Përgjegjësia sociale
Zyra Ligjore e Kastriot Frashëri, themeluar në vitin 2004, pavarësisht se ka qene një zyrë e vogël, modeste dhe jo korporatë ka qenë dhe është e përkushtuar fuqimisht me përgjegjësinë sociale të një korporate duke ndihmuar falas qindra individë pa të ardhura të mjaftueshme, disa gazetarë, organizata jofitimprurëse dhe biznese të vogla përpara gjykatave të Shqipërisë për zgjidhjen e problemeve të tyre, të cilët nuk kanë patur mundësi financiare të paguajnë një avokat.
Humanizmi dhe kuptimi ynë i përgjegjësisë sociale si pjesë integrale e kulturës sonë, e avokatit dhe firmës tonë ka treguar në vite mbështetjen e një numri të madh të individëve si burra, gra, familje, OJF dhe organe të medias në Tiranë e më gjerë.
Zyra Ligjore e Tiranës – Firma Ligjore Frashëri është gjithashtu e përkushtuar për veprimtari bamirësie dhe ka ofruar shërbime juridike falas ose zbritje për shumë individë ose subjekte.