Metila Dylgjeri - Kontabiliste | Biografi & Fakte

- Kontabiliste
- U bashkua me firmën në Prill 2024
- Gjuhët: Shqip, Anglisht, Italisht.

Përshkrimi:
Metila Dylgjeri që nga viti 2004 është Kontabiliste dhe Audituese e trajnuar. Ajo ka punuar dhe ka përvojë personale në ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit dhe auditimit për më shumë se 20 vjet, duke punuar në pozicione si Financiere, kontabiliste dhe auditore si në sektorin privat ashtu edhe në atë shtetëror. Nga viti 2004-2012 ajo punoi si financiere dhe kontabiliste në sektorin privat dhe nga viti 2012 deri më sot ajo ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në institucione qendrore të rëndësishme të administratës publike të shtetit, siç janë Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, Inspektorati Shtetëror i Shëndetësisë, Radiotelevizioni Publik Shqiptar dhe Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Shqipëri.
Në praktikën e përditshme të profesionit të saj si kontabiliste, zonja Metila Dylgjeri dallohet për besimin dhe sigurinë që frymëzon për klientët tanë, vëmendjen që u kushton detajeve dhe përpjekjen e saj për të përmbushur detyrat dhe identifikuar nevojat më të rëndësishme të klientëve dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre.
Znj. Dylgjeri është një Financiere, Kontabiliste dhe Audituese me përvojë si specialiste dhe drejtuese departamentesh në tregtare, në çështjet e korporatave, qeverisjes dhe ato rregullatore. Ajo drejton një praktikë të krijuar dhe në rritje – me vlerë të shtuar nga një rrjet global – për të ofruar një gamë të plotë shërbimesh për kompanitë, korporatat, institucionet financiare si dhe individët me vlerë të lartë neto. Ajo punon në disa industri të ndryshme, duke përfshirë sigurimet, financat, asetet luksoze, energjinë dhe teknologjinë.
Ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2024 iu dha një certifikatë në “Human Resource Management” dhe “Sustainable Development” nga International Business Management Institute, Berlin, Germany.
Në vitin 2024 asaj iu dha një certifikatë në “Finance Management” (Mini-MBA) nga European Institute of Leadership and Management (Dublin, Ireland.
Në vitin 2024 ka kryer pranë ISSAT – Instituti i Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve, Tiranë, kursin për “Auditim Ekonomiko-Financiar”.
2024 – Present
Drejtor i Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm
Radio Televizioni Publik Shqiptar (RTSH)
2022 – 2024
Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor
2020 – 2022
Koordinatore Ekzekutive, Departamenti i Prodhimit
Radio Televizioni Publik Shqiptar (RTSH)
2019 – 2020
Përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor
2016 – 2017
Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
2012 – 2016
Përgjegjëse e Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve
Instituti i Sigurimeve Shoqërore
2011 – 2012
Përgjegjëse Sektori, Departamenti i Financës
Ballkan Petrol sh.p.k.
2009 – 2011
Përgjegjëse Sektori, Departamenti i Financës
Best Chef sh.p.k.
2008 – 2009
Financiere, Departamenti i Financës
e-Solution sh.p.k.
2006 – 2008
Financiere, Departamenti i Financës
El-Com sh.p.k.
2004 – 2006
Financiere, Departamenti i Financës
Horeca Al Distribution sh.p.k.
Veprimtaria Profesionale dhe Intelektuale:
Ajo është një eksperte e njohohur si Kontabiliste dhe Auditore në përgatitjen e raporteve mbi kontrollin financiar në Shqipëri.
Ajo ka qenë e ftuar shpesh dhe e pranishme në konferenca dhe forume të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare brenda dhe jashtë Shqipërisë për probleme të ndryshme që lidhen me menaxhimin, kontrollin financiar, kontabilitetin dhe auditin.
2024
Certifikatë në “Human Resource Management” dhe “Sustainable Development”
International Business Management Institute, Berlin, Gjermani
2024
Mini-MBA në “Finance Management”
European Institute of Leadership and Management, Dublin, Irlandë
2024
Kurs për “Auditim Ekonomiko-Financiar”
Instituti i Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve, Tiranë
2004
Diplomë në Administrim Biznesi
Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës
2023
Trajnim për “Artificial Intelligence – Platform për Profesionin Ligjor”
Temat përfshinin: Due Diligence, rishikim dokumentacioni financiar dhe kontratash, faturat, kontratat e punës, prokurime publike, etj.
Frashëri Law Firm, Tiranë
2015
Seminar “Strategic Human Resources Policies Issues and Good Governance”
SKG, Izmir, Turqi
2009
Dëshmi për Standartet Kombëtare të Kontabilitetit (SKK)
Instituti i Kontabilistëve të Miratuar të Shqipërisë, Tiranë
2008
Certifikatë për Kontabilitetin e Përgjithshëm
Përfshin: Bilance, TVSH, ligje tatimore, dokumente financiare, etj.
Qendra Didaktike “IriSoft”, Tiranë
2004 – 2007
Trajnim praktik në zyrat e Departamentit të Cilësisë – Projekti “Mystery Caller”
Përgjegjëse për shërbimin ndaj klientit (Part-Time)
Vodafone Albania
Fushat e praktikës:
Ajo udhëheq ekipin tonë të auditorëve dhe kontabilistëve të trajnuar dhe zotëron ekspertizën e nevojshme për të përmbushur nevojat tuaja specifike. Fleksibilitet dhe përshtatshmëri: Ne mund t’i përshtasim shërbimet tona sipas kërkesave tuaja unike dhe të integrohemi pa probleme me proceset tuaja ekzistuese.
Ajo ka një angazhim të fortë ndaj cilësisë: Ne jemi të përkushtuar për të ofruar nivelin më të lartë të shërbimit profesional dhe për të siguruar pajtueshmërinë me rregulloret përkatëse.