Jurist në të Drejtën Publike dhe mbrojtës i spikatur i hapësirës publike deri sa filloi të punonte në profilin e avokatit në vitin 2004. Ai është autor i disa artikujve për të Drejtën Kushtetuese, Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Reformën në Drejtësi, mbrojtjen e hapësirave dhe interesit publik dhe të sundimit të ligjit në Shqipëri, si dhe për çështje globale të paqes dhe zgjidhjes së konflikteve. Zgjidhjet e mosmarrëveshjeve dhe çështjet ndërkombëtare.

Kastriot Frasheri

Kastriot R. Frashëri është ftuar rregullisht për të folur në organizatat ndërkombëtare, qeveritë e huaja në tryeza të rrumbullakëta në lidhje me çështjet shqiptare dhe sundimin e ligjit në Shqipëri. Zoti Kastriot Frashëri në vitin 2012 ka qenë kandidat për pozicionin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke bërë një paraqitje dinjitoze në seancën dëgjimore në Parlamentin e Shqipërisë. Ndërsa në vitin 2018, zoti Kastriot Frashëri ka qenë kandidat për pozicionin e Avokatit të Popullit me qëllim për ta kthyer institucionin e Avokatit të Popullit tek Populli! Ai u shpreh përpara komisionit parlamentar se “Pranova të kandidoj për pozicionin ‘Avokat i Popullit’, me qëllimin për t’i dhënë integritet këtij procesi, pasi gjykoj se institucionet kushtetuese sikundër është dhe Avokati i Popullit, kanë nevojë të kenë në krye njerëz me integritet të lartë moral e profesional. Unë vij në këtë proces me një karrierë të gjatë profesionale, mbi 25-vjeçare të evidentuar gjerësisht nga media në këto qindra faqe gazetash që po ju ekspozoj dhe nuk mund të gjeni as edhe dy fjalë për mua që të cilësohem qoftë dhe një herë me përshkrime negative, por vetëm vlerësime për protagonizmin e treguar në mbrojtje të interesave publike, te drejtave kushtetuese dhe ligjore të shtetasve, të mjedisit dhe trashëgimisë kulturore etj. Me shumë prej jush të nderuar zotërinj deputetë, kemi qenë bashkudhëtarë në historinë e këtij vendi, duke shkëmbyer shpesh debate konstruktive për probleme të ndryshme të vendit. Unë nuk do të zgjatem të flas për vete, sepse veprimtaria ime ka qenë publike dhe ashtu si çdo person tjetër, që do ti dispononte këto, do të ndihej krenar që me këto qindra faqe të publikuara nga media, të cilat me të drejtë futen me germa të arta në memorien kombëtare të vendit”. Për t’u njohur me seancën dëgjimore klikoni këtu

Avokat Kastriot Frashëri është shpesh herë prezent në faqet e gazetave dhe ekraneve të televizioneve të vendit, në gazetat Telegraf, Sot, Koha Jonë, Tema, Republika, Panorama, Shekulli, Shqip, Dita, Mapo, Standard, Ballkan, etj, dhe është intervistuar regullisht nga Fax News TV, Ora News TV, A2TV-CNN Albania, Channel One, News 24 TV, Shijak TV, Klan TV, RTSH, Vizion Plus. Po ashtu,  është cituar nga gazatat Sot, Koha Jonë, Telegraf, Republika, Panorama, Shekulli, Shqip, Tirana Observer, Gazeta Shqiptarja.com, CAN, së bashku me mbi 20 periodikë të tjerë në të gjithë vendin.

Në dallim nga zyrat e tjera të avokatëve që ushtrojnë një larmi fushash ligjore, avokatët tanë praktikojnë ekskluzivisht ligjin në fushën e praktikës, gjë që na lejon të përfitojmë nga ligji. Juristët tanë në Tiranë dhe stafi flasin mbi 6 gjuhë të ndryshme. Avokat Kastriot Frashëri prej shumë vitesh ka përfaqësuar individë të mirënjohur VIP, shoqëri tregtare të mëdha dhe të vogla për të gjitha çështjet e ligjit dhe biznesit që lidhen me të.