Lajme & Publikime
Intervista, publikime dhe pjesëmarrje në konferencë
I nderuari Kastriot Frashëri, është një avokat i njohur jo vetëm brenda komunitetit të avokatëve të Shqipërisë, por edhe jashtë Shqipërisë si në Londër, Birmingham, Derby, Romë, Calabri, Toronto, Ontario, Zyrih, Duseldorf, Athine etj., për shkak të cilësive të tij të veçanta, veprimtarisë dhe profilit të lartë publik që manifeston ai jo vetëm është intervistuar rregullisht nga shtypi dhe TV, por është ftuar të flasë edhe në Parlament, Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare dhe në aktivitete diplomatike brenda e jashtë vendit. Si studiues, publicist dhe avokat i së drejtës publike me një bashkëpunim të gjerë me dijetarë të shquar dhe organizata ndërkombëtare nga gjithë bota ai ka punuar për të mbrojtur të drejtat kushtetuese të shtetasve dhe interesin publik.
Të rejat e fundit
LAJME NGA RRJETI JONË
Frashëri Law Firm – SFAI Albania
SFAI Global në SONDAZHIN BOTËROR TË IAB GLOBAL FEE 2025
(27 Mars 2025)
Me gëzim të madh njoftojmë rezultatet tona të shkëlqyera në Buletinin Ndërkombëtar të Kontabilitetit (IAB) World Survey 2025 100
Në këtë edicion të ri, SFAI Global është renditur i 20-ti në Tarifa e Rrjeteve Botërore 2025
Siç mund ta shihni, ne vazhdojmë të forcojmë pozicionimin tonë në mbarë botën, duke ruajtur nivelin tonë brenda 20 më të mirëve në nivel global, gjë që na mbush me krenari dhe inkurajon kompaninë tonë të vazhdojë të rritet.
Vitet e fundit SFAI Global ka demonstruar rritje të vazhdueshme si në praninë globale ashtu edhe në cilësinë profesionale, duke diversifikuar linjat e shërbimeve të saj dhe duke përfshirë profesionistë të nivelit të lartë.
Ne duam të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për të gjithë partnerët tanë të çmuar, të cilët kanë treguar një përkushtim të fortë dhe kanë ofruar shërbime të jashtëzakonshme profesionale. Përpjekjet e tyre padyshim që kanë luajtur një rol vendimtar në arritjen e këtyre rezultateve të jashtëzakonshme.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu: https://www.linkedin.com/posts/sfaieurope_sfaiglobal-iab-accountingbulletin-activity-7308529874212642816-dh9f?utm_source=social_share_send&utm_medium=android_app&rcm=ACoAAALcDFYBvOTdJ_FKlpYs6zHOX_11XPTI2eE&utm_campaign=copy_link
Avokati i bën suprizë pas 40 vjetësh mësueses së tij në Ditën e Mësuesit në Euronews Albania
(7 Mars 2025)
Në ditën e mësuesit “7 Mars”, I nderuari Avokat Kastriot Frashëri, ka suprizuar pas 40 vjetësh në studion e emisionit “People” mësuesen e tij znj. Lefteri Gjoshe, gjatë viteve të shkollës së mesme.
Vizita suprizuese e kreut të Frashëri Law Firm për mësuesen e tij ndodhi në studion e Euronews Albania TV me moderatorin Flori Gjini dhe është një shenjë nderimi dhe respekti për kontributin e mësuesve tanë ndër vite, deklaroi avokati i njohur.
Rasti e solli që në këtë ditë feste zoti Frashëri të shprehte vlerësimin e tij të lartë jo vetëm për një prej mësuesve të dashura të shkollës së mesme znj. Lefteri Lena Gjoshe, por edhe për disa mësues të tjerë, një pjesë e të cilëve sot nuk ndodhen më midis nesh, deklaroi ai, si të ndjerët Xhevdet Memo, Polikron Pacani, Andon Stajo, Janaq Lena, Maksi Malushi, Petraq Tanellari, apo dhe Vangjel Kosta, Dalip Liço , Estref Duro, Diana Kasapi, Lirika Çikopano, Bashkim Shyle , Riza Merko , Kostanca Qirjazi etj.
“Vitet ikin por dashuria dhe respekti për ta nuk shuhet kurrë”, deklaroi avokat Kastriot Frashëri për Euronews Albania. Dhe në ato pak minuta televizive së bashku me mësuesen e tij të emocionuar nga kjo vizitë e papritur në studio sollën kujtimet e 40 viteve më parë në marrëdhënet mësues-nxënës në Shkollën e Mesme “Petro Nini Luarasi” në Ersekë, e cila atë kohë ishte një nga shkollat më të mira të Republikës.
Duke përfituar nga rasti në këtë ditë të shënuar për arsimin shqiptar avokati dhe publicisti i njohur Kastriot Frashëri theksoi me dashuri “Kjo ditë le të jetë dhe një homazh për gjithë mësuesit tanë të ndjerë të cilët nuk ndodhen midis nesh”.
Për të parë suprizën e avokatit mund të klikoni linkun këtu:
https://m.youtube.com/watch?v=V00MNFdDWbM
Ora News TV publikon lajmin: Çmim i ri Ndërkombëtar për sukseset dhe arritjet e Avokatisë shqiptare në çështjet e emigracionit vjen nga Britania
(31 Dhjetor 2024)
Mediat shqiptare vijojnë ti bëjnë jehonë lajmit për arritjet e avokatisë shqiptare në momentin që Frashëri Law Firm dhe kreu i zyrës sonë, I nderuari Kastriot Frashëri, është përzgjedhur nga Revista “International Elite 100” në edicionin e saj të Vjeshtë/Dimër 2024, e cila ka shpallur pak ditë më parë përmes faqeve të saj një ndër 100 fituesit e saj në të gjashtë kontinentet: Frashëri Law Firm- Firma Ligjore e Vitit për Çështjet e Emigracionit – Tiranë – Shqipëri- 2024.
Ky çmim tregon edhe një herë se Frashëri Law Firm është një nga firmat më të mira ligjore në Shqipëri në trajtimin e çështjeve të emigracionit ndaj për shërbimet e saj profesionale ajo vlerësohet dhe rankohet kaq lart nga institucionet ndërkombëtare.
Në këtë edicion Revista IE100 i ka kushtuar për lexuesin e saj një profil Frashëri Law Firm duke evidentuar veprimtarinë dhe arritjet e saj profesionale.
Frashëri Law Firm përfiton nga rasti për ti shprehur redaksisë së Ora News TV mirenjohjen dhe konsideratën e saj më lartë për vëmëndjen e treguar dhe për standartet dhe pavarësinme e saj editoriale, si garanci për përmbushjen e misionit të medias në shoqëri.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu: https://www.oranews.tv/kultura/mim-i-ri-nderkombetar-per-sukseset-dhe-arritjet-e-avokatise-shqiptare-ne-i1209829
Studio e Avokatisë “Frashëri Law Firm është shpallur fituese e çmimeve “Immigration Law Firm of the Year in Albania 2024 nga Revista “International Elite 100”.
(2 Dhjetor 2024)
Revista “International Elite 100” në edicionin e saj të Vjeshtë/Dimër 2024 ka shpallur dy ditë më parë përmes faqeve të saj një ndër fituesit e saj në të gjashtë kontinentet: Frashëri Law Firm- Firma Ligjore e Vitit për Çështjet e Emigracionit – Tiranë – Shqipëri- 2024.
Revista e njohur ndërkombëtare me qendër në Londët, Mbretërinë e Bashkuar ka një shtrirje globale dhe një lexues të synuar, me një bazë pajtimtarësh të drejtpërdrejtë për dy botimet e vitit 2024 që arrin në 287,000 në 6 kontinente. Publikimi i saj prestigjioz është në qendër të profesionistëve anembanë globit në të gjithë sektorët e biznesit, nga korporatat e mëdha deri tek SME-të. Lexuesi i International Elite 100 përbëhet nga CEO, CFO, Partnerët, Pronarët, Presidentët, Drejtorët dhe Menaxherët e tyre.
Ky është çmimi i dytë ndërkombëtar që Frashëri Law Firm mer në praktikën e saj në fushën e emigracionit fakt që tregon edhe një herë përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë të treguar nga firma jonë dhe I nderuari Avokat Kastriot Frashëri në trajtimin e çështjeve të klientëve të saj. Ky çmim tregon edhe një herë se në rankimin apo kuotimin ndërkombëtar Frashëri Law Firm është një nga firmat më të mira ligjore në Shqipëri në trajtimin e çështjeve të emigracionit.
Në këtë edicion Revista IE100 i ka kushtuar për lexuesin e saj një profil firmës sonë duke evidentuar veprimtarinë dhe arritjet e saj profesionale.
Për të lexuar përmbajtjen e saj ju lutem klikoni këtu: https://internationalelite100.com
Për të lexuar revistën, ju lutem klikoni këtu:
Revista në SHBA shkruan për avokatin shqiptar/ Frashëri: Çmimi i dedikohet avokatit të vitit për çështjet e emigracionit
(30 Korrik 2024)
Sot kreu i firmës sonë, i nderuari Kastriot Frashëri, Avokat ishte i ftuar në studio në Televizionin Ora New për të diskutuar mbi arritjet profesionale të Frashëri Law Firm dhe çmimet e fituara në fushën e avokatisë, si dhe për faktin që Revista e njohur TYCOON në SHBA ka shkruar për herë të parë për një avokat shqiptar dhe duke u fokusuar thellë në veprimtarinë e tij.
Për të ndjekur intervistën e plotë dhe pikëpamjet e avokatit, aktivistit të shoqërisë civile, mendimtarit dhe publicistit të njohur zotit Frashëri mund të klikoni linkun këtu:
TV Ora News publikon lajmin: Avokati i njohur Kastriot Frashëri në Revistën Prime Tycoon, USA
(29 Korrik 2024)
Mediat shqiptare vijojnë ti bëjnë jehonë lajmit që kreu i zyrës sonë, I nderuari Kastriot Frashëri, është shqiptari i parë që vlerësohet nga një revistë e famshme Amerikane si Prime TYCOON e njohur në botë e ka zgjedhua atë si “Avokati më Premtues dhe Dinamik për tu ndjekur gjatë 2024”.
Revista fton lexuesin e saj, bashkohuni me ne për një intervistë ekskluzive me të nderuarin Kastriot Frashëri, themelues i Studios Ligjore “Frashëri Law Firm“ në Tiranë. Zbuloni rrugëtimin, sfidat dhe njohuritë e tij mbi peizazhin ligjor në zhvillim në Shqipëri.
Frashëri Law Firm përfiton nga rasti për ti shprehur redaksisë së Ora News TV mirenjohjen dhe konsideratën e saj më lartë për vëmëndjen e treguar dhe për standartet dhe pavarësinme e saj editoriale, si garanci për përmbushjen e misionit të medias në shoqëri.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
ÇMIM I RI PËR SUKSESET DHE ARRITJET TONA NGA BRITANIA
Studio e Avokatisë “Frashëri Law Firm është shpallur fituese e çmimeve “Corporate Law Firm of the Year in Albania 2024
(22 Korrik 2024)
Frashëri Law FIrm është shpallur fituese e çmimit si “Corporate Law Firm of the Year in Albania 2024” nga Global Law Experts, UK.
Çmimet Globale të Ekspertëve të Ligjit – Festimi i Përsosmërisë, Inovacionit dhe Performancës
Që nga viti 2010, çmimet vjetore të Global Law Experts kanë festuar përsosmërinë, inovacionin dhe performancën në të gjithë komunitetet ligjore nga e gjithë bota.
Në një letër dërguar Të Nderuarit Kastriot Frashëri, nga z. Thomas, Awards Manager në Global Law Experts, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, ai shkruan “I dashur Kastriot, Gjatë muajve të fundit, ne kemi kryer një proces të gjerë nominimi dhe kërkimi për Çmimet Vjetore të Ekspertëve të Ligjit Global 2024. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë u vlerësuan mbi dëshmitë e klientëve, rastet kryesore, renditjen ligjore, reputacionin e përgjithshëm, kontributet e publikimeve, angazhimet e të folurit dhe performancën dhe pozicionin e ekipeve dhe avokatëve individualë.
Kam kënaqësinë të konfirmoj se firma juaj është zgjedhur si fituese në kategorinë e:
Corporate Law Firm of the Year in Albania – 2024”.
GLE është një nga burimet kryesore online në botë për gjetjen e këshilltarëve ligjorë të specializuar për shërbimet e kërkuara nga bizneset, investitorët dhe individët në mbarë botën me mbi 40,000 përdorues që vizitojnë faqen tonë të internetit çdo muaj. Çmimet GLE kanë filluar që nga viti 2009 dhe kanë ndihmuar shumë fitues të rrisin më tej ekspozimin e tyre ndaj klientëve potencialë dhe të riafirmojnë pozicionin e tyre si lider tregu në fushën e tyre”.
I kontaktuar nga mediat, pas marrjes së këtij çmimi prestigjioz, I nderuari Kastriot Frashëri, avokat, deklaroi se “Ne vijojmë të rritemi profesionalisht dhe njëkohësisht të demostrojmë se jemi një nga studiot më të mira të avokatisë në Shqipëri që ofrojmë shërbime me standarde të larta profesionale ndaj korporatave dhe biznesit në vendin tonë me të njëjtën performancë njësoj si homomologët tanë në UK apoBashkimin Europian. Ky çmim i ri është një tjetër vlerësim profesional dhe fryt i arritjeve tona profesionale por edhe i standardeve të larta etike dhe profesionale që aplikojmë të cilat na dallojnë nga të tjerët. Ne jemi krenarë që të gjitha këto çmime na janë adresuar për shërbimet tona ligjore në fushën e praktikës së shërbimit dhe qeverisjes së korporatave në Shqipëri nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare nëpërmjet një gjykimi dhe nominimi për punën e ofruar dhe reputacionin e përgjithshëm, angazhimet tona të mëparshme dhe ekspozimin ndaj klientëve potencialë të cilat riafirmojnë pozicionin tonë si lider tregu në çështjet e korporatave dhe natyrisht meritojnë të nderohen për përkushtimin e tyre, angazhimin dhe inovacionin e treguar”.
Global Law Experts krenohet me vlefshmërinë e çmimeve dhe fituesve të saj. Ata ndahen vetëm për meritë dhe njohin liderët në fushat e tyre përkatëse.
Ky çmim është botuar në 2024 GLE Awards Publication dhe trofeu i saj i është dërguar Frashëri Law Firm.
Për më shumë informacion ju lutem klikoni këtu per të lexuar:
https://globallawexperts.com/…/global-law-experts…/
NJË TJETËR ÇMIM PËR SUKSESET DHE ARRITJET TONA
Frashëri Law Firm është shpallur fituese e çmimit si “Avokati më i mirë i vitit 2024 për Emigracionin – Shqipëri”
(15 Korrik 2024)
Çmimet e Këshilltarit Kryesor të Revistës Acquisition International për 2024 e kanë vlerësuar dhe nderuar Frashëri Law Firm për Avokatin Udhëheqës të Imigracionit të Vitit 2024 – Shqipëri.
Çmimi i ri i ardhur nga Mbretëria e Bashkuar, si Këshilltari Kryesor i Revistës Acquisition International 2024: Shpërblen Frashëri Law Firm për Avokatin Kryesor të Imigracionit 2024 – Shqipëri.
Në një letër dërguar Të Nderuarit Kastriot Frashëri, nga znj. Blackwood, Koordinatore e Markës së Revistës Acquisition International, në AI Global Media, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, ajo thekson se “që nga viti 2014, Çmimet e Këshilltarit Udhëheqës kanë nxjerrë në pah firmat dhe individët më të mirë nga konsulenca dhe hapësirë këshillimore, të cilët kanë shkuar më lart dhe përtej në sektorin e tyre retrospektiv dhe meritojnë të lavdërohen për përkushtimin, angazhimin dhe inovacionin e tyre, ndër të tjera ajo shkruan: “Revista Acquisition International janë krenarë të shpallin rikthimin e Çmimeve tona vjetore të Këshilltarit Udhëheqës. dhe kam kënaqësinë të kontaktoj për t’ju njoftuar se ekipi ynë ju ka vlerësuar këtë vit për punën që bëni në Frashëri Law Firm dhe nga ana tjetër ju ka dhënë titullin:
Avokati Kryesor i Vitit 2024 për Emigracionin – Shqipëri:
I kontaktuar nga mediat, pas marrjes së këtij çmimi prestigjioz, I nderuari Kastriot Frashëri, avokat, deklaroi se “Ky çmim është fryt i arritjeve tona profesionale por edhe i standardeve të larta etike dhe profesionale që aplikojmë të cilat na dallojnë nga të tjerët. Jemi krenarë që të gjitha këto çmime na janë adresuar për shërbimin ligjor në fushën e praktikës së imigracionit në Shqipëri nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare britanike nëpërmjet një gjykimi dhe nominimi për punën e ofruar dhe reputacionin e përgjithshëm, kontributet dhe angazhimet tona të mëparshme dhe meritojnë të lavdërohen për përkushtimin e tyre, angazhim dhe inovacion”.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
DATE 30 QERSHOR 2024
Frashëri Law Firm në Revistën Prime Tycoon, USA
INTERVISTË EKSKLUZIVE E TË NDERUARIT KASTRIOT FRASHËRI, THEMELUES I STUDIOS SË AVOKATISË “FRASHËRI LAW FIRM PËR REVISTËN “PRIME TYCOON”, E NJOHUR SI REVISTA PËR LIDERËT
Prime Tycoon është një revistë e shquar biznesi që zgjedh dhe prezanton narrativa magjepsëse nga bota e biznesit. Këto histori zbulojnë jo vetëm triumfe, por edhe sfidat që i mbështesin ato. Si një botim kryesor në Amerikë dhe në botë, ata ofrojnë njohuri mbi funksionimin e brendshëm të sektorëve të ndryshëm të biznesit përmes këtyre tregimeve frymëzuese.
Në këtë edicion të Qershorit të Prime Tycoon, ku ata thellohen në narrativat frymëzuese të liderëve që kanë ripërcaktuar industritë e tyre me risi dhe vizion, ata përcjellin për lexuesin e tyre nga mbarë bota duke patur nderin të paraqesin një intervistë të hollësishme me Kastriot Frashërin, themeluesin e nderuar të Studios Ligjore “Frashëri Law Firm” në Tiranë.
Me një karrierë të shquar mbi dy dekada, Kastriot Frashëri ka qenë një forcë pioniere në sektorin ligjor shqiptar. Angazhimi i tij për përsosmëri, së bashku me ndjekjen e tij të pamëshirshme për drejtësi, e ka krijuar firmën e tij si një fener të ekspertizës ligjore dhe integritetit në rajon.
Në bisedën e tyre ekskluzive, si theksohet edhe në Shënimin Editorial, Kastrioti ndan rrugëtimin e jashtëzakonshëm që ka formuar rrugën e tij profesionale, duke nënvizuar sfidat që ka kapërcyer dhe parimet që drejtojnë praktikën e tij. Që nga ditët e tij të hershme si student i pasionuar i drejtësisë për t’u bërë një udhëheqës vizionar në avokatinë ligjore, historia e tij është një histori e këmbënguljes, përkushtimit dhe ndikimit të thellë.
Ky botim ofron një mundësi unike për të eksploruar peizazhin dinamik të praktikës juridike në Shqipëri përmes syrit të një prej praktikuesve më të shquar të saj. Njohuritë e Kastriotit japin mësime të vlefshme për avokatët aspirues, profesionistët me përvojë dhe këdo që është i interesuar në fuqinë transformuese të lidershipit në fushën e së drejtës.
Kjo revistë fton lexuesin të bashkohet me ekipin e saj editorial, teksa zbulojnë historinë e Studios Ligjore “Frashëri Law Firm”, një testament i asaj që mund të arrihet me përkushtim të palëkundur dhe qasja e të menduarit në kohë dhe distancë. Shpresojmë që udhëtimi i Kastriot Frashërit të frymëzojë dhe informojë, duke ofruar një kuptim më të thellë të peizazhit ligjor gjithnjë në zhvillim dhe mendjeve vizionare që e formojnë atë.
Revista fton lexuesin e saj, bashkohuni me ne për një intervistë ekskluzive me të nderuarin Kastriot Frashëri, themelues i Studios Ligjore “Frashëri Law Firm“ në Tiranë. Zbuloni rrugëtimin, sfidat dhe njohuritë e tij mbi peizazhin ligjor në zhvillim në Shqipëri.
Në këtë intervistë depërtuese, theksohet se ata janë ulur me Avokatin e nderuar Kastriot Frashëri, themeluesin vizionar të Studios së Avokatisë “Frashëri Law Firm” në qendër të Tiranës. Me një karrierë të shquar që shtrihet mbi dy dekada, Kastrioti ka qenë në krye të inovacionit ligjor dhe avokatisë në Shqipëri. Ndërsa shfletojmë këtë revistë eksplorojmë udhëtimin e tij, sfidat me të cilat është përballur dhe parimet udhëzuese që kanë formësuar qasjen e tij ndaj ligjit dhe udhëheqjes. Zbuloni historinë e një prej firmave ligjore më të vlerësuara të Tiranës dhe fitoni njohuri të vlefshme për peizazhin në zhvillim të praktikës ligjore në Shqipëri.
Si përfundim, përkushtimi i Kastriot Frashërit për përsosmërinë dhe inovacionin ka forcuar reputacionin e Firmës Juridike “Frashëri Law Firm” si lider në fushën juridike. Njohuritë dhe përvojat e tij ofrojnë mësime të paçmueshme për profesionistët aspirues ligjorë. Ndërsa peizazhi ligjor vazhdon të zhvillohet, angazhimi i Kastriotit për integritetin dhe mbrojtjen e klientit siguron që Studio e Avokatisë “Frashëri Law Firm” do të mbetet në krye të praktikës ligjore në Shqipëri.
*Prime Tycoon Alert!* Dive into the latest edition featuring Kastriot Frashëri, The Rt Hon Attorney at Law at Frasheri Law Firm and SFAI Albania. Don’t miss out – book your copy now! #PrimeTycoon #KastriotFrasheri #LegalExcellence #mustread
PrimeTycoon Web Site: https://primetycoon.com/magazines/
Visit Web: https://frasherilawfirm.com/en/
𝐇𝐞𝐫𝐞 𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐡𝐞 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐯𝐢𝐞𝐰 𝐡𝐢𝐠𝐡𝐥𝐢𝐠𝐡𝐭𝐬: https://primetycoon.com/mr-kastriot-frasheri-2/
𝐃𝐢𝐠𝐢𝐭𝐚𝐥 𝐌𝐚𝐠𝐚𝐳𝐢𝐧𝐞 𝐄𝐝𝐢𝐭𝐢𝐨𝐧: https://online.fliphtml5.com/fihkx/zjkw/#p=1
𝐖𝐞𝐛 𝐌𝐚𝐠𝐚𝐳𝐢𝐧𝐞 𝐄𝐝𝐢𝐭𝐢𝐨𝐧: https://primetycoon.com/mr-kastriot-frasheri/
Lexim të këndshëm!
Vijoni më poshtë për të lexuar të plotë intervistën e të Nderuarit Kastriot Frashëri në Revisën Prime Tycoon, përkthyer në gjuhën shqipe:
- Çfarë ju frymëzoi për të ndjekur një karrierë në drejtësi?
Vendi im ka vuajtur dhe vijon të vuajë nga mungesa e sundimit të ligjit. Rënia e perdes së hekurt të komunizmit në fund të viteve 1990 në Europën Lindore ku bënte pjesë dhe Shqipëria më gjeti në moshën 20 vjeçare ku akoma nuk kisha përfunduar studimet universitare ndonëse isha rritur mes librave dhe kisha lexuar përmes vështirësive të censurës së regjimit pothuajse fondin e artë të autorëve dhe letërsisë botërore. Kështu, me dijet, kulturën dhe njohjet që zotëroja e pata të lehtë të isha ndër të parët njerës që përfaqësonin idetë e qarta të një sistemi të ri demokratik që po projektohej dhe natyrshëm të bëhesha pjesë e revolucionit demokratik për përmbysjen e diktaturës në Shqipëri 45 vjecare. Me fitoren e demokracisë në 22 mars 1992 ndërpreva kontributin politik dhe u angazhova në shoqërinë civile duke qenë edhe këtu një nga pionieret e parë të themelimit të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri përmes Association for Free Elections and Democratic Culture (SHZLKD), e cila u krijua më 03.02.1992 për monitorimin e zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri dhe u mbështet financiarisht nga komuniteti ndërkombëtar, The National Democratic Institute (NDI) dhe US. Paralelisht me këtë angazhim publik ishte edhe kontributi im në Albanian Helsinki Committee for Human Rights, i cili ishte forumi i pare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri ku në të bënin pjesë personalitete të shquara të kulturës e shoqërisë shqiptare. Natyrisht, ky përkushtim, kjo veprimtari dhe problematika e ndeshur dhe sidomos mungesa e një mireqeverisje e cila e shikoja se do ti kushtonte të ardhmen vendit tim nuk mund të më bënte indiferent ndaj herë pas here prej vitit 1994 e deri më sot kam shkruar me qindra editoriale në shtypin shqiptar për fenomenet negative dhe problemet që duken se mbajnë peng Shqipërinë dhe për këtë jam krenar sepse të gjitha këto artikuj janë shkruar pa patur një pronar mbi kokë për idetë e mia dhe koha i ka vertetuar këto si qëndrime reale të një intelektuali të pavarur që mbron në çdo rast interesin publik dhe jo interesat e një partie. Duke qenë deshmitar i afërt i ngjarrjeve politike por edhe duke parë sesi po konsolidoheshin apo deformoheshin parimet demokratike për zhvillimin e shoqërisë dhe instituicioneve të para demokratike për të cilat kisha luftuar, duke parë mungesën e drejtësisë dhe shtetit ligjor, po aq sa nevoja imediate për njerëz që duhet të bënin drejtësi, fillova studimet në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Drejtësisë dhe u diplomova “jurist”. Por ky mision shoqëror nuk mund të përfundonte këtu, pasi në vitin 2001 në krye të 17 personaliteteteve të shquar me tituj të lartë akademikë themelova Albanian Institute of National Affairs për të konsoliduar lkëto parime, por edhe për të punuar për paqen, sigurinë kombëtare, zhvillimin social ekonomik të vendit dhe integrimin në BE.
- A mund të ndani disa pika kryesore të formimit tuaj arsimor që ju përgatiti për karrierën tuaj juridike?
Ky udhëtim nuk ka qenë i rastësishëm, por ftyt i një pune dhe përkushtimi të jashtëzakonshëm jo vetëm për edukimin tim arsimor, por pa haruar këtu faktin se jam ftuar rregullisht edhe për të folur në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, nga organizatat ndërkombëtare, qeveritë e huaja në tryeza të rrumbullakëta në lidhje me çështjet shqiptare dhe sundimin e ligjit në Shqipëri. Gjatë kohës së studimeve për drejtësi në Universitin e Tiranës (2004) por edhe më pas, hap pas hapi kam studiuar në varësi të nevojave edhe in “Applied Corporate and Business Law”; Technical Review of Employment Contracts by Metropolitan School of Business and Management, London, UK (2020); in “International Law”; “Economics and International Business”; “Finance and Accounting” by International Business Management Institute, Germany (2021); in “Business Law” by London School of Business Administration, UK (2023), të cilat duhet të theksoj se më kanë ndikuar në rritjen dhe suksesin tim professional duke më ndihmuar kështu në formimin e rrugës së karrierës time si avokat. Pa haruar edhe veprimtarinë time të përditëshme individuale apo institucionale unë asnjëherë nuk hoqa dorë nga të qenit autor i përgatitjes së Raporteve Vjetore për sistemin e Drejtësisë në Shqipëri, si dhe të artikujve periodikë për të Drejtën Kushtetuese, Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Reformën në Drejtësi, mbrojtjen e hapësirave dhe interesit publik dhe të sundimit të ligjit në Shqipëri, si dhe për çështje globale të paqes dhe zgjidhjes së konflikteve.
- Cilat ishin disa nga përvojat tuaja të hershme të karrierës përpara se të themeloni zyrën tuaj ligjore në 2004?
Në përgjigjet e dy pyetjeve tuaja të mësipërme unë kam përshkruar shkurtimisht për lexuesin tuaj disa nga hapat kryesore në karrierën time për të cilën nuk kam evidentuar faktin se kam qenë për një kohë të gjatë Drejtor i Përgjithshëm i Albanian Institute of National Affairs prej vitit 2001-2016; dhe njëkohësisht prej fitimit të titulit “Avokat” në vitin 2004 e deri në 2016 e kam ushtruar pjesërisht këtë profesion duke ofruar jo vetëm konsulencë ligjore por edhe shërbime avokatie dhe përfaqësim në gjykatë për çdo të interesuar. Dua të bëj një saktësim që zyrën time ligjore e kam themeluar në vitin 2016 e cila mori përfundimisht emër tregtar në vitin 2018.
- Cilët kanë qenë figurat apo mentorët më me ndikim në karrierën tuaj dhe si kanë ndikuar ata në rrugëtimin tuaj profesional?
Për fat të mirë udhëtimi im akademik dhe profesional ka patur të bëjë me elitën e botës akademike dhe profesionale jo vetëm të Shqipërisë por edhe në rang ndërkombëtar. Ata janë me qindra, por unë do të përmend disa si: Prof. Dr. Arben Puto, Prof. Dr. Kudret Çela, Prof. Dr. Paskal Harxhi, Prof. Dr. Aurel Plasari, Prof. Dr. Koli Xoxi, Prof. Dr. Aurela Anastasi, Prof. Dr. Vasilika Hysi, Prof. Dr. Skënder Kaçupi, Prof. Dr. Luan Malltezi, Moikom Zeqo, Prof. Dr. Gjergj Sinani etj (të gjithë Akademikë), Prof. Emeritus Nicholas C. Pano (US), Prof. Sir Noel Malcolm (UK), Prof. Honorary Antonia Young (UK), Prof. Robert C. Austin (Canada), Emeritus Prof. Katsuya Kodama, Emeritus Prof. Kazuo Ohta, Prof. Ann Kennard (UK), Prof. Karel Dobbelare, Prof. Nesrin Kenar (TR) etj. Kjo më bën jo vetëm krenar por edhe të dobishëm.
- Çfarë ju motivoi për të krijuar Tirana Law Office – Frashëri Law Firm?
Për një studiues apo profesionist nuk është e vështirë për të identifikuar problemet e një shoqërie. Për fat të keq në Shqipëri nuk kemi një demokraci funksionale. Sistemi politik këtu herë pas here mer formën e një kleptokracie. Është jo vetëm paradoksale por skandaloze që 80% të detyrave dhe fushës së veprimtarisë së avokatit në Shqipëri e bëjnë noterët! Vendi ka 32 vjet në tranzicion dhe institucionet demokratike shndërohen periodikisht në një pushtet tribal të zhytur në korrupsion që nuk ka asnjë ndryshim nga pushteti feudal i një kohe të lënë pas, të mesjetës. Kjo për fat të keq ndodh në zemër të Europës! Pra, individit apo biznesit i mungon qartësisht drejtësia përballë arrogancës dhe ekseseve të pushtetit. Për këtë qëllim në vitin 2014 u ndërmor një nisëm politike nga faktori politik i brendshëm dhe mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar si domosdoshmëri Reformimi i Drejtësisë me qëllim rritjen e pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe fuqizimin e sistemit të drejtësisë në drejtim të profesionalizmit dhe efiçiencës së magjistratëve gjyqtarë e prokurorë dhe të luftës kundër korrupsionit. Reforma në Drejtësi vijon të mbetet një reformë e thellë që prek në tërësi çdo element të sistemit aktual të drejtësisë. Në këtë aspekt duke parë perspektivën e re të drejtësisë dhe nevojën e përfaqësimit dhe mbrojtjes ligjore përmes institucionit të avokatit që ka individi apo komuniteti i biznesit për drejtësi dhe Shqipëria nuk ka firma ligjore të konsoliduara pasi shumica absolute e avokatëve punojnë në mënyrë individuale kam arritur në përfundimin se krijimi i një firme ligjore prestigji do të përfitonte ndjeshëm vendi im.
Duke njohur këndvështrimin e ri gjyqësor dhe domosdoshmërinë për përfaqësim dhe mbrojtje ligjore, veçanërisht duke pasur parasysh mungesën e firmave ligjore të themeluara në Shqipëri – ku shumica dërrmuese e avokatëve ushtrojnë praktikën e pavarur – kam arritur në përfundimin se krijimi i një studio ligjore do të përfitonte ndjeshëm vendin tim. Mbani në mendje se regjimi komunist në Shqipëri në vitin 1967 në dy vendimet e para që mori ishte: 1- Shkrirja dhe mbyllja e profesionit të avokatit. 2- Prishja dhe mbyllja e të gjitha objekteve të kultit fetar në Shqipëri. Profesioni i avokatit u rikthye në Shqipëri pas vitit 1992 dhe për fat të keq kjo traditë vazhdon ku pothuajse 80% të veprimarisë së avokatit e kryejnë noterët në Shqipëri.
- Cilat ishin disa nga sfidat më të mëdha me të cilat u përballët në ditët e para të firmës?
Ndryshe nga ajo që kisha parashikuar për lehtësitë që mendon se do të vijnë për shkak të emrit dhe imazhit të mirë që ke krijuar ndër vite, integritetit të lartë moral e profesional të treguar për mëse dy dekada si garanci publike, parashikimeve të një plan biznesi dhe ecurisë normale të një start up për çdo kompani në momentin që krijohet do të thoja se Frashëri Law Firm u përball që javët e para të themelimit të saj në vitin 2018 me vështirësi të paparashikuara të cilat nuk kishin asnjë lidhje me ne, sepse ishin protesta të fuqishme të studentëve kundër qeverisë të cilët bllokonin rrugët, kjo ndikonte direkt në marrëdhëniet tona me klientët. Më pas, në fund të Nëndorit 2018, Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë shkatërues pasgoditjet e së cilit vijuan fuqishëm për disa muaj. Dhe duke mos mjaftuar kjo në 9 Mars 2020 pandemia e COVID-19 e zhyti vendin në një krizë të paprecedentë jo vetëm të shëndetit publik, por edhe mbylljen e saj për rreth një vit duke paralizuar në total veprimtarinë tonë. Ndërkohë që përmes vështirësish hodhëm pas krahëve tona pasojat e kësaj pandemie të tmershme në fund të vitit 2022 filluam të ndjenim pasojat e Reformës në Drejtësi ku gjykatat po mbeteshin pa gjyqtarë sepse po i shkarkonte përmes një procesi vettingu të kontestueshëm një komision ad-hoc dhe numri i stokut të dosjeve të pagjykuara po rritej me shpejtësi. Për rrjedhojë Frashëri Law Firm ndodhet në një moment të jashtëzakonshëm suksesesh dhe arritjesh profesionale si një sfidë e paprecedentë në një kohë të vështirë ku sistemi i drejtësisë në Shqipëri është thuajse i falimentuar. Pasi gjykatat dhe prokuroritë kanë mbi dy vjet që kanë mbetur thuajse pa gjyqtarë dhe prokurorë si rezultat i një procesi vetingu që i futi të gjithë në një thes dhe i shkarkoi nga detyra për shkak të një reforme të studiuar keq, e cila pothuajse ka çuar gjithë sistemin e drejtësisë në falimentim si avokatët ashtu edhe zyrat e Shërbimit Përmbarimor sepse nuk kanë vendime civile për të ekzekutuar. Në këto rrethana, ne jemi duke riorganizuar firmën për të shtuar me shumë shërbime me synimin për të ofruar shërbime shumëdisiplinore në fushën e auditimit dhe kontabilitetit, por edhe këtu po ndeshim vështirësi për shkak se ka një pengesë ligjore për të shtuar aktivitetet në kuadër të aktivitetit të SFAI Global, sepse neni 21. pikat “b” dhe “c” i ligjit nr. 10 091, datë 5.3.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe kontabilistit të miratuar” ka vënë kufizime të çuditshme dhe më konkretisht: Komiteti i Regjistrimit regjistron një shoqëri auditimi për kryerjen e auditimit ligjor të pasqyrave financiare, individuale dhe/ose të konsoliduara të shoqërive tregtare që operojnë në Republikën e Shqipërisë, nëse shoqëria audituese plotëson kushtet e mëposhtme: shumica e të drejtave të votës në kapitalin e shoqërisë zotërohen nga shoqëri audituese, vendase ose të huaja, ose nga auditorë ligjorë. A mendoni se është normale që një firmë ligjore e konsoliduar të ftojë nje ortak të ri si Auditor Ligjor, ky person si ortak dëshiron me vullnetin e tij të lirë te bashkohet me firmën ftuese dhe bie dakord për shumën e % së kuotës së kapitalit zotërues që ata duhet t’i japin automatikisht, sepse ligji kerkon që 51% te quotës ti jepet këtij ortaku si pakete kontrolluese? Kjo është jo vetëm skandaloze por edhe diskriminuese, për më tepër një ligj i pastër klientelist!
- Si do ta përshkruanit misionin dhe vlerat thelbësore të zyrës suaj ligjore?
Frashëri Law Firm është sot një nga studiot ligjore më të spikatura në proceset gjyqësore që vepron si për paditësit ashtu edhe për të paditurit në gjykatat shqiptare. Ne jemi themeluar me një dimension të fortë ndërkombëtar dhe jemi të njohur në Shqipëri dhe jashtë saj. Fokusi ynë kryesor është në ofrimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse në çështjet gjyqësore dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke shërbyer si një zyrë me një ndalesë për inkorporimin e lehtë të kompanive kombëtare ose të huaja. Firma jonë ka treguar me vepra dhe punë se ka një kulturë të punës, pëgjegjshmërisë dhe përdorimit të ligjit dhe praktikës. Sigurimi i të drejtave të klientëve tanë është përkushtimi ynë profesional duke kontribuar në mënyrë parësore për të forcuar integritetin e sistemit juridik shqiptar me atë të BE-së, është ajo që firma jonë merr pjesë aktive çdo ditë për të arritur standarde profesionale në mbrojtjen dhe garantimin e ushtrimit të profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë, si një profesion i lirë, i pavarur, i vetërregulluar dhe i vetëdrejtuar në funksion të mbrojtjes së interesave individualë dhe kolektivë të subjekteve që ai përfaqëson.
- A mund të ndani disa piketa në rritjen dhe zhvillimin e firmës gjatë viteve?
Firma ka një histori të suksesi në apektin profesional, në ligjin e korporatave, financave, si dhe në fushën e taksave, formimit të biznesit, pasurive të paluajtshme, marrëdhënieve të punës dhe çështjeve gjyqësore administrative dhe civile, duke përfshirë konsultimin dhe ndërmjetësimin. Frashëri Law Firm është një Firmë e Rekomanduar në Shqipëri nga Global Law Experts (UK), e cila u ka dhënë atyre pozicionin e përfaqësimit ekskluziv të proceseve gjyqësore të korporatave dhe tregtare në Shqipëri.
Firma prej vitit 2020 është pjesë e SFAI Global, një rrjet ndërkombëtar profesionistësh ligjorë me më shumë se 14,000 njerëz në 115 vende, në fushën e shërbimeve profesionale në ligjin tatimor, auditimin dhe kontabilitetin – sipas standardeve ISA dhe IAASB.
Frashëri Law Firm është zyra e parë dhe e vetme ligjore në Shqipëri që ofron prej vitit 2020 shërbime nëpërmjet përdorimit të platformës së Inteligjencës Artificiale në trajtimin e dokumentacionit të klientit. Si kujdestari i vetëm i një platforme AI për profesionin e avokatit nga Luminance, klientët tanë kursejnë 85% të kohës së punës, si dhe 80% të kostove financiare.
- Firma juaj është e specializuar në të drejtën publike. Çfarë ju shtyu të fokusoheni në këtë fushë të së drejtës?
Çdo veprim që ne ndërmarrim, bëhet për të ofruar një shërbim të dedikuar me dijet dhe eksperiencën më të detajuar, për çdo nevojë të klientit – si për një çështje ose transaksion që mund të zgjidhet shpejt, ose një mosmarrëveshje të ndërlikuar vendase ose ndërkombëtare, ku përfshihet një gamë e gjerë shërbimesh ligjore që shtrihen në juridiksione dhe kufij. Kjo lidhet me kulturën dhe formimin tonë profesional. Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë apo ai i Procedurave Administrative caktojnë rregulla të detyrueshme, të njëjta e të barabarta, për gjykimin e mosmarrëveshjeve civile e të mosmarrëveshjeve të tjera të parashikuara në këteo Kode e në ligje të veçanta. Gjykata nuk mund të refuzojë të shqyrtojë dhe të japë vendime për çështjet që i paraqiten për shqyrtim, me arsyetim se ligji mungon, nuk është i plotë, ka kundërthënie ose është i paqartë. Kjo e drejtë i krijon hapësirë avokatit të ndërveprojë dhe të përfaqësojqë më sukses palën në një kontest gjyqësor. Vendi ynë duke qenë prej tre dekadash në tranzicion ka shumë probleme përsa i përket çështjeve të së drejtës publike që sanksionojnë marrëdhëniet midis organeve të shtetit dhe shtetasve si dhe marrëdhëniet e organeve shtetërore midis tyre.
- Si arrini të kujdeseni për një bazë të larmishme klientësh, duke përfshirë klientët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, VIP-at dhe organizatat jofitimprurëse?
Ne jemi kujdesur që tu përgjigjemi në kohë çdo kërkese të ardhur. Si një avokat me përvojë komerciale, korporative, governance and regulatory law, dhe si një avokat i rekomanduar nga Global Laë Experts (UK) që drejton praktikën e saj në rritje që ofron një gamë të plotë shërbimesh ligjore për korporatat, dhe individët me vlerë të lartë neto në industri të tilla si sigurimet, financat, asetet luksoze, energji dhe teknologji si një avokat i suksesshëm që ka fituar masivisht të gjitha çështjet që ka përfaqësuar dhe për këto arritje si unë dhe Frashëri Law Firm janë nderuar me disa çmime ndërkombëtare.
- Firma juaj ka një reputacion ndërkombëtar. Çfarë strategjish keni përdorur për të ndërtuar dhe mbajtur këtë prani globale?
Ne nuk kemi përdorur asnjë strategji dhe kemi qënë të vërtetë në marrëdhëniet tona me të tretët. Dëshiroj të theksoj se gjithshka që ne kemi arritur është vetëm produkt i përkushtimit, punës dhe ekspertizës sonë profesionale shoqëruar kjo me standardet më të larta që kemi aplikuar në shërbimet tona ligjore. Janë pikërisht këto fakte dhe arritje profesionale që me sa duket kanë kanë rënë në sy dhe bërë që ne të vlerësohemi me nota të larta dhe çmime vjetore jo vetëm nga klientët tanë por edhe nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare që lidhen me profesionet ligjore.
- Sa e rëndësishme është aftësia për të ofruar shërbime në shumë gjuhë për suksesin e firmës suaj?
Albania today offers a friendly legal framework as far as foreign investments are concerned. Ne kemi vlerësuar që në hapat tona të para dinamikën e nevojave bazike të një biznesi në zhvillimet globale jo vetëm të tregjeve të kapitalit por edhe të shërbimeve. Për këto arsye ekipi ligjor i firmës ofron shërbime në disa gjuhë të huaja dhe pasqyron rëndësinë që i kushton shërbimit të personalizuar, të përshtatur për nevojat e klientëve dhe biznesit.
- A mund të elaboroni programin gjithëpërfshirës të shkrimit ligjor që firma juaj u ofron avokatëve të saj?
Për fat të keq, këto vitet e fundit në Shqipëri ne kemi konstatuar se Universitetet po lëshojnë çdo vit diploma, por jo specialistë, pasi duket qartë disniveli i madh ndërmjet anës teorike të forrmimit profesional të tyre dhe praktikës. Në këto rrethana kur një të sapodiplomuari qoftë me një diplomë Barchelor në drejtësi, master shkencor apo edhe avokat që ka fituar këtë titull i mungon përvoja e praktikës ai është jo vetëm pa asnjë eksperiencë profesionale, por edhe i pa aftë për të punuar. Për këto arsye, ne ofrojmë mundësi trajnimi për t’i ndihmuar ata të arrijnë qëllimet e tyre profesionale dhe të vendosen në mesin e elitës në profesion. Programet tona të trajnimit janë përshtatur për këtë kategori, pavarësisht nëse ata janë bashkëpunëtorë të programeve të verës, studentë, stazhierë që përpara provimit të avokatisë kryejnë periudhën kohore prej një viti përpara një avokati, avokat i nivelit të mesëm ose avokat me përvojë. Trashëgimia jonë e pasur e arkivës ligjore, gjyqet e fituara dhe përgatitja e lartë e lidershipit tonë na motivojnë të stimulojmë stafin tonë me një gamë të gjerë pune, një kulturë të hapur bashkëpunuese duke synuar për çdo praktikant një trajnim të avancuar. Gjatë programit ne ofrojmë një pasqyrë të punës së një avokati përmes punëve praktike në zyrën tonë në Tiranë që zgjasin nga 3, 6, 9 deri në 12 muaj në varësi të kërkesës së tyre në përputhje me kërkesat e Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë. Ata do të kenë mundësi të punonjnë me avokatë të ndryshëm dhe kështu do të mund të fitonjnë përvojë të shumanshme ko vetëm përsa i përket arsyetimit ligjor, por edhe në fusha të ndryshme të ligjit, me fokus në ligjin tregtar, administrativ, familjes, nënshtetësinë ose në të drejtën publike ose civile.
- Pse besoni se shkrimi ligjor është një aftësi kritike për avokatët dhe si e inkurajoni zhvillimin e tij brenda ekipit tuaj?
Në Frashëri Law Firm, ne i kushtojmë vëmendje vëmendje kryesore të shkruarit ligjor, duke ofruar shërbim të shkëlqyer për klientët në arsyetimin ligjor të çështjes së tyre dhe paraqitjen përpara gjykatës apo organit administrativ. Kjo është pika kryesore ku ne bëjmë diferencën. Duke ditur se shkrimi si arsyetim ligjor është një aftësi, të cilët duhet ta zhvillojnë avokatët gjatë gjithë karrierës së tyre, ne kemi përgatitur një program ligjor të detajuar të shkruarit për t’i ofruar avokatëve të të gjitha niveleve të eksperiencave, mundësi dhe burime për të përmirësuar më tej aftësitë e tyre.
- Çfarë mundësish të tjera zhvillimi profesional i ofroni ekipit tuaj për t’u siguruar që ata të qëndrojnë në krye të fushës ligjore?
Situata që po kalojmë, jo për fajin tonë por të gjithë sistemit të drejtësisë në Shqipëri, ashtu si e evidentova në fillim të kësaj interviste nuk na lejojnë të zhvillojmë karrierën profesionale të ekipit tonë ligjor përmes modeleve të konsoliduara Europiane, UK apo US, që duam të adoptojmë sepse rrethanat na detyrojnë të reduktojmë stafin, sepse gjykatat kanë mbetur pa gjyqtarë ndërsa stoku i dosjeve që presin për gjykim në këto gjykata rritet çdo ditë si në gjykatat e shkallës së parë, Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën e Lartë, por ne po bëjmë përpjekje maksimale që ky bashkëpunim të mbetet dhe ata janë të vetëdijshëm se kjo situatë nuk ka lidhje me firmën, por me vetë krizën e sistemit të drejtësisë në vend. Në filozofinë time gjen përdorim shprehja “it is better to light one candle than curse the darkness”. Nga ana tjetër të punuarit në një mjedis si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar dhe aplikimi i teknologjisë inovative të fundit na bën të dëshirueshëm për ta.
- Keni qenë kandidat për role të rëndësishme publike si Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Avokati i Popullit. Çfarë e shtyn angazhimin tuaj ndaj shërbimit publik?
Duke qenë një person me profil të lartë publik, që jam angazhuar që ditët e para të përpjekjeve për përmbysjen e diktaturës komuniste në vitin 1990, duke kontribuar kështu në themelet e pluralizmit politik në Shqipëri. Si pjesëmarrës i shumë forumeve, aktiviteteve dhe konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare kam mbrojtur interesin publik dhe interesat kombëtare. Kjo veprimtari i ka shërbyer interesit publik, ndjesë se duket si mungesë modestie, sepse ajo është kontribuese në disa fusha, si: shoqëria civile, publicistikë, kulturë dhe studime të ndryshme në histori dhe jurisprudencë. Si aktivist i njohur i mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe i konsolidimit të parimeve demokratike të zhvillimit të shoqërisë dhe institucioneve në vend. Këto vlera dhe kjo veprimtari pasqyrohet në mbi 600 artikuj në shtypin shqiptar, duke ofruar një përformancë të admirueshme të një personi me vizion dhe aftësi të spikatura në lidership, fakte të cilat janë evidentuar edhe nga media. Nga ana tjetër janë njerëzit, lexuesit, ndjekësit e shumtë ata që më kanë nxitur dhe që kanë kërkuar nga unë marrjen e përgjegjësive publike përmes një detyre të rëndësishme shtetërore, duke më parë mua si garant I ligjit dhe së drejtës në Shqipëri.
- Si siguroni që brenda firmës suaj të ruhet integriteti i lartë moral dhe profesional?
Ekipi ynë ofron shërbime të personalizuara të përshtatura për nevojat e klientëve të tyre dhe garanton konfidencialitet të plotë. Transparenca, respekti, integriteti i lartë moral dhe profesional dhe përpikmëria janë të gjitha pjesë e kulturës tonë që bëjnë diferencën. Ne jemi të përkushtuar që të trajtojmë secilin klient me respekt duke fituar besimin e tij për të ndërtuar një marrëdhënie pune të qëndrueshme, të cilat ofrojnë këshilla të kualifikuara juridike në lidhje me çështjet më jetësore dhe sa herë që ndodhin ngjarje të papritura që mund të kërcënojnë pasurinë e tyre, interesat e biznesit, financat etj., si dhe jetën familjare të tyre. Mua më pëlqen shumë “Back of every noble life there are principles that have fashioned it”- George Horace Lorimer. Sigurimi i të drejtave të klientëve tanë është përkushtimi ynë kryesor profesional duke kontribuar automatikisht në mënyrë parësore për të forcuar integritetin e sistemit juridik shqiptar për ta bërë atë të besueshëm për publikun që jep drejtësi, nuk është i kapur dhe i korruptuar, është kjo ajo që firma jonë përpiqet të shpalosë çdo ditë. Firma jonë e konsideron një privilegj shërbimin ndaj klientëve tanë, komuniteteve tona dhe kombit tonë Ekipi ynë ligjor ka treguar që nga dita e parë besnikëri të vërtetë ndaj Kushtetutës së Shqipërisë, ligjit dhe profesionit të avokatit, klientëve tanë dhe njëri-tjetrit!
- A mund të jepni disa shembuj se si firma juaj ka mbrojtur interesat publike, të drejtat kushtetuese dhe ligjore dhe trashëgiminë kulturore?
Duke qenë, prej mëse tre dekada, një nga protagonistët kryesorë në lëvizjet publike paqësore të shoqërisë civile në Shqipëri në mbrojtje të hapësirave publike, mjedisit, pronës publike, sigurisë kombëtare nga vjedhja përmes korrupsionit të jakave të bardha dhe shkatërimi i tyre si një person i angazhuar në sferën publike nuk mund të qëndroja indiferent përballë krimit që cënon çdo ditë interesin publik nga babëzia e mafias për tu pasuruar, të drejtat e njeriut dhe trashëgiminë tonë kulturore. Për këtë ne kemi ngritur padi në gjykatë për konstatimin e pafvlefshmerise absolute të Lejës së Ndërtimit të dhënë nga Këshilli i Kombëtar i Territorit për prishjen si një lulishte publike ne qendër të kryeqytetit dhe ndërtimin e një objekti kulti islamik si një akt i marë në kundërshtim me procedurat ligjore, kondicionet urbane dhe Aarhus Convention; kemi kundërshtuar në gjykatë edhe lejet e dhëna pa kriter për ndërtimin e HECE-ve, lejë ndërtimore multifunksionale të dhëna në kundërshtim me procedurat ligjore ligjin për ndërtim godina banimi shumë kate poshtë digës së liqenit ose zënie të hapësirave publike etj. Po ashtu kemi përfaqësuar apo mbrojtur në gjykatë gazetarë apo organizata të ndryshme të shoqërisë civile të cilat janë kallëzuar penalisht nga qeveria për tu dënuar për denoncimet e skandaleve të tyre. Po ashtu, edhe padia në gjykatën administrative për Shfuqizimi i udhëzimit Nr. 27, datë 29.12.2017 “Për strukturat e brendshme akademike dhe administrative në institucionet publike të arsimit të lartë” të Ministrisë së Arsimit etj.
- Ju paraqiteni shpesh në media. Si e shfrytëzoni këtë prani për të mbrojtur çështjet ligjore dhe publike?
Si avokat, studiues, publicist dhe aktivist i njohur i shoqërisë civile për shkak të cilësive të veçanta, veprimtarisë dhe profilit të lartë publik që manifestohen e shoh normale të shfrytëzoj çdo hapësirë publike që më ofrohet për tu intervistuar nga shtypi dhe TV për të mbrojtur si avokat i së drejtës publike çështje që kanë të bëjnë jo vetëm me sundimin e ligjit, kontrollin e territorit, dhunën në familje, apo çështje të tjera që kanë të bëjnë me arsimin, trashëgiminë kombëtare, korrupsionin, interesin publik të cënuar dhe të drejtat kushtetuese të shtetasve. Mos haroni se fjala “The humblest citizen of all the land, when clad in the armor of a righteous cause, is stronger than all the hosts of error”- William Jennings Bryan ka vlerë universale. Paraqitjen në media e kam shfrytëzuar vetëm për çështjet e mësipërme dhe asnjëeherë për të promovuar aktivitetin e avokatisë.
- Si angazhohet firma juaj me komunitetin lokal në Tiranë dhe Shqipëri në përgjithësi?
Pavarësisht se firma jonë është modeste dhe për kushtet e përmendura më lartë ka qenë dhe mbetet në zhvillim dhe jo një korporatë e madhe ne kemi qënë dhe jemi të përkushtuar fuqimisht me përgjegjësinë sociale të korporatës duke ndihmuar falas qindra individë pa të ardhura të mjaftueshme, disa gazetarë, organizata jofitimprurëse dhe biznese të vogla përpara gjykatave të Shqipërisë për zgjidhjen e problemeve të tyre, të cilët nuk kanë patur mundësi financiare të paguajnë një avokat. Në praktikën e përditshme të ushtrimit të profesionit ne kemi një imazh dhe marrëdhënie të mirë me komunitetin për njohuritë, maturinë, besimin dhe sigurinë që kemi manifestuar tek klientët dhe për zgjidhjen e problemeve të tyre me kosto sa më të ulët.
- Cilat janë aspiratat tuaja në të ardhmen për Tirana Law Office –Frashëri Law Firm?
Në dallim nga zyrat e tjera të avokatëve që ushtrojnë një larmi fushash ligjore, avokatët tanë praktikojnë ekskluzivisht ligjin në fushën e praktikës konkrete, gjë që na lejon të përfitojmë nga njohja e thellë e ligjit. Ne synojmë të jemi një kompani multi disiplinare konsulence dhe shërbimesh ndërkombëtare në fushën e avokatisë, taksave, auditit dhe kontabilitetit.
- Cilat i shihni si sfidat dhe mundësitë kryesore për firmën tuaj në vitet e ardhshme?
Për fat të mirë gjendja e sotme e sistemit të drejtësisë i cili është zhytur në kolaps nuk ka ardhur nga avokatia por nga një Reforma e Drejtësisë e menduar dhe zbatuar keq. Zakonisht një reformë apo revolucion bëhet për të përmbysur të vjetrën dhe për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë. Unë kam shpresë se situata do të përmirësohet dhe sistemi i drejtësisë do të dalë nga falimenti ndonëse do të duhen disa vite. Nga ana tjetër vendi im është vetëm një hap larg BE. Bashkimi Europian është gati të përshpejtojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanin Perëndimor në bllok. Synimi i Brukselit është që ta hapë kapitullin e parë të negociatave me Shqipërinë deri në fund të këtij viti. Nëse do të ndodhë kjo shumë gjera të cilat mbeten peng të politikes së brendshme dhe konfliktualitetit të thellë mes dy forcave kryesore të politikës do të mernin zgjidhje dhe situata do të përmirësohej shpejt. Frashëri Law Firm ka të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe mundësitë për për të ecur përpara në një treg Europian.
- Çfarë këshille do t’u jepnit juristëve të rinj që aspirojnë të kenë një ndikim të rëndësishëm në fushën ligjore?
Avokati është si mjeku i familjes ndaj duhet ti drejtoheni atij për çdo problem tuaj. Kjo tregon rolin e tij të pazvëndësueshëm në shoqëri. Të mësuarit gjatë gjithë jetës duhet të jetë kulturë e profesionit tonë. Për çdo jurist të ri këshilla ime do të ishte: Duhet të investoni për kohën. Të praktikoni dijet tuaja ku të mundni. Të zhvilloni aftësinë e kërkimit dhe asnjëherë mos haroni detajet. Po e mbyll këtë me një thënie të filozofit të shquar Aristotle se “Ne jemi çfarë bëjmë në mënyrë të përsëritur, përsosmëria kështu, nuk është një veprim, por një zakon”, sepse Stephen R. Covey thotë Values determine behavior; Principles determine the consequences of behavior.
Përse e thua këtë, do të pyesnit me të drejtë?
“Ka disa parime të përjetshme që qeverisin gjithçka në jetë. Dhe për të qenë i qartë, kohët e vështira formojnë liderë të fortë, liderët e fortë krijojnë kohë të mira, kohët e mira prodhojnë liderë të dobët dhe liderët e dobët krijojnë kohë të vështira. Shumë nuk do ta kuptojnë, por prosperiteti në vendin tonë prodhon të pa aftë, parazitë dhe jo luftëtarë të jetës
FRASHËRI LAW FIRM DHE MARRËDHËNIET E SAJ PUBLIKE
Një intervistë ekskluzive me të nderuarin Kastriot Frashëri për Revistën ndërkombëtare amerikane “Prime TYCOON”
(30 Qershor 2024)
📚✨ *Prime Tycoon Alert!* Zhytu në edicionin më të fundit me Kastriot Frashërin, Avokatin e Drejtë të Nderuar në Frashëri Law Firm – SFAI Albania. Mos e humbisni – rezervoni kopjen tuaj tani!
🌟💼📖 #PrimeTycoon #KastriotFrasheri #LegalExcellence #mustread
PrimeTycoon Web Site: https://primetycoon.com/magazines/
Visit Web: https://frasherilawfirm.com/en/
𝐇𝐞𝐫𝐞 𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐡𝐞 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐯𝐢𝐞𝐰 𝐡𝐢𝐠𝐡𝐥𝐢𝐠𝐡𝐭𝐬: https://primetycoon.com/mr-kastriot-frasheri-2/
𝐃𝐢𝐠𝐢𝐭𝐚𝐥 𝐌𝐚𝐠𝐚𝐳𝐢𝐧𝐞 𝐄𝐝𝐢𝐭𝐢𝐨𝐧: https://online.fliphtml5.com/fihkx/zjkw/#p=1
𝐖𝐞𝐛 𝐌𝐚𝐠𝐚𝐳𝐢𝐧𝐞 𝐄𝐝𝐢𝐭𝐢𝐨𝐧: https://primetycoon.com/mr-kastriot-frasheri/
Ne nuk jemi vetëm premtues por garantojmë se do të vijojmë të jemi në krye të listës së firmave ligjore që ofrojnë shërbimeve ligjore profesionale në Shqipëri.
Ne jemi të lumtur dhe krenarë për arritjet tona dhe që kreu i Firmës sonë i nderuari i drejtë Kastriot Frashëri vlerësohet nga një revistë e njohur amerikane si Prime Tycoon, e cila është një revistë e shquar biznesi që zgjedh dhe prezanton rrëfime magjepsëse nga liderët, profesionistët dhe bota e biznesit. duke i dhënë atij “Avokati më Premtues dhe Dynamic për t’u parë në 2024”.
Për të lexuar intervistën, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/g5LbydjctDXmpiP5/
Avokati është si Doktori!
PSE DUHET NJË AVOKAT?
(10 Maj 2024)
Sot kreu i firmës sonë, i nderuari Kastriot Frashëri, Avokat ishte i ftuar në studio në emisionin “Jetë Shqiptare” në Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) për të diskutuar mbi dhunën në familje dhe ngjarrjet e fundit të vrasjes së grave.
Ky emision drejtohet nga moderatorët Elona Jaçellari dhe Andri Xhahu dhe bashkë me avokatin ishin të ftuar edhe aktivistja e tê drejtave të njeriut znj. Elsa Ballauri dhe psikologe Destemona Çelo.
Për të ndjekur emisionin e plotë i cili është ndarë në dy pjesë dhe pikëpamjet e avokatit, aktivistit të shoqërisë civile, mendimtarit dhe publicistit të njohur zotit Frashëri mund të klikoni linkun këtu:
https://youtu.be/62i6axQL7lw?si=-O6A3fcCy0Zp2vZH
https://youtu.be/xRuibHJ4fSw?si=cGvp2BLz4wxRri29
PREZANTIMI I LIGJIT PËR ARBITRAZHIN DHE GJYKATAT NË SHQIPËRI
(12 Prill 2024)
Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me JUSTAL, kanë organizuar sot aktivitetin “Prezantimi i Ligjit të Ri për Arbitrazhin në Republikën e Shqipërisë”. Ky takim u zhvillua ditën e premte, datë 12 prill 2024, ora 09:00, tek “ Tirana International Hotel” , salla Classic, Tiranë.
Në këtë takim ishin te ftuar partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Ky aktivitet u moderua nga Znj. Andia Dragoj – Këshilltar i Ministrit të Drejtësisë
Më pas referua dhe diskutuan :
- Klajd Karameta, Zv. Ministër i Drejtësisë.
- Tedi Dobi, Zv. Ministër i Drejtësisë.
Znj. Agnes Bernhard, Drejtuese e Projektit të financuar nga BE “JUSTAL”.
“Standardet ndërkombëtare dhe mbrojtja e të drejtave themelore nëpërmjet zhvillimit të procesit të Arbitrazhit”
Znj. Elsonida Rama, Drejtore e Përgjithshme e Kodifikimit pranë MD “Harmonizimi i ligjit të ri të arbitrazhit me të drejtën civile”
- Tedi Dobi, Zv. Ministër i Drejtësisë.
“Risitë e ligjit të ri për Arbitrazhin në Republikën e Shqipërisë
- Oltjon Dano, Partner pranë Kalo & Associates.”Praktika gjyqësore shqiptare në fushën e Arbitrazhit”
- Odise Moçka, Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.
“Masat e sigurimit te padise sipas ligjit per arbitrazhin 52/2023”,
- Kastriot Frashëri, Avokat, Frashëri Law Firm,
- Fatos Lazimi, Avokat,
Znj. Alma Hicka, Flutura Kola etj.
Asnjë titull, asnjë çmim apo arritje nuk meret me fjalë por me vepra.
Jo më kot, kjo tregon edhe përkushtimin tonë për të ofruar shërbime me standardet më të larta profesionale por edhe me çmime në kosto.
Frashëri Law Firm dhe avokatët e saj mbeten të vendosur në çështjet e avokatisë, ato gjyqësore, të ndërmjetësimit dhe të arbitrazhit.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/photo/?fbid=931577992303529
LAJME NGA RENDITJA E RRJETIT TONË GLOBAL
(11 April 2024)
SFAI Global në SONDAZHIN BOTËROR TË IAB – TARIFA DHE EKIPI – GLOBAL 2024
🎯 Me gëzim të madh njoftojmë rezultatet tona të shkëlqyera në Buletinin Ndërkombëtar të Kontabilitetit (IAB) World Survey 2024. 💯
🥳 Në këtë edicion të ri, SFAI Global është renditur i 20-ti në tarifën e rrjeteve botërore dhe i 17-ti në renditjen e stafit të rrjeteve botërore 2024. 🌏
👁️ Siç mund ta shihni, ne vazhdojmë të forcojmë pozicionimin tonë në mbarë botën, duke ruajtur nivelin tonë brenda 20 më të mirëve në nivel global, gjë që na mbush me krenari dhe inkurajon kompaninë tonë të vazhdojë të rritet.
Vitet e fundit SFAI Global ka demonstruar rritje të vazhdueshme si në praninë globale ashtu edhe në cilësinë profesionale, duke diversifikuar linjat e shërbimeve të saj dhe duke përfshirë profesionistë të nivelit të lartë. 👨🏾💼👩🏾💼
🙌🏽 Duam të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për të gjithë partnerët tanë të çmuar, të cilët kanë treguar një përkushtim të fortë dhe kanë ofruar shërbime të jashtëzakonshme profesionale. Përpjekjet e tyre padyshim që kanë luajtur një rol vendimtar në arritjen e këtyre rezultateve të jashtëzakonshme. 🎊
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/gVVVemj2XVGGY9c6/
Shpallen fituesit e Çmimeve Globale të CorporateINTL 2024, Londër, MB
Studio e Avokatisë “Frashëri Law Firm” është shpallur Fituese e Çmimeve Globale të CorporateINTL 2024
(10 Mars 2024)
Frashëri Law Firm është shpallur fituese e çmimit si “Firma Ligjore e Vitit për Korporatat në Shqipëri – 2024”.
Në një letër dërguar kreut të firmës sonë, Të nderuarit Kastriot Frashëri, nga znj, Emma Sweeney, Drejtoreshë për Dhënien e Çmimeve në Corporate INTL me qendër në UK, e cila tregon se që nga viti 2005 Corporate INTL ka udhëhequr rrugën, duke lidhur liderë biznesi, financues dhe këshilltarë në mbarë botën, ndër të tjera shkruan: “I dashur Kastriot Frashëri, Kam kënaqësinë e madhe të konfirmoj se firma juaj është zgjedhur si fituese e Çmimit Global të Revistës Corporate INTL 2024:
“Firma Ligjore e Korporatave e Vitit në Shqipëri – 2024”
“Gjatë muajve të fundit, Corporate INTL ka kryer procesin tonë të gjerë të nominimit dhe kërkimit për Çmimet tona të 17-të Globale. Për të koordinuar çmimet tona, ne marrim nominime konfidenciale nëpërmjet faqes sonë të internetit. Kandidatët e përzgjedhur më pas gjykohen për besueshmërinë e atyre që kanë nominuar, punën e ofruar për ata të nominuar, renditjen e firmave/individëve të nominuar, kalibrin e secilit prej partnerëve/drejtorëve të nominuar, çmimet e mëparshme, lidhjet e rrjetit, reputacionin e përgjithshëm, publikimin kontributet dhe angazhimet e mëparshme të të folurit.
Këto janë çmimet tona më të mëdha deri më sot, me më shumë nominime të marra përmes faqes sonë të internetit se kurrë më parë.
Si fitues i këtij çmimi, jam i lumtur të ftoj firmën tuaj të marrë pjesë në Publikimin tonë të Fituesit të Çmimit Global, duke profilizuar dhe renditur fituesit që dëshirojnë të promovojnë suksesin e tyre”.
I kontaktuar nga media, pas marrjes së këtij çmimi prestigjos, I nderuari Kastriot Frashëri, Avokat, tha se “Ky çmim është fryt i arritjeve tona profesionale por edhe i standardeve të larta etiko-profesionale që aplikojmë të cilat na diferencojnë nga të tjerët. Ne jemi krenarë që të gjitha këto çmime na adresohen nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare përmes një gjykimi dhe nominimi për punën e ofruar dhe reputacionin e përgjithshëm, kontributet dhe angazhimet tona të mëparshme të cilat janë në të njëjtën rezonancë per nga shërbimet që ofrojmë me aktivitetin e firmave të tjera ndërkombëtare që operojnë në fushën e avokatisë dhe shërbimeve juridike”.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.corp-intl.com/awards/
https://www.facebook.com/share/p/VL4hX5TkH9gY11MZ/
MARRËDHËNIET TONA NDËRKOMBËTARE
SFAI Europe uron Frashëri Law Firm – SFAI Albania
(6 March 2024)
SFAI Europe
Lajme emocionuese nga Rrjeti ynë 🌐
I shprehim urimet tona të përzemërta Frashëri Law Firm – SFAI Albania dhe të nderuarit Kastriot Frashëri për arritjen e tyre të jashtëzakonshme! 🏆
Mbritja e Handbook të Global Law Exoperts (GLE) – 2024 në zyrën e tyre nuk është vetëm një dëshmi e përkushtimit dhe përsosmërisë së tyre në shërbimet ligjore, por edhe një moment festimi.
Të qenit i njohur si një firmë dhe avokat i rekomanduar nga Global Law Experts në Londër, MB, është një arritje e rëndësishme.
Le të festojmë suksesin e tyre dhe rritjen e vazhdueshme të reputacionit global të anëtarëve tanë. Arritjet tuaja na frymëzojnë të gjithëve!
SFAI GLOBAL uron për çmimin SFAI Albania
E festojmë me gëzim këtë arritje të SFAI Albania dhe urojmë të gjithë ekipin për arritjet e tyre profesionale në shërbimet ligjore.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/SQVGj6qvZJcZhcLy/
Frashëri Law Firm prezent në Manualin vjetor të Global Law Experts (GLE) Handbook – 2024, London, UK
(29 Shkurt 2024)
Global Law Experts (GLE) Handbook – 2024 erdhi në zyrën tonë
Ne shijojmë me krenari arritjet tona profesionale në shërbimet legale.
Global Law Experts (GLE) Handbook – 2024 ka mbritur në zyrën tonë dhe ne po e shijojmë atë sa me vëmëndje aq edhe me krenari… Ne jemi kuriozë jo vetëm për përmbajtjen e prezantimit tonë, por edhe të kolegëve tanë në mbarë botën, si një parakalim në një paradë të komunitetit të avokatëve dhe firmave të avokatisë më prestigjoze.
Mirë se vini në Manualin e Global Law Experts (GLE) – 2024, Gjeni Ekspertin e duhur për zgjidhjen e biznesit tuaj: Firma ligjore Frashëri dhe i nderuari avokat Kastriot Frashëri janë Firmë e Rekomanduar dhe Avokat i Rekomanduar nga Global Law Experts, Londër, MB.
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i SFAI Global: “E festojmë me gëzim këtë arritje të SFAI Albania dhe urojmë të gjithë ekipin për arritjet e tyre profesionale në shërbimet ligjore”.
Për të lexuar këtë njoftim, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://globallawexperts.com/award/global-law-experts-global-advisory-experts-awards-2024/
LIGJI I RI PËR ARBITRAZHIN I HAP RRUGË KRIJIMIT TË GYKATAVE TË ARBITRAZHIT DHE ARBITRAVE NË SHQIPERI
(27 Janar 2024)
Ligji që u prezantua dy ditë më pare nga Ministria e Drejtesise dhe Ministri i Drejtesise z. Ulsi Manja përcakton rregullat për organizimin dhe zhvillimin e procedurave të arbitrazhit vendas dhe ndërkombëtar kur vendi i arbitrazhit është në Republikën e Shqipërisë.
Ky ligj i jep mundësinë që biznesi t’i zgjidh mosmarrëveshjet mes shtetit dhe privatit apo dhe përmes njëri-tjetrit në autonominë e vullnetit të palëve, është një zgjidhje e shpejtë, eliminon formalitetet. Pasi mosmarrëveshjet do të zgjidhen jashtë dyerve të gjykatave.
Në këtë takim ishte i ftuar edhe kreu zyrës sonë, I nderuari Kastriot Frashëri, i cili deklaroi se ligji ka nevoje per nderhyrje pasi atij i mungon infrastruktura themelore per ta garantuar dhe per ta bere te efektshem, per te cilin avokati deklaroi se do te kontribuoje per permiresimin e ligjit.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.youtube.com/watch?v=ThD7IZPejC8
DALJA E DREJTËSISË NGA “BLACK DOWN” DHE PAVARËSIA E GJYKATAVE ËSHTË LUTJA E VETME E SHQIPTARËVE PËR VITIN 2024
(30 Dhjetor 2023)
Studio e Avokatisë “Tirana Law Office – Frashëri Law Firm” gjen rastin të falenderoje redaksitë e Ora News TV dhe Gazeta Sot per botimin e këtij mesazhi dhe ju uron atyre suksese të mëtejshme gjate vitit 2024!
Për të lexuar mesazhin e të nderuarit Kastriot Frashëri, ju lutem klikoni limkun këtu:
Momente Bilanci: Letër për Partnerët & Klientët
New Year’s Review
NGA: STUDIO LIGJORE “FRASHËRI LAW FIRM | SFAI ALBANIA ”
New Year’s Message 2024
(29 Dhjetor 2023)
Si çdo fund viti, po përballemi me momentin e ushtrimit të profesionit dhe të bërit të bilancit vjetor. Kjo ka të bëjë me jetën dhe veprimet tona të përditshme përgjatë këtij viti që po përcjellim. Dhe këto janë pjesë e Frashëri Law Firm | SFAI Albania. Për këtë arsye, si çdo vit, të qenit në kontakt me të gjithë partnerët, klientët dhe dashamirësit tanë është një kënaqësi e përsëritur. Kjo na lejon të analizojmë gjithçka që kemi bërë në 2023 dhe për projektet se si do t’i materializojmë idetë tona inovative në vitin 2024.
Sigurisht, që edhe në vitin 2023, kemi udhëtuar rrugën më pak të përshkuar nga kolegët tanë. Ne jemi përpjekur të ecim lart, në një moment të vështirë të sistemit të drejtësisë, teksa gjykatat e Shqipërisë vijojnë të jenë pa gjyqtarë dhe organi i akuzës pa prokurorë. Gjykatat e Apelit këtë vit pas miratimit të hartës së re gjyqësore janë shkrirë në një duke mbetur vetëm Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila po funksionon me vetëm ¼ e trupës gjyqësore si rrjedhojë e mungesës së gjyqtarëve, pas një reforme të nisur 6 vjet më parë “alla shqiptarçe” në sistemin e drejtësisë, jo vetëm të pa studiuar, por dhe që rezulton e dështuar dhe avokatia pothuajse është e falimentuar. Përpos kësaj gjendje të mjerueshme që karakterizon jetën në Shqipëri kur sistemi i drejtësisë është pothuajse në kolaps ku vetëm “Dhoma Penale” funksionon dhe mungesa e pavarësisë së gjykatave në dhënien e vendimeve është e dukshme ne jemi duke përdorur teknologjinë më të mirë dhe nuk e kemi lejuar veten të mashtrojmë nga rritja e ekzagjeruar e çmimeve, por, përkundrazi, kemi thelluar njohuritë dhe profesionalizmin tonë me ide të reja, projekte origjinale dhe teknologjinë më moderne në shërbim klientëve dhe kompanive të biznesit.
Sepse ne, Frashëri Law Firm, jemi pjesë e familjes së madhe SFAI Global, të cilët e kemi përcaktuar veten si konsulentë dhe avokatë përtej titujve që na kanë dhënë universitetet më të njohura në botë, në mënyrë që të ndihmojmë dhe t’u shtojmë vlerë klientëve tanë në çështjet juridike, ekonomike, financiare, organizative, administrative, ligjore ose të kapitalit njerëzor.
Sot, Frashëri Law Firm, rankohet në Top listën e shërbimeve profesionale në botë.
Studio e Avokatisë “FRASHËRI LAW FIRM” e nisi vitin 2023 duke marë pjesë në nisjen e programit njëvjeçar të festimeve në 100-vjetorin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të ICC. Në një letër dërguar nga organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar drejtuar zotit Frashëri, vihej në dukje: “I dashur Kastriot, Ju lutemi bashkohuni me ne për nisjen e njëqindvjetorit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të ICC”. Për nder të këtij rasti, Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë – International Chamber of Commerce (ICC) shpalli një Deklaratë të rëndësishme për Parandalimin dhe Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve, duke përcaktuar vizionin dhe parimet e saj udhëzuese për të formësuar të ardhmen e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
Po ashtu, me ftesë të Forumit të Lidershipit të Ontra, I nderuari Avokat Kastriot Frashëri, kreu i Frashëri Law Firm | SFAI Albania mori pjesë në Forumin e Lidershipit Ontra: Lundrimi i Transformimit Ligjor në Tregjet Private më 14 shtator 2023, May Fair Hotel, London, UK. Në ftesën e organizatorëve drejtuar z. Frashëri thuhej:”I dashur Kastriot, Mezi presim t’ju kemi në Forumin e Lidershipit Ontra: Lundrimi i Transformimit Ligjor në Tregjet Private më 14 shtator 2023!”. Dhe në këtë histori suksesi, vazhdojmë punën duke treguar kujdesin e duhur ndaj çështjeve të arbitrazhit. Të ngrihemi çdo ditë me idenë e gjenerimit të projekteve të reja për vete, për partnerët dhe klientët tanë në mënyrë që Frashëri Law Firm | SFAI Albania të vazhdojë të lulëzojë dhe të jetë një rrjet i admiruar avokatie dhe konsulentësh në sektorin e shërbimeve profesionale në gjithë gamën e legal service.
Është fakt, se Studio Ligjore “Frashëri Law Firm | SFAI Albania”, me shërbimet e saj profesionale që ofron në ligjin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, çdo ditë e më shumë ka tërhequr vëmendjen e subjekteve të interesuara brenda dhe jashtë Shqipërisë. Falë kualifikimeve, përvojës dhe eksperiencës profesionale të deritanishme na ka bërë të vlerësohemi nga disa institucione prestigjoze ndërkombëtare të cilat na kanë besuar për ti përfaqësuar ata në Shqipëri.
Viti 2023 do të konsiderohet një vit suksesi përsa i përket arritjeve profesionale të Frashëri Law Firm | SFAI Albania pasi Global Law Experts, UK ka përzgjedhur gjatë muajit Maj 2023 avokat Kastriot Frashëri dhe “Frashëri Law Firm” në Shqipëri si një avokat global i ligjit duke u dhënë atyre pozicionin e përfaqësimit ekskluziv të Çështjeve të Korporatave dhe Çështjeve Tregtare gjyqësore në Shqipëri. Kështu, nderuari Kastriot Frashëri i është bashkuar Ekspertëve të Ligjit Global si Avokat dhe Firmë e Rekomanduar dhe ekspert i çështjeve të Korporatave dhe Çështjeve Tregtare gjyqësore. Duke qenë pjesë e SFAI si epiqendra evropiane e SFAI GLOBAL, ne nxisim mundësi dhe lidhje të pashembullta në rajon në ndihmë të biznesit shqiptar duke u ofruar atyre shërbimet më të mira ligjore për tê ecur perpara dhe për të qene avokat i biznesit të tyre. Ëshë vlerë e shtuar për Shqipërinë që avokat Kastriot Frashëri dhe Frasheri Law Firm kuotohen në qendër të vëmendjes globale- Më të kërkuarit sot.
Po ashtu, një tjetër moment historik gjatë muajit shtator të këtij viti për Frashëri Law Firm, themeluesin dhe CEO e saj zotin Frashëri, ishte fitimi i çmimit vjetor dhe trofeut përkatës të Rrjetit të Avokatëve (“The Lawyer Network”), me qendër në Mbretërinë e Bashkuar si “Firma Ligjore e Vitit për Korporatat dhe Çështjet Tregtare në Shqipëri – 2023”. “Çmimet e The Lawyer Network në Mbretërinë e Bashkuar nderojnë kontribuesit e shërbimeve të avokatisë ndaj korportatave dhe trajtimin e çështjeve tregtare dhe ne jemi të emocionuar që i nderuari Avokat Kastriot Frashëri është mes tyre”-deklaroi kreu i TLN. Kjo arritje pasqyron edhe një herë përkushtimin kolektiv të Frashëri Law Firm | SFAI Albania, duke përforcuar angazhimin tonë të palëkundur ndaj përsosmërisë dhe inovacionit në shërbimet e saj profesionale.
Por vlerësimi ndërkombëtar për arritjet profesionale nuk përfundon këtu. Ne jemi të lumtur teksa shikojmë ditë pas dite të vlerësohen këto arritje, të evidentohen, të çertifikohen dhe të promovohen nga organet më prestigjoze dhe më të rëndësishme në botë, në fushën e ligjit dhe të avokatisë. Sot ne jemi krenarë pasi në numrin e Qershorit të Global Law Experts & Global Advisory Experts Newsletter -June 2023, e cila në rubrikën e saj kryesore “News & Views, Insight and analysis”, mbi temat kryesore, nga juridiksione të ndryshme në mbarë botën, i ka kushtuar një faqe veprimtarisë së Studios të Avokatisë “Frashëri Law Firm”. Po ashtu, një tjetër organ presigjoz ndërkombëtar si Revista “SFAI Europe MAGAZINE” e muajit Qërshor 2023 i ka kushtuar përsëri një hapësirë kësaj studio, duke vlerësuar se “Frashëri Law Firm është e vetmja studio ligjore në Shqipëri që zbaton Platformën e Inteligjencës Atificiale (AI) në profesionin e avokatit, lider në tregun e tyre për më shumë se 18 vjet, Frashëri Law Firm është bërë zyra juaj e vetme për zgjidhjet ligjore së të gjitha formave dhe madhësive”. Prezenca në Manualet dhe Buletinet Ndërkombëtare e Frashëri Law Firm ka qenë edhe në CorporateLiveWire- Handbook-2023, London, UK, e cila në edicionin e vitit 2023, ftoi të përfshihej në Manualin e saj, zotin Frashëri. Për të vijuar më tej me “Global Law Expert-2024 Handbook”, etj.
Le të festojmë së bashku arritjet tona! Ky është një vështrim i qartë për të ecur përpara me vendosmëri dhe arritje. Dr. Alfredo Spilzinger, Lord of Brownsel dhe President i SFAI Global menjëherë pas shpalljes si Firmë e Rekomanduar nga Global Law Experts përgëzoi kreun e zyrës sonë: “Urime Kastriot. Është përpjekja juaj dhe profesionalizmi i shkëlqyer”. Studio e Avokatisë “Frashëri Law Firm” çdo ditë e më tepër ka qënë në qëndër të vëmëndjes së institucioneve dhe organizatave ndërkomëtare për ekspertizën, profilin dhe shërbimet e saj me standarde të larta profesionale si një nga firmat më të mira ligjore në Shqipëri. Dhe historia vazhdon… Ja se si para pak kohe kemi marë një tjetër vlerësim të nderuar nga kolegët tanë në botë: “I dashur ekip Frashëri, ne takuam profilin tuaj dhe na emocionon të dimë se ju jeni një nga firmat më të mira ligjore në Shqipëri dhe do të dëshironim të shfrytëzonim rastin për t’u prezantuar”. Janë këto arritje profesionale që bënë që para dy muajve në adresë të Frashëri Law Firm të vinte ftesa zyrtare që të bëhej anëtare e plotë e Global Referral Network, duke i dhënë asaj që të mbajë përfaqësinë ekskluzive për çështjet e së drejtës së korporatave në Shqipëri brenda këtij rrjeti. Ky ekskluzivitet njeh ekspertizën tonë në këto fusha dhe ju jep një pozicion unik brenda komunitetit tonë.
Dihet se i nderuari Avokat Kastriot Frashëri, është anëtar i The British-Albanian Lawyers Association (BALA), e njohur si Dhoma e Avokatëve Britaniko-Shqiptarë në Londër e cila synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet avokatëve britanikë dhe shqiptarë me qendër në Mbretërinë e Bashkuar me qëllim që të promovojmë aksesin në drejtësi dhe sundimin e ligjit, si dhe të zhvillojmë lidhjet profesionale ndërmjet avokatëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe atyre në Shqipëri dhe Kosovë.
Frashëri Law Firm | SFAI Albania dhe Av. Kastriot Frashëri, si avokat, studiues, publicist dhe aktivist i njohur i shoqërisë civile, prodhon komente dhe analiza për çështje të ndryshme. Ne kemi ofruar shërbimin tonë falas për të orientuar median se ku mund të drejtohet dhe të kërkojë opinione për probleme që lidhen me zbatimin e ligjit. Kjo dëshmon edhe një herë standardet e larta profesionale që lidhen me shërbimin ndaj klientit me objektivitetin, profesionalizmin dhe integritetin moral e professional, të treguar ndër vite nga avokatët e Frashëri Law Firm. Ne gjejmë rastin të falenderojmë median elektronike, si Ora News TV, RTV Ora, Fax News, Euro News-Albania, MCN TV, etj., si dhe shtypin, gazeta SOT, CNA-al etj, për hapësirën e dhënë, bashkëpunimin dhe për mundësinë e krijuar, që profesionistët të shpalosin mendimin e tyre dhe të njihen në komunitet.
Përgjegjësia sociale e treguar nga Studio Legale “Frashëri Laë Firm”, vlen të evidentohet edhe këtë vit për nga kontributi i dhënë për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Ne kemi qenë të përkushtuar me përgjegjësinë sociale duke ndihmuar falas dhjetëra individë pa të ardhura të mjaftueshme dhe biznese të vogla përpara gjykatave ose administratës publike për zgjidhjen e problemeve të tyre, të cilët nuk kanë patur mundësi financiare të paguajnë një avokat.
Sjellim në vëmëndje të publikut në një moment ku në Shqipëri po spekullohet keqazi për qëllime politike mbi përdorimin e Inteligjineces Artificiale për procese pune në shërbimet e administratës publike për të cilat nuk ka ende një certifikim nga institucionet rregullatore ndërkombëtuare dhe jo më të përdoret në shërbimet publike të ofruara nga qeveria përmes platformës e-Albania se Frashëri Law Firm është e vetmja zyrë avokatie në Shqipëri që ofron prej vitit 2020 shërbime të personalizuara dhe inovative përmes Inteligjencës Artifficiale (AI) në trajtimin e dokumentacionit të klientit. Kthehemi për partnerët dhe klientët tanë më të fortë se kurrë dhe me shërbime të reja profesionale në fushën e Avokatisë, Taksave, Auditit dhe Kontabilitetit që i kemi vetëm Ne!
Falë ekskluzivitetit që kemi të Platformës së Inteligjences Artificiale në Profesionin e Avokatit FLF- AI Platform, çdo klient kursen 85% të kohës operacionale që do ti duhej në dispozicion dhe do të kursejë deri 80% kosto financiare në para.
Falë ekskluzivitetit që na jep SFAI, i cili rankohet në Top-listën e shërbimeve në botë, ne jemi pjesë e një Networku Ndërkombëtar të fuqishëm, duke ofruar shërbime profesionale në fushen e ligjit të taksave, auditit dhe kontabilitetit me standardet e ISA dhe të IAASB.
Ejani tek ne dhe provoni kujdesin e duhur “Due Diligence”, magjinë e shërbimeve ligjore me standartet më të larta profesionale, duke u ndjerë komod në një ekip ndërkombëtar profesionistësh. Frashëri Law Firm | SFAI Albania mbetet dhe është zgjidhja juaj më e mirë sepse më të mirë se ne nuk kemi parë!
Duke përfituar nga rasti, sjellim në vëmendje të publikut traditën tonë të besimit ndaj avokatit, mirësisë, përgjegjësisë sociale dhe standardeve të larta profesionale që karakterizon misionin e zyrës sonë!
Jam i bindur se kemi potencial të pakrahasushëm me tē tjerët për të arritur edhe më shumë sesa po arrijmë tani. Dhe në këtë histori suksesi, ne do të vazhdojmë punën në vitin 2024!
Me urimet më të mira për Ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri 2024! Më shumë paqe, lumturi në familje, prosperitet personal dhe suksese të mëtejshme në aktivitetin tuaj të sipërmarrjes!
Me gjithë dashurinë time personale,
Kastriot FRASHËRI
CEO
Tirana Law Office – Frashëri Law Firm
Tiranë, 29 Dhjetor 2023
Për të lexuar këtë mesazh, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/7b9NsdKneSXcUoFZ/
Frashëri Law Firm përfshihet në Manualin vjetor të CorporateLiveWire-2023, Londër, Angli
(12 Dhjetor 2023)
I nderuari Avokat Kastriot Frashëri, Thrmelues & CEO i Frashëri Law Firm përfshihet në CorporateLive Wire – Handbook 2023.
Në edicionin e vitit 2023, Corporate LiveWire me qendër në Mbretërinë e Bashkuar ftoi të përfshihej në Manualin e saj, kreun e firmës sonë, I nderuari Avokat Kastriot Frashëri.
Në ftesën e botuesit Powers, drejtuar zotit Frashëri, ndër të tjera theksohej “Mendojmë se ju do të ishit një kandidat i shkëlqyer për t’u paraqitur si një nga kontribuesit tanë ekspertë të përzgjedhur. Kjo mundësi do t’ju ofrojë një platformë të shkëlqyer për të shfaqur njohuritë tuaja dhe për t’u ofruar lexuesve tanë informacione të rëndësishme nga një burim i ditur. Duke pasur parasysh ekspertizën dhe reputacionin tuaj, ne dëshirojmë që ju të kontribuoni me një artikull të shkurtër ose një pyetje dhe përgjigje në fushën tuaj të ekspertizës. Pozicionet janë jashtëzakonisht të kufizuara dhe janë të rezervuara në bazë të shërbimit të parë”.
Manuali paraqet një koleksion artikujsh dhe veçori të pyetjeve dhe përgjigjeve që mbulojnë ndryshimet rregullatore dhe çështjet e pajtueshmërisë, tendencat dhe mundësitë interesante, përbërjen e tregut rajonal/kombëtar dhe studimet e rasteve të fundit ose historike.
Manuali shpërndahet tek mbi 90,000 profesionistë të lartë të biznesit në mbarë botën.
Krenarë pë arritjet tona!
Krenarë për shërbimet tona me standardet më të larta profesionale në Shqipëri!
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.corporatelivewire.com/guide.html
https://www.facebook.com/share/p/QDnPu4q6a5kS9U93/
ÇMIMI I VITIT 2023 NGA RRJETI I AVOKATËVE GLOBALË, LONDËR
Firma Ligjore për të Drejtën e Korporatave & Tregtare e Vitit në Shqipëri
është Studio Ligjore “Frashëri Law Firm”
(27 Tetor 2023)
Studio Ligjore “Frashëri Law Firm” është themeluar me një dimension të fortë ndërkombëtar, e njohur në Shqipëri dhe jashtë saj për praktikën e saj në shërbimet ligjore profesionale në çështjet vendase dhe si Ofrues i Shërbimeve të Korporatave. Fokusi i saj kryesor është në ofrimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse në zgjidhjen e çështjeve gjyqësore dhe mosmarrëveshjeve, duke shërbyer si një zyrë me një ndalesë për inkorporimin e lehtë të kompanive kombëtare ose të huaja – si dhe ofrimin e mbështetjes së shtuar të biznesit për sipërmarrësit dhe SME-të.
Shërbimet ligjore
Firma ka një histori të suksesshme në ligjin e korporatave, financave dhe tregjeve të kapitalit, si dhe në fushën e taksave, formimit të biznesit, pasurive të paluajtshme dhe çështjeve gjyqësore, duke përfshirë konsultimin dhe ndërmjetësimin. Juristët e saj këshillojnë për një gamë të plotë çështjesh, që përfshijnë: Kontabilitet dhe Auditim, Falimentim, Ligji i Biznesit dhe Tregtar, Korporata dhe Çështjet Gjyqësore, Çështjet Civile dhe Administrative, Punësimi dhe Emigracioni, etj.
Ekipi ligjor i firmës ofron shërbime në disa gjuhë të huaja dhe reflekton rëndësinë që i kushton shërbimit të personalizuar, të përshtatur për nevojat e klientëve. Transparenca, konfidencialiteti, respekti, integriteti i lartë moral dhe profesional si dhe përpikëria janë të gjitha pjesë e kulturës së tyre.
Firma Ligjore Frashëri është një Firmë e Rekomanduar në Shqipëri nga Ekspertët e Drejtësisë Globale, e cila u ka dhënë atyre pozicionin e përfaqësimit ekskluziv të çështjeve gjyqësore të korporatave dhe tregtare në Shqipëri.
Rrjet Global
Firma Ligjore Frashëri I SFAI Albania ka tërhequr shpesh vëmendjen e palëve të interesuara brenda dhe jashtë Shqipërisë si një partner për t’u mbështetur për ekspertizën e tij.
Sot, firma është pjesë e SFAI Global, një rrjet ndërkombëtar profesionistësh ligjorë me më shumë se 14,000 njerëz në 115 vende, duke ofruar shërbime profesionale në ligjin tatimor, auditim dhe kontabilitet – sipas standardeve ISA dhe IAASB.
Firma është gjithashtu zyra e parë dhe e vetme ligjore në Shqipëri që ofron shërbime nëpërmjet AI në trajtimin e dokumentacionit të klientit. Si kujdestari i vetëm i një platforme AI për profesionin ligjor nga Luminance, klientët e saj kursejnë 85% të kohës standarde të funksionimit, si dhe 80% të barrës financiare.
Ndërkohë, i nderuari Avokat Kastriot Frashëri prej disa vitesh është anëtar i Shoqatës së Avokatëve Britaniko-Shqiptarë, Londër, MB dhe bashkëpunon me firma të shumta ndërkombëtare të njohura në BE, MB, Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA dhe rajone të tjera. Rreth botës.
Për më tepër, z. Frashëri, i cili ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm në profesionin e avokatit, është autorizuar nga Gjykata Mbretërore e Drejtësisë – Divizioni i Panelit të Mbretëreshës për të shërbyer jashtë juridiksionit të Urdhrit të Gjykatës (SOL – Service Outsider of Jurisdiction) në Shqipëri.
Vlerat
Aktiviteti i Firmës Ligjore Frashëri bazohet në parimet e Kompaktit Global të OKB-së për zbatimin e parimeve universale të qëndrueshmërisë. Në mënyrë të ngjashme, firma mbetet e palëkundur në respektimin e parimeve ESG dhe CSR.
Me kualifikimet e duhura dhe përvojën profesionale, Firma Ligjore Frashëri është mbështetur nga disa institucione prestigjioze ndërkombëtare, të cilat të gjithë i kanë besuar firmës për të ofruar përfaqësim ekskluziv në Shqipëri.
I nderuari Kastriot Frashëri
I nderuari Kastriot Frashëri është një avokat me përvojë komerciale, korporative, qeverisjeje dhe rregullatore, si dhe një avokat i rekomanduar nga ekspertë të ligjit global në MB. Ai është themeluesi dhe CEO i firmës dhe drejton praktikën e saj të krijuar dhe në rritje me një rrjet ndërkombëtar që ofron një gamë të plotë shërbimesh ligjore për korporatat, institucionet financiare dhe individët me vlerë të lartë neto në industri të tilla si sigurimet, financat, asetet luksoze. , energjinë dhe teknologjinë.
Fusha aktuale e minuar e avokatisë në Shqipëri paraqet një mori sfidash, të cilat z. Frashëri është i kualifikuar në mënyrë unike për t’i orientuar. Si rregull, në mbarë botën, puna e një avokati është si ajo e një mjeku ndaj pacientit të tij, duke e bërë rolin e tij të pazëvendësueshëm në shoqëri. Z. Frashëri i lartëson këto rregulla në rolin e tij si një studiues i respektuar dhe mendimtar përpara.
Avokat Kastriot Frashëri është një avokat i suksesshëm që ka fituar masivisht të gjitha çështjet që ka përfaqësuar.
- Frashëri ka qenë gjithashtu i ftuar si lektor dhe ka marrë pjesë në programe të shkurtra studimi për çështje specifike nga Trinity College, Oxford University; Kings College, Londër, MB; Universiteti i Torontos, Kanada; Universiteti i Calgary, Kanada; Universiteti i Leipzig-ut, Gjermani, si dhe institucione të tjera ndërkombëtare.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, ai është autor i botimeve të shumta, duke përfshirë: “Republika e çmendur – Reflektime filozofike”, 2011; “Kanada”, 2008; si dhe “Mary Edith Durham – Një Zonjë e Madhe për Shqipërinë”, 2004. Si publicist dhe analist, ka kontribuar në më shumë se 500 artikuj në gazeta shqiptare dhe të huaja, si dhe ka marrë pjesë rregullisht në intervista dhe debate në televizion – gjithashtu duke prezantuar në forume ndërkombëtare brenda dhe jashtë Shqipërisë me tema të ndryshme të shoqërisë shqiptare, paqes, aktualitetit, teknologjisë ligjore, sistemit të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Arsimi
- 2004: Diplomë për Drejtësi, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë;
- 1999–2000: Gjuhë dhe Kulturë Angleze, Qendra Multikulturore Derby, Derby, MB;
- 2004: Me titullin “Avokat”, Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë;
- 2012: Diplomë Master në Shkenca (M.Sc.), Akademia e Mbrojtjes në Sigurinë Kombëtare;
- 2020: Diplomë në “E Drejta Ndërkombëtare”; “Ekonomia dhe Biznesi Ndërkombëtar”; “Financë dhe Kontabilitet” nga Instituti Ndërkombëtar i Menaxhimit të Biznesit, Gjermani;
- 2021: Diplomë në “E Drejta e Aplikuar e Korporatave dhe Biznesit”; “Rishikimi teknik i kontratave të punës” nga Metropolitan School of Business and Management, Londër, MB.
© — The Lawyer Network
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.thelawyer-network.com/awards.aspx
https://www.facebook.com/share/p/dwRsZyb95cSZS4Fa/
https://www.facebook.com/share/p/dAMCwixgxkb7fUMK/
Një çmim i ri për arritjet e avokatisë shqiptare
FRASHËRI LAW FIRM KA FITUAR ÇMIMIN “FIRMA LIGJORE E VITIT PËR KOROPORATAT DHE ÇËSHTJET TREGTARE NË SHQIPËRI-2023” NGA THE LAWYER NETWORK, LONDON, UK
(28 Shtator 2023)
Një moment historik për Frashëri Law Firm – SFAI Albania
Lajm emocionues! I nderuari Avokat Kastriot Frashëri, themeluesi ynë dhe Frashëri Law Firm, kanë fituar çmimin vjetor të Rrjetit të Avokatëve 2023, në Mbretërinë e Bashkuar si Firma Ligjore e Vitit për Korporatat dhe Çështjet Tregtare në Shqipëri – 2023.
Frashëri Law Firm – SFAI Albania fitues i Çmimit të dhënë nga The Lawyer Network, MB.
Trofe i ri nga Anglia për shërbimet tona ligjore më të mira.
Në një letër të datës 19 korrik 2023 të z. Blake Andrews, Drejtor Menager, i The Lawyer Network, London, UK, drejtuar z. Frashëri theksohej: “Gjatë 3 muajve të fundit ne kemi marrë mijëra nominime nga rrjeti ynë global për fituesit e kategorive të Çmimeve Vjetore të Rrjetit të Avokatëve 2023. Procesi ynë i nominimit pyeti se cilët avokatë, firma ligjore dhe këshilltarë duhet të quhen më të mirët në fushat e tyre të praktikës globalisht dhe kam kënaqësinë të konfirmoj se firma juaj është shpallur fituese e kategorisë së mëposhtme për çmimet tona të vitit 2023:
Firma Ligjore e Vitit për Korporatat dhe Çështjet Tregtare në Shqipëri – 2023”
Dy ditë më parë, The Lawyer Network në Londër ka publikuar fituesit e çmimeve në revistën e saj dhe ka nisur trofetë përkatës. Çmimi vjetor i Rrjetit të Avokatëve 2023, në Mbretërinë e Bashkuar si Firma Ligjore e Vitit për Korporatat dhe Çështjet Tregtare në Shqipëri – 2023 tregon një kujdes të shtuar në Përsosmëri të Shërbimeve të Avokatisë ndaj partnerëve dhe klientëve të saj. Kjo njohje feston lidershipin e jashtëzakonshëm e të nderuarit Kastriot Frashëri dhe ndjekjen e pandërprerë të përsosmërisë dhe inovacionit të ekipit tonë të përkushtuar të Frashëri Law Firm I SFAI Albania.
Çmimet e The Lawyer Network në Mbretërinë e Bashkuar nderojnë kontribuesit e shërbimeve të avokatisë ndaj korportatave dhe trajtimin e çështjeve tregtare dhe ne jemi të emocionuar që I nderuari Avokat Kastriot Frashëri është mes tyre. Kjo arritje pasqyron edhe një herë përkushtimin kolektiv të Frashëri Law Firm I SFAI Albania, duke përforcuar angazhimin tonë të palëkundur ndaj përsosmërisë dhe inovacionit në shërbimet e saj profesionale.
Falenderojmë nga zemra klientët tanë, partnerët dhe komunitetin e SFAI Global, Luminance, The Global Law Expert në Londër për zgjedhjen tonë pak muaj më parë si Firmë e Rekomanduar, si dhe The Lawyer Network në Mbretërinë e Bashkuar për këtë çmimim, si dhe për mbështetjen e tyre të palëkundur, duke e çuar përpara misionin tonë lidershipi i të nderuarit Avokat Kastriot Frashëri është frymëzues dhe ne presim me padurim të ardhmen premtuese përpara.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/7QhFMnbHig8CLkBy/
FRASHËRI LAW FIRM – SFAI ALBANIA PJESË E FORUMIT TË LIDERSHIPIT TË ONTRA
(17 Shtator 2023)
Me ftesë të Forumit të Lidershipit të Ontra, I nderuari Avokat Kastriot Frashëri, kreu i Frashëri Law Firm mori pjesë në Forumin e Lidershipit Ontra: Lundrimi i Transformimit Ligjor në Tregjet Private më 14 shtator 2023, May Fair Hotel, London, UK.
Në ftesën e organizatorëve drejtuar z. Frashëri thuhej:
“I dashur Kastriot,
Mezi presim t’ju kemi në Forumin e Lidershipit Ontra: Lundrimi i Transformimit Ligjor në Tregjet Private më 14 shtator 2023!”
Kjo ngjarje filloi me një fjalim mirëseardhjeje nga Themeluesi dhe CEO i Ontra, Troy Pospisil, duke u pasuar me një axhendë të mbushur me plot njohuri interesante dhe një grup të jashtëzakonshëm folësish të ftuar që u bashkuan me ne në këtë forum si Seda Yalçınkaya – General Counsel for Europe and Asia, Apollo Global Management
Aaron Keinwald – Chief Operating Officer, Oakley Capital
Rebecca Neuschatz Zelenka – Partner, Fried Frank
Sam Blake – Principal – Legal, Antin Infrastructure Partners.
Frashëri Law Firm I SFAI Albania deklaroi, i Nderuari, Avokat Kastriot Frasheri, bashkohet në një komunitet të madh politikëbërës nga e gjithë bota në një botë në zhvillim.
Ne jemi e vetmja zyrë avokatie në Shqipëri që përdor Platformën e Inteligjencës Artificiale në trajtimin e dokumentacionit të klientit”.
Në përmbyllje të këtij aktiviteti Frashëri Law Firm l SFAI Albania dhe kreu i saj z. Frashëri mori këtë vlerësim:
” Përshëndetje Kastriot,
Jemi shumë të lumtur që na u bashkuat në Forumin e Lidershipit Ontra: Lundrimi i Transformimit Ligjor në Tregjet Private në transmetim të drejtpërdrejtë! Shpresojmë që të keni pasur rezultate të vlefshme nga diskutimi ynë se si profesionistët ligjorë në kapitalin privat mund të përfitojnë nga teknologjia e AI për të rritur vlerën e tyre për firmën”.
Dhe në këtë histori suksesi, ne do të vazhdojmë punën. Të ngrihemi çdo ditë me idenë e gjenerimit të projekteve të reja për vete, për partnerët dhe klientët tanë në mënyrë që Frashëri Law Firm I SFAI Albania të vazhdojë të lulëzojë dhe të jetë një rrjet i admiruar avokatie dhe konsulentësh në sektorin e shërbimeve profesionale në gjithë gamën e legal service.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/XMDauDW9A86mQgLP/
N J O F T I M
(14 Qershor 2023)
Studio e Avokatisë Tirana Law Office – Frashëri Law Firm i bashkohet vendimit të Komitetit Drejtues të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë dhe vendosi të bojkotojë të gjitha proceset gjyqësore, me përjashtim të masave të sigurimit, të planifikuara për gjykim , në të gjitha nivelet e gjykatave përfshirë edhe proceset e planifikuara në Gjykatën e Lartë nga data 14 deri ne datën 17 qershor 2022, deklaroi sot, I nderuari, Kastriot Frasheri , kreu i zyrës sonë.
Zoti Frashëri, theksoi më tej se ky vendim mund të përshkallëzohet më keq nëse nuk do të reagojnë organet që administrojnë drejtësinë për anullimin e vendimit ndaj hartës së re gjyqësore si masë provizore ndaj gjendjes katastrofike që gjendet drejtësia sot pas largimeve përmes standardeve të dyfishta të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vetting, e cila cënon rëndë interesat e publikut të gjerë.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/X8jCVNqvwER2QYpS/
FRASHËRI LAW FIRM NË BULETININ E GLOBAL LAW EXPERTS & GLOBAL ADVISORY EXPERTS NEWSLETTER – JUNE 2023
(5 Qershor 2023)
Ne jemi të lumtur teksa shikojmë çdo ditë të vlerësohen arritjet tona, të evidentohen, të çertifikohen dhe të promovohen nga organet më prestigjoze dhe më të rëndësishme në botë, në fushën e ligjit dhe avokatisë.
Sot ne jemi krenarë pasi jemi njohur me numrin e Qershorit të Global Law Experts & Global Advisory Experts Newsletter -June 2023, e cila në rubrikën e saj kryesore News & Views, Insight and analiza nga anëtarët tanë, mbi temat kryesore, nga juridiksione të ndryshme në mbarë botën, ku i ka kushtuar një faqe veprimtarisë së Studios sonë të Avokatisë “Frashëri Law Firm”.
Po ashtu, ky Buletin zyrtar i Global Law Experts, UK, bën të njohur në rubrikën tjetër të saj se: Këtë muaj ne mirëpresim Anëtarin e ri vijues – ju lutemi klikoni në lidhjet për të parë çdo profil të ri anëtar: duke renditur të parin profilin e të Nderuarit, Avokat Kastriot Frashëri, si Avokat i Rekomanduar; si dhe të Studios Ligjore Frashëri Law Firm, si Firmë e Rekomanduar.
Vizioni ynë – Aritjet tona – Prioriteti ynë
Klikoni këtu për të lexuar Online këtë Buletin:
https://globallawexperts.com/corporate-services-provider-in-albania/
https://mailchi.mp/…/global-law-experts-global-advisory…
https://www.facebook.com/share/p/RKqVu9B3VY3oZ5Re/
Lajme nga Revistat Europiane
Studio Ligjore “Frashëri Law Firm” përsëri në SFAI Europe MAGAZINE – June 2023
(2 Qershor 2023)
Frashëri Law Firm punon çdo ditë, deklaroi i Nderuari Kastriot Frashëri, kreu i zyrës sonë, për të ofruar për klientët e saj shërbime të integruara me standardet më të larta profesionale. Sot ne jemi krenarë që Frashëri Law Firm është një Firmë e Rekomanduar dhe me Avokat të Rekomanduar për çdo të interesuar në Shqipëri dhe më gjerë, duke u ofruar atyre shërbimet më të mira ligjore për të ecur perpara dhe për të qene avokat i biznesit të tyre.
Në numrin e ri të Revistës “SFAI Europe MAGAZINE” të muajit Qërshor 2023 ajo i ka kushtuar përsëri një hapësirë Studios sonë të avokatisë “Frashëri Lav Firm”, duke vlerësuar se “Frashëri Law Firm është e vetmja studio ligjore në Shqipëri që zbaton Platformën e AI në profesionin e avokatit, lider në tregun e tyre për më shumë se 18 vjet, Firma Ligjore Frashëri është bërë zyra juaj e vetme për zgjidhjet ligjore të të gjitha formave dhe madhësive.
KRENARË PËR ARRITJET TONA!
Klikoni këtu për të lexuar Online këtë revistë:
https://www.sfaieurope.com/magazines/june-2023
https://www.facebook.com/share/p/XUvCgDzyhVYzRFKA/
KRENARË PËR ARRITJET TONA – FRASHËRI LAW FIRM TANI KA RRENDJE TË LARTË GLOBALE
(17 Maj 2023)
Frashëri Law Firm është një Firmë e Rekomanduar nga Ekspertët e Drejtësisë Botërore në fushat e mëposhtme: Korporata – Shqipëria dhe Çështjet Tregtare – Shqipëri dhe duke qenë pjesë e SFAI si epiqendra evropiane e SFAI GLOBAL, ne nxisim mundësi dhe lidhje të pashembullta në rajon në ndihmë të biznesit shqiptar duke u ofruar atyre shërbimet më të mira ligjore për tê ecur perpara dhe për të qene avokat i biznesit të tyre.
Kliko këtu për të parë kuotimin e avokat Kastriot Frashëri dhe Frasheri Law Firm: Avokatët në qendër të vëmendjes – Më të kërkuarit sot:
https://www.globallawexperts.com/Home.aspx
https://www.facebook.com/share/p/UnQUpx6arxKDe9Ci/
#ontra #lawfirm #lawyer #AI #artificialinteligence #avokat #tirana #albania #lidership #lidershipforum #kastriotfrasheri #Frasheri #accounting #corporate #commercial #bussiness #artificialintelligence #businesssupport #legalservice #AuditingExcellence #ontra #SFAI #globallawyer #leaderinlaw #awards #awardwinner #thelawyernetwork #sfaieurope
Arritjet Rajonale – Rrjeti Ndërkombëtar
SFAI Global – SFAI Europe – Frashëri Law Firm një eveniment i ri
Lajmet e fundit: Prezantimi i faqes së re të internetit SFAI EUROPE: www.sfaieurope.com.
(16 Maj 2023)
Le të festojmë së bashku arritjet tona!
Edhe Dr. Alfredo Spilzinger, President i SFAI Global menjëherë pas shpalljes si Firmë e Rekomanduar nga Global Law Experts përgëzoi kreun e zyrës sonë: “Urime Kastriot. Është përpjekja juaj dhe profesionalizmi i shkëlqyer”.
Edhe një herë, shumë faleminderit Ekspertëve të Ligjit Global dhe SFAI Global!
Në rrjetin tonë ne jemi të përkushtuar të fuqizojmë anëtarët tanë që të rriten dhe të bëhen këshilltarët e besueshëm të biznesit të së ardhmes.
Të qenit pjesë e Forumit të Firmave, Akademisë Botërore të Shkencës së Kompleksitetit dhe Kompaktit Global të Kombeve të Bashkuara tregon përkushtimin tonë për të respektuar standardet më të larta të praktikave etike dhe të qëndrueshme.
Rrjeti ynë ndërton marrëdhënie afatgjata me anëtarët tanë dhe i ndihmon ata dhe klientët e tyre të arrijnë objektivat e tyre të biznesit.
Ne krenohemi me përkushtimin tonë për përsosmëri dhe aftësinë tonë për t’i ndihmuar anëtarët tanë të lulëzojnë në mjedisin gjithnjë e në ndryshim të biznesit global.
Ne jemi të pranishëm në 118 vende të botës, 312 anëtarë, 93 zyra në Evropë dhe mbi 500.000 klientë.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/Yzd5X1kaCYGLPLkX/
Arbitrazhi Ndërkombëtar
Simpoziumi i Përbashkët Vjetor i Arbitrave i 38-të ICC SIA QMUL, Paris, e Martë 16 maj 2023
(16 Maj 2023)
Shumë faleminderit për ftesën ICC Instituti i të Drejtës Botërore të Biznesit dhe Shkolla e Arbitrazhit Ndërkombëtar, Universiteti Queen Mary i Londrës:
I dashur Kastriot,
Në emër të Institutit ICC të së Drejtës Botërore të Biznesit dhe Shkollës së Arbitrazhit Ndërkombëtar, Universiteti Queen Mary i Londrës, jeni të ftuar përzemërsisht të merrni pjesë në Simpoziumin e Përbashkët Vjetor të Arbitrave të 38-të të ICC SIA QMUL. Simpoziumi do të zhvillohet në Paris të martën më 16 maj 2023 me temën “Ide për të përmirësuar procesin e arbitrazhit ndërkombëtar”.
Ju lutemi vini re se kjo ftesë është rreptësisht personale dhe e pa transferueshme.
#ontra #lawfirm #lawyer #AI #artificialinteligence #avokat #tirana #albania #lidership #lidershipforum #kastriotfrasheri #Frasheri #accounting #corporate #commercial #bussiness #artificialintelligence #businesssupport #legalservice #AuditingExcellence #ontra #SFAI #globallawyer #leaderinlaw #awards #awardwinner #thelawyernetwork #sfaieurope
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/ED4LuTxnAJYf5EZf/
10 MAJ – DITA KOMBËTARE E DREJTËSISË
(10 Maj 2023)
Sot në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, Frashëri Law Firm, duke përfituar nga rasti shpalos arritjet e saj më të fundit e cila na bën krenarë si vendimi që Paneli i Nominimeve të “Global Law Experts” në Londër ka përzgjedhur dy ditë më parë avokat Kastriot Frashërin dhe “Frashëri Law Firm” në Shqipëri si një avokat global i ligjit, duke u dhënë atyre pozicionin e përfaqësimit ekskluziv të Çështjeve të Korporatave dhe të Çështjeve Tregtare gjyqësore në Shqipëri.
Ne shpresojmë se kjo arritje profesionale do ti shërbejë komunitetit dhe biznesit në të ardhmen për ti ofruar ndihmën juridike të nevojshmepër, si dhe t’i siguruar publikut, përmes tij, ndihmën juridike të nevojshme.
Sot avokatia në Shqipëri është në ditët e saj më të zeza, u shpreh kreu i zyrës sonë I nderuari Avokat Kastriot Frashëri, edhe avokatët po përballen sot në veprimtarinë e tyre me shumë sfida si rrjedhojë e falimentimit të gjykatave nga Reforma në Drejtësi, e cila përmes kryerjes së një vettingu abuziv ka larguar nga sistemi shumicën e gjyqtarëve dhe prokurorëve duke i kthyer institucionet e drejtësisë në varreza.
Për fat të keq nuk duket asnjë përpjekje nga lidershipi i vendit në horizont për të ndaluar këtë katastrofë kombëtare e cila në rradhë të parë cënon aksesin e shqiptarëve në drejtësi.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/nC6Ux7j7Vorq3aHY/
Frashëri Law Firm në median shqiptare
Avokat Kastriot Frashëri dhe “Frashëri Law Firm” tashmë pjesë e “Global Law Experts”: Krenar për këtë vlerësim të lartë
(7 Maj 2023
Media shqiptare vijon ti bëjë jehonë lajmit të shpallur nga Global Law Experts (GLE) në Londër se tani Shqipëria ka një avokat global dhe të Rekomanduar si të Nderuarin Avokat Kastriot Frashëri dhe një studio avokatie të Rekomanduar si Frasheri Law Firm.
Faleminderit Gazeta Sot dhe Ora News TV!
Avokat Kastriot Frashëri dhe “Frashëri Law Firm” tashmë pjesë e “Global Law Experts”: Krenar për këtë vlerësim të lartë
Avokat Kastriot Frashëri dhe “Frashëri Law Firm” tashmë pjesë e “Global Law Experts”: Krenar për këtë vlerësim të lartë
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
NJOFTIM
Global Law Experts në Londër ka përzgjedhur dje Avokat Kastriot Frashëri dhe “Frashëri Law Firm” në Shqipëri si një avokat global i ligjit duke u dhënë pozicionin e përfaqësimit ekskluziv të Çështjeve të Korporatave dhe Çështjeve Tregtare gjyqësore në Shqipëri
( 4 Maj 2023)
Nga sot, Frashëri Law Firm është një Firmë e Rekomanduar nga Global Law Experts!
Nga sot, Kastriot Frashëri është një Avokat i Rekomanduar nga Global Law Experts!
Kastriot Frashëri i është bashkuar Ekspertëve të Ligjit Global si eksperti i çështjeve të Korporatave dhe Çështjeve Tregtare gjyqësore në Shqipëri.
Paneli i Nominimeve të Global Law Experts në Londër ka përzgjedhur dje të Nderuarin Avokat Kastriot Frashëri dhe Studion e Avokatisë “Frashëri Law Firm” në Shqipëri si një avokat global i ligjit duke u dhënë atyre pozicionin e përfaqësimit ekskluziv të Çështjeve të Korporatave dhe të Çështjeve Tregtare gjyqësore në Shqipëri. Në këtë mënyrë avokat Kastriot Frashëri dhe Frashëri Law Firm automatikisht është një firmë e rekomanduar në fushat e praktikës: Corporate Law dhe Comercaial Litigation.
Referuar profilit të pasur të z. Frashëri dhe të firmës Frashëri Law Firm i cili tregohet ‘live’ në faqen e internetit të GLE me logon e firmës dhe detajet e kontaktit, një lidhje hiperlink me faqen e internetit të firmës ligjore dhe një përmbledhje editoriale e përgatitur nga ekipi hulmutues i GLE dëshmohen arritjet profesionale, performaca dhe kualifikimet e Frashëri Law Firm I SFAI Albania. Ky vendim është shpallur edhe në rrjetet sociale. Zoti Frashëri ka kryer studimet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Ai ndoqi Gjuhën dhe Kulturën Angleze në Qendrën Multikulturore Derby, Derby, Mbretëria e Bashkuar. Në vitin 2004 iu dha titulli “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë. Ka përfunduar studimet Master në Shkenca (M.Sc.) në Komandën e Doktrinës në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në vitin 2020 iu dha certifikata në “E Drejta e Aplikuar e Korporatave dhe Biznesit”; “Rishikimi Teknik i Kontratave të Punës” nga Metropolitan School of Business and Management, Londër, MB; Në vitin 2021 iu dha certifikata në “E Drejta Ndërkombëtare”; “Ekonomia dhe Biznesi Ndërkombëtar”; “Financë dhe Kontabilitet” nga Instituti Ndërkombëtar i Menaxhimit të Biznesit, Berlin, Gjermani.
Menjëherë pas bërjes publik të këtij vendimi, kreu i zyrës sonë z. Kastriot Frashëri, u shpreh i ngazëllyer se “ndihet krenar për këtë vlerësim të kaq të lartë nga një institucion i rëndësishëm ndërkombëtar dhe e konsideron atë si një arritje që lartëson jo vetëm profesionin e avokatit në Shqipëri por edhe përpjekjet për të ruajtur integritetin e sistemit juridik shqiptar. Frashëri Law Firm ka dhënë prova se i shërben me profesionalizëm dhe standardet më të larta drejtësisë së vendit tonë, të vërtetës dhe së drejtës në tërësi. Studio e Avokatisë “Frashëri Law Firm” çdo ditë e më tepër po vlerësohet për profilin dhe shërbimet e saj nga ndërkombëtarët si një nga firmat më të mira ligjore në Shqipëri. Falë kualifikimeve, përvojës dhe eksperiencës profesionale të deritanishme ka bërë që Frashëri Law Firm të vlerësohet nga disa institucione prestigjoze ndërkombëtare të cilat dhe u kanë besuar atyre për ti përfaqësuar ata në Shqipëri duke ofruar kështu ekskluzivitetin e tyre. Edhe një herë e përsëris se Frashëri Law Firm është pjesë e SFAI Global një rrjet ndërkombëtar profesionistësh ligjorë. Dhe në këtë histori suksesi, ne do të vazhdojmë punën më tej”.
Global Law Experts (GLE) është udhëzuesi kryesor për avokatët kryesorë në të gjithë botën. Ajo është e vetmja organizatë që rekomandon vetëm një ekspert ligjor në çdo fushë dhe shtet kyç të praktikës. Ajo e bën këtë me qëllim për të shmangur përsëritjen, konkurrencën dhe hulumtimin e gjerë krahasues kur zgjedh një avokat të jashtëm ligjor.
GLE është një shërbim rekomandimi dhe burim referimi që profilizon partnerët kryesorë dhe firmat ligjore për të gjitha fushat kryesore të praktikës në mbi 140 vende. Bizneset dhe individët janë në gjendje të gjejnë dhe kontaktojnë individët tanë të listuar në juridiksionin e tyre të kërkuar për nevojat e tyre specifike, pa pasur nevojë të kryejnë kërkime të pavarura të kushtueshme dhe kohë.
Të gjithë avokatët e miratuar nga GLE duhet të rekomandohen dhe të aplikojnë personalisht që të përzgjidhen nga departamenti i kërkimit të Ekspertëve të Ligjit Global përpara se t’u jepet mundësia të paraqiten dhe të profilizohen në faqen e internetit të GLE. Nuk është e mundur të blesh hyrje në GLE. Aplikantët kalojnë një proces intensiv kërkimi përpara se të kalojnë në Panelin e Nominimeve për vlerësimin dhe vlefshmërinë përfundimtare. Vetëm ata individë që rekomandohen dhe kanë aplikuar për t’u profilizuar do të kalojnë procesin e aplikimit dhe kërkimit të GLE. Standardi i individëve dhe firmave të profilizuara është shumë i lartë – si rezultat i procesit të kërkimit dhe përfundimit të mëvonshëm të Panelit të Nominimeve, vetëm një aplikim i vogël përzgjedhës është i suksesshëm. Stimujt ose kontributet financiare nuk kanë asnjë ndikim në proceset e aplikimit ose kërkimit. Aplikimet e suksesshme kalohen më pas në panelin e nominimeve. Paneli përbëhet nga një grup figurash udhëheqëse në komunitetin juridik ndërkombëtar, duke përfshirë drejtorët e një sërë rrjetesh/aleancash juridike globale, këshillat e brendshëm për një sërë kompanish kryesore dhe drejtuesit e një morie shoqatash të avokatëve.
Global Law Experts është bërë një mjet i vlefshëm për liderët e biznesit, individët me vlerë të lartë, drejtorët e operacioneve, investitorët, kontabilistët, bankat dhe individët në përgjithshme që kërkojnë këshilla ligjore cilësore në të gjitha cepat e botës dhe në fushat përkatëse. GLE rekomandon mbi 2000 avokatë nga 140 vende në mbi 50 fusha praktike. Ekspertët e Ligjit Global shikojnë avokatët dhe firmat e pavarura ligjore. Kushdo që është i përfshirë në biznes ose në mënyrë të pavarur mund të ketë nevojë të marrë këshilla ligjore në një moment të jetës së tij, qofshin ato këshilla për pasuri të paluajtshme për një blerje zyre apo pasurie të re, udhëzime për shitje dhe blerje, për themelimin apo zgjerimin e kompanisë ose përfaqësim për dëmtime personale. Sistemi i kërkimit i GLE është i thjeshtë dhe efektiv dhe i lejon përdoruesit kudo të jenë të identifikojnë menjëherë një avokat apo këshilltar ligjor të besueshëm për fushën dhe vendndodhjen gjeografike të kërkuar.
GLE është krijuar për ta bërë procesin e mundimshëm të kërkimit të një eksperti ligjor kompetent në një nivel global sa më të thjeshtë që të jetë e mundur, pa tarifa apo vonesa.
Kontakti fillestar shpesh mund të jetë pjesa më e vështirë e zgjedhjes së një avokati për nevojat e gjithëkujt; GLE u jep mundësinë përdoruesve të saj të gjitha detajet dhe informacionin e nevojshëm për të kontaktuar me avokatin dhe firmën përkatëse. Në GLE ne jemi të kontaktuar rregullisht nga kompani dhe individë nga e gjithë bota në një shumëllojshmëri apo sektorë dhe rrethana që kërkojnë ndihmën tonë në zgjedhjen e një avokati ose firme ligjore. Zakonisht avokatët e profilizuar në GLE kontaktohen nga klientët e mundshëm, qoftë përmes telefonit ose emailit ose mund të na kontaktojnë drejtpërdrejt me pyetjet e tyre nëse kanë nevojë për ndihmë ose këshilla shtesë.
Për të parë njoftimin e Global Law Expert ju lutemi klikoni këtu :
https://twitter.com/GlobalL…/status/1654171716447240207…
https://www.facebook.com/share/p/NJ4ygQF7NDE3iv1j/
International Our Network Magazine
SFAI Europe Magazine
(4 Maj 2023)
Pritja më në fund ka marrë fund.
Me krenari prezantojmë revistën tonë të re mujore SFAI EUROPE.
Frashëri Law Firm – SFAI Albania si pjesë e SFAI Global është e lumtur për këtë eveniment që do ti japë zhvillim të ri performances së firmave anëtare, deklaroi kreu i zyrës sonë, I nderuari Avokat Kastriot Frashëri.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/bq2h5aDz77gS22Da/
DITARI I NJË AVOKATI
(13 Prill 2023)
Një ditë, si çdo ditë tjetër në Tirana Law Office – Frashëri Law Firm mes suksesit, gëzimit dhe krenarisë për arritjet tona profesionale.
Një avokat i mirë, mbetet i tillë sido që të vijnë kohërat, thotë populli…
Ne ju garantojmë se do të vijojmë të mbrojmë të drejtat tuaja me të njëjtin përkushtim dhe me standardet më të larta profesionale sot e në vitet që do të vijnë.
MARRËDHËNIET DHE LARGIMET NGA PUNA
Studio e Avokatisë Frashëri Law Firm arkivon suksesin e radhës.
Edhe këtë herë falë shërbimit të shkëlqyer dhe përfaqësimit profesional të zyrës sonë të avokatisë në gjykatë fati i buzëqeshi klientes sonë të radhës e cila ishte larguar padrejtësisht nga puna nga ana e punëdhënësit, ndonëse ishin edhe në një marrëdhënie të posaçme familjare…
Është fakt i njohur se, i nderuari Avokat Kastriot Frashëri është një avokat profesionist dhe i suksesshëm që ka fituar masivisht pothuajse të gjitha çështjet që ai ka përfaqësuar.
Pala humbëse e gjyqit përmes avokatit të saj në Ankimin (në fakt është abuziv që na u komunikua dje) drejt Gjykatës së Apelit të Juriksionit të Përgjithshëm Tiranë kundër vendimit të mësipërm të Gjykatës së Rrethit Tiranë në arsyetimin dhe pretendimin e saj absurd thekson: “Nepermjet ketij vendimi gjykata, ka vendosur ne favor te pales paditese duke pranuar ne masen me te madhe te gjitha kerkimet e bera prej saj.
Ne kete vendim gjykata eshte munduar qe me se shumti ti referohet ligjit procedual dhe materjal. dhe eshte marre pak apo aspak me shkakun i cili ishte arsyeja e marrjes se nje mase te tille sic ishte largimi i paditeses nga detyra e administratorit te shoqerise “—– Group” shpk.
E paditura dhe paditesja jane lidhje familjare me njera tjetren ato jane kunata me njera-tjeter pasi paditesja eshte e martuar me vellain e te paditures. Per kete arsye te kesaj lidhjeje familjare kaq te ngushte ato ishin ne dijeni te te gjithe veprimtarise se tyre gjate dhe pas pune. Paditesja ka qene prezent ne te gjitha aktivitet qe zhvillonte shoqeria “—– Distributzione” brenda e jashte vendit.
Ne shume raste pushimet vjetore kaloheshin se bashku mes familjarve te paditeses dhe te paditures…”.
A mund të fitohet një çështje duke ngritur pretendime të tilla absurde në gjykim? Natyrisht që JO!
Frashëri Law Firm ka dhënë prova se i shërben me profesionalizëm dhe standardet më të larta drejtësisë së vendit tonë, të vërtetës dhe së drejtës në tërësi!
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/LcNTHkaG5dbCqM7J/
STUDIO E AVOKATISË “FRASHËRI LAW FIRM” VIJON TË VLERËSHET NGA NDËRKOMBËTARËT SI NJË NGA FIRMAT MË TË MIRA LIGJORE NË SHQIPËRI
(14 Shkurt 2023)
Studio e Avokatisë “Frashëri Law Firm” çdo ditë e më tepër po vlerësohet për profilin dhe shërbimet e saj nga ndërkombëtarët si një nga firmat më të mira ligjore në Shqipëri.
Ja se si para disa ditësh kemi marë një tjetër vlerësim të nderuar nga kolegët tanë:
“I dashur ekip Frashëri,
Ditën e mirë, besoni se jeni të gjithë mirë
Ne takuam profilin tuaj dhe na emocionon të dimë se ju jeni një nga firmat më të mira ligjore në Shqipëri dhe do të dëshironim të shfrytëzonim rastin për t’u prezantuar.
Synimi ynë është të jemi dyqani me një ndalesë për të gjitha nevojat e klientit tuaj në lidhje me shërbimet e korporatave në EBA dhe të përfitojmë reciprokisht ju si dhe klientët tuaj në një përvojë të pandërprerë….
Ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni për ndonjë nga shërbimet e mësipërme.
Ne pritje te pergjigjes suaj!
Përshëndetje të përzemërta”,
Ne jemi krenarë për arritjet tona!
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/mbXn17ZrECEd1H2A/
100 -VJET GJYKATA NDËRKOMBËTARE E ARBITRAZHIT TË Dhomës së Tregtisë NDËRKOMBËTARE
Festojmë fillimin e njëqindvjetorit të Gjykatës së ICC
(20 Janar 2023)
Krenarë për arritjet tona!
Të lumtur që kreu i zyrës sonë me ftesë të ICC International Court of Arbitration mori pjesë në nisjen e programit një vjeçar të festimeve të 100-vjetorit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të Dhomës Ndêrkombêtare të Tregtisë ICC.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
100 – VJETORI I GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË ARBITRAZHIT TË ICC
Avokat Kastriot Frashëri ftohet të marë pjesë në nisjen e programit njëvjeçar të festimeve në 100-vjetorin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të ICC
(19 Janar 2023)
Sot nis kremtimi i 100-vjetorit të themelimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të ICC. Me këtë rast studio e Avokatisë “FRASHËRI LAW FIRM” do të marë pjesë në nisjen e programit njëvjeçar të festimeve të 100-vjetorit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të ICC (ICC International Court of Arbitration). I nderuari Kastriot Frashëri, avokat i njohur i të Drejtës Publike, i mirënjohur për angazhimet e tij të brendshme dhe ndërkombëtare në fushën e ligjit, interesit publik, paqes dhe zhvilimit të qëndrueshëm me ftesë të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit ICC, do të marë pjesë në këtë event të rëndësishëm ku starton nisja e programit njëvjeçar të festimeve me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit ICC.
Në një letër dërguar nga organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar drejtuar zotit Frashëri, vihet në dukje: “I dashur Kastriot, Ju lutemi bashkohuni me ne online për nisjen e njëqindvjetorit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të ICC.
19 janari 2023 shënon 100 vjet nga dita e themelimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të ICC. Për të festuar këtë moment historik, ICC do të fillojë të transmetojë një ngjarje të posaçme të lançimit të njëqindvjetorit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të ICC”.
Për nder të këtij rasti, Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë – International Chamber of Commerce (ICC) shpalli sot një Deklaratë të rëndësishme për Parandalimin dhe Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve, duke përcaktuar vizionin dhe parimet e saj udhëzuese për të formësuar të ardhmen e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
Sekretari i Përgjithshëm i ICC-së, John W. H. Denton AO, Presidente e Gjykatës së ICC-së, Claudia Salomon, Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës së ICC-së, Alexander G. Fessas dhe Avokati Menaxhues i ICC-së, z. Ziva Filipic, ishin personalitetet e këtij institucioni të rëndësishëm ndërkombëtar që adresuan mesazhet e tyre tek të ftuarit.
Kjo ngjarje shënon edhe nisjen e programit njëvjeçar të festimeve, ngjarjeve dhe iniciativave të dedikuara me temën e njëqindvjetorit mbi udhëheqjen e mendimit, edukimin dhe trajnimin nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit të ICC.
Gjatë gjithë historisë së saj, ICC i ka ofruar biznesit, qeverisë dhe shoqërisë burime të domosdoshme për të siguruar që globalizimi dhe sistemi modern i tregtisë ndërkombëtare të përfitojnë të gjithë. Jetëgjatësia e ICC-së i ka rrënjët në aftësinë e saj për të parashikuar dhe përshtatur me shpejtësi ndryshimet në ekonominë globale, duke ofruar udhëzime ekspertësh dhe mjete praktike për të mbështetur bizneset e të gjitha madhësive, në të gjitha rajonet e botës. Që nga viti 1923 dhe deri më sot ICC Arbitration ka trajtiar rreth 30.000 çështje.
Në një botë gjithnjë e më të dixhitalizuar, ICC ofron një shërbim online me një ndalesë për të gjitha publikimet, ngjarjet e ofruara.
Në lidhje me këtë ngjarrje të rëndësishme të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit nuk është hera e parë që zyra jonë Frashëri Law Firm deklaroi pak më parë, i Nderuari, Kastriot Frashëri, Avokat, bashkohet në një komunitet të madh të drejtësisë, avokatëve dhe gjyqtarëve të arbitrazhit ndërkombëtar nga e gjithë globi në një botë në zhvillim duke ofruar udhëzime ekspertësh dhe mjete praktike për të mbështetur bizneset e të gjitha madhësive, në të gjitha rajonet e botës.
Studio Ligjore “Frasheri Law Firm” me shërbimet e saj profesionale që ofron në ligjin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar çdo ditë e më shumë ka tërhequr vëmendjen e subjekteve të interesuara brenda dhe jashtë Shqipërisë si një partner i besueshëm ku mund të mbështetesh për ekspertizën e saj. Frashëri Law Firm është pjesë e SFAI GLOBAL një rrjet ndërkombëtar profesionistësh ligjorë me më shumë se 14.000 njerëz në 115 shtete, duke ofruar shërbime profesionale në fushen e ligjit të taksave, auditit dhe kontabilitetit me standardet e ISA dhe të IAASB.
Frashëri Law Firm, është e vetmja zyrë avokatie në Shqipëri që ofron shërbime të përmes Inteligjencës Artifficiale (AI) në trajtimin e dokumentacionit të klientit. Falë ekskluzivitetit që zotëron të Platformës së Inteligjences Artificiale në Profesionin e Avokatit FLF- AI Platform, klientët e saj kursejnë 85% të kohës operacionale që do ju duhej në dispozicion si dhe do të kurseni deri 80% kosto financiare në para.
Falë kualifikimeve, përvojës dhe eksperiencës profesionale të deritanishme ka bërë që Frashëri Law Firm të vlerësohet nga disa institucione prestigjoze ndërkombëtare të cilat dhe u kanë besuar atyre për ti përfaqësuar ata në Shqipëri duke ofruar kështu ekskluzivitetin e tyre.
Duke përfituar nga rasti sjellim në vëmendje të publikut traditën tonë të besimit ndaj avokatit, mirësisë, përgjegjësisë sociale dhe standardeve të larta profesionale që karakterizon misionin e zyrës sonë, deklaroi avokat Frashëri.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/td9nitC4EDhdj5qt/
New Year’s Message 2023 by The Honorable, Kastriot Frashëri, Founder & CEO of Frashëri Law Firm – SFAI Global Albania
(5 January 2023)
Ndërsa përcollëm vitin 2022, është koha të rikujtojmë arritjet që kryem së bashku dhe të vazhdojmë të ecim me vendosmëri dhe profesionalizëm përpara krah për krah me klientët tanë.
Ju uroj një Vit të mbarë, suksese në punë dhe lumturi në familjet tuaja!
Gëzuar!
Për të ndjekur mesazhin e drejtorit ju lutem klikoni këtu:
https://youtu.be/1lRj5lp6wsM?si=Zqnr6YmaaKEI7UYz
Momente Bilanci: Letër për Partnerët & Klientët tanë
New Year’s Review
Frashëri Law Firm | SFAI Albania
(31 Dhjetor 2022)
NGA: STUDIO LIGJORE “FRASHËRI LAW FIRM”
New Year’s Message 2023
Ne jemi në garë me vetveten dhe do të duhet të krahasojmë vitin e ardhshëm me vitin që po mbyllet për të përmbledhur arritjet tona. Jam i bindur se kemi potencial të pakrahasushëm me tē tjerët për të arritur edhe më shumë sesa po arrijmë tani. Si çdo fund viti, po përballemi me momentin e ushtrimit të profesionit dhe të bërit të bilancit vjetor. Por kjo nuk është një pasqyrë financiare që duhet të raportojmë, por ajo që ka të bëjë me jetën dhe veprimet tona të përditshme përgjatë këtij viti që po përcjellim.
Dhe këto janë pjesë e Frashëri Law Firm & SFAI Albania. Për këtë arsye, si çdo vit, të qenit në kontakt me të gjithë partnerët, klientët dhe dashamirësit tanë është një kënaqësi e përsëritur. Kjo na lejon të shikojmë prapa për të analizuar gjithçka që kemi bërë në 2022 dhe për të përcaktuar se si do t’i materializojmë idetë tona inovative në vitin 2023.
Sigurisht, që në vitin 2022, kemi udhëtuar rrugën më pak të përshkuar nga kolegët tanë. Ne jemi përpjekur të ecim lart, në një moment të vështirë të sistemit të drejtësisë, teksa gjykatat e Shqipërisë kanë mbetur pa gjyqtarë dhe prokurorë, si rrjedhojë e shpatës së vettingut dhe avokatia pothuajse është e falimentuar, duke përdorur teknologjinë më të mirë dhe nuk e kemi lejuar veten të mashtrojmë nga rritja e ekzagjeruar, por, përkundrazi, kemi thelluar njohuritë dhe profesionalizmin tonë me ide të reja, projekte origjinale dhe teknologjinë më moderne në shërbim klientëve dhe kompanive të biznesit.
Kjo rrugë kërkon përpjekje dhe intelektualë profesionistë më të mirë, për t’u ofruar klientëve tanë më shumë mundësi konsultimi, ekspertize dhe mbrojtje, me mjetet më të mira për të zhvilluar dhe rritur bizneset e tyre në një treg hiperkonkurues dhe shumë të modifikuar, të ardhur sidomos pas një pandemie globale dhe luftës në Ukrainë, që na ka mobilizuar dhe prekur të gjithëve nga rritja e çmimeve.
Nuk është rruga më e lehtë, por është ajo që na mbush me krenari, sepse e kemi ndjekur dhe e kemi lënë me sukses. Rezultatet mund të shihen, ndër të tjera, në instrumentet e reja të ZGJIDHJEVE TË KAPITALIT NJERËZOR, të FINANCAVE, TË KORPORATAVE, të QËNDRUESHMËRISË, të DIGJITALIZIMIT që, ne dhe firmat tona anëtare të SFAI, mund t’u ofrojnë klientëve të tyre sot.
Sepse ne, Frashëri Law Firm, jemi pjesë e familjes së madhe SFAI. Janë vetëm katër shkronja që nuk kanë asnjë kuptim për veten e tyre. Kuptimi është dhënë nga secili prej nesh, që përbën me këtë emër një familje profesionistësh, me më shumë se 14.000 njerëz në 115 shtete që përbëjnë SFAI GLOBAL, të cilët e kemi përcaktuar veten si konsulentë dhe avokatë përtej titujve që na kanë dhënë universitetet tona, në mënyrë që të ndihmojmë dhe t’u shtojmë vlerë klientëve tanë në çështjet juridike, ekonomike, financiare, organizative, administrative, ligjore ose të kapitalit njerëzor.
Frashëri Law Firm, si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar profesionistësh që rankohet në Top listën e shërbimeve profesionale në botë, është e hapur për çdo profesionist ligjor apo student i shkëlqyer që dëshiron të zhvillojë karrierën e tij profesionale në një mjedis ndërkombëtar pune.
Çdo vit, Zyra Ligjore e Tiranës – Firma Ligjore Frashëri, u siguron studentëve të shkollës së drejtësisë mundësinë e pjesëmarrjes dhe të përfundimit të stazhit të avokatit, si dhe të përgatitjes së provimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë.
Në Marrëdhëniet Ndërkombëtare:
Studio e Avokatisë “FRASHËRI LAW FIRM” ka marë pjesë edhe në konferenca ndërkombëtare, si ajo në javën e 2-të vjetore të Qëndrueshmërisë: Numërimi mbrapsht deri në COP27 më 3 tetor 2022, në Londër,Mbretëria e Bashkuar, ku ishte i ftuar, i nderuari Kastriot Frashëri, avokat i njohur i së Drejtës Publike, i mirënjohur për angazhimet e tij të brendshme dhe ndërkombëtare në fushën e ligjit, interesit publik, paqes dhe zhvilimit të qëndrueshëm, me ftesë të forumit ndërkombëtar THE ECONOMIST. Në lidhje me këtë sipërmarrje nuk është hera e parë që zyra jonë, Frashëri Law Firm, deklaroi, i Nderuari Avokat Kastriot Frashëri i bashkohet në një komunitet të madh politikëbërës nga e gjithë bota, në një botë në zhvillim, ku njerëzimi duhet të përshtatet për të mbijetuar për luftimin e ndryshimeve klimatike që kanë prekur mbarë globin.
Frashëri Law Firm u ftua të merte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për avokatët më të mirë në Britani,më 21 qershor 2022, në JW Marriott Grosvenor House London. Studio Ligjore “Frashëri Law Firm”, me shërbimet e saj profesionale që ofron në ligjin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, çdo ditë e më shumë po tërheq vëmendjen e subjekteve të interesuara brenda dhe jashtë Shqipërisë. Falë kualifikimeve, përvojës dhe eksperiencës profesionale të deritanishme na ka bërë të vlerësohemi nga disa institucione prestigjoze ndërkombëtare të cilat na kanë besuar për ti përfaqësuar ata në Shqipëri.
I nderuari Kastriot Frashëri, Avokat është anëtar i The British-Albanian Lawyers Association (BALA), e njohur si Dhoma e Avokatëve Britaniko-Shqiptarë në Londër e cila synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet avokatëve britanikë dhe shqiptarë me qendër në Mbretërinë e Bashkuar me qëllim që të promovojmë aksesin në drejtësi dhe sundimin e ligjit, si dhe të zhvillojmë lidhjet profesionale ndërmjet avokatëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe atyre në Shqipëri dhe Kosovë.
Në Marrëdhëniet me Publikun dhe Median:
Frashëri Law Firm dhe i nderuari Kastriot Frashëri, është një avokat i njohur jo vetëm brenda komunitetit të avokatëve të Shqipërisë, por edhe jashtë saj, për shkak të cilësive të tij të veçanta, veprimtarisë dhe profilit të lartë publik që manifeston ai jo vetëm është intervistuar rregullisht nga shtypi dhe TV, por është ftuar të flasë edhe në Parlament, Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare dhe në aktivitete diplomatike brenda e jashtë vendit.
Zyra e Avokatisë e Kastriot Frashëri dhe Av. Kastriot Frashëri, si avokat, studiues, publicist dhe aktivist i njohur i shoqërisë civile, prodhon komente dhe analiza për çështje të ndryshme. Ne kemi ofruar shërbimin tonë falas për të orientuar median se ku mund të drejtohet dhe të kërkojë opinione për probleme që lidhen me zbatimin e ligjit. Kjo dëshmon edhe një herë standardet e larta profesionale që lidhen me shërbimin ndaj klientit me objektivitetin, profesionalizmin dhe integritetin moral e professional, të treguar ndër vite nga avokatët e Frashëri Law Firm. Ne gjejmë rastin të falenderojmë median elektronike, si TV Ora News, RTV Ora, Fax News, News 24, Report TV, Euro News, etj., si dhe në shtyp, gazeta SOT, revista Psikologjia, CNA-al etj, për hapësirën, bashkëpunimin dhe për mundësinë e krijuar, që profesionistët të shpalosin mendimin e tyre. Ne jemi të lumtur nga përcaktimi i medias këtë vit: “Frashëri Law Firm”, një firmë e prestigjit ndërkombëtar nën drejtimin e avokat Kastriot Frashëri, kualifikuar në çështjet e ligjit dhe biznesit në Universitetet e Londrës dhe Berlinit. E vetmja zyrë avokatie në Shqipëri që përdor Platformën e Inteligjencës Artificiale në trajtimin e dokumentacionit të klientit”.
Përgjegjësia sociale e treguar nga Studio Legale “Frashëri Law Firm”, vlen të evidentohet edhe këtë vitpër nga kontributi i dhënë për të ndihmuar njerëzit në nevojë pavarësisht se është një zyrë modeste dhe jo korporatë. Ne kemi qenë të përkushtuar me përgjegjësinë sociale duke ndihmuar falas dhjetëra individë pa të ardhura të mjaftueshme dhe biznese të vogla përpara gjykatave për
zgjidhjen e problemeve të tyre, të cilët nuk kanë patur mundësi financiare të paguajnë një avokat. Humanizmi dhe kuptimi ynë i përgjegjësisë sociale, si pjesë integrale e kulturës sonë, e avokatit dhe firmës tonë ka treguar në vite mbështetjen dhe ka ofruar shërbime juridike falas ose zbritje për shumë individë ose subjekte.
Frashëri Law Firm & Teknologji, është e vetmja zyrë avokatie në Shqipëri që ofron shërbime të personalizuara dhe inovative përmes IT dhe Inteligjencës Artifficiale (AI) në trajtimin e dokumentacionit të klientit. Kthehemi për partnerët dhe klientët tanë më të fortë se kurrë dhe me shërbime të reja profesionale në fushën e Avokatisë, Taksave, Auditit dhe Kontabilitetit që i kemi vetëm Ne!
Falë ekskluzivitetit që kemi të Platformës së Inteligjences Artificiale në Profesionin e Avokatit FLF- AI Platform, ju si klientë kurseni 85% të kohës operacionale që do ju duhej në dispozicion di dhe do të kurseni deri 80% kosto financiare në para…
Falë ekskluzivitetit që na jep SFAI, i cili rankohet në Top-listën e shërbimeve në botë, ne jemi pjesë e një Networku Ndërkombëtar të fuqishëm, duke ofruar shërbime profesionale në fushen e ligjit të taksave, auditit dhe kontabilitetit me standardet e ISA dhe të IAASB.
Ejani tek ne dhe provoni kujdesin e duhur “Due Diligence”, magjinë e shërbimeve ligjore me standartet më të larta profesionale, duke u ndjerë komod në një ekip ndërkombëtar profesionistësh. Frashëri Law Firm mbetet dhe është zgjidhja juaj më e mirë sepse më të mirë se ne nuk kemi parë!
Gjithçka është e besueshme, sidomos kur këtë e deklaron një personalitet i njohur i botës shqiptare e më gjerë, i nderuari Kastriot Frasheri!
Frashëri Law Firm & Arbitrazhi Ndërkombëtar:
FLF ka treguar interes edhe ndaj çështjeve të arbitrazhit, dhe ka marrë pjesë në aktivitetet e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë për Arbitrazhin. Kreu i zyrës sonë, i nderuari, Kastriot Frashëri, mori pjesë në trajnimin e ICC YAF: Si të zhvillojmë me sukses një arbitrazh në ICC, që u zhvillua në Tiranë më 17 qershor 2022. Duke përfituar nga rasti nga pjesëmarrja në këtë aktivitet, z. Frashëri u takua me kolegët z. Gustafsson, Santacroce, Deutaj dhe Papadhopulos, të cilët kishin ardhur nga Suedia, Italia dhe Franca, si avokatë që përfaqësojnë çështje të ndryshme përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, për të dhënë eksperiencen e tyre, ku ai u deklatoi, se: “Ne shpresojmë të bashkëpunojmë në të ardhmen në shkëmbime përvojash dhe përfaqësime të përbashkëta në fushën e avokatisë, dhe të kemi një rrjet më të mirë mes nesh si avokatë”.
Studio Ligjore “Frashëri Law Firm”, me shërbimet e saj profesionale që ofron në ligjin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, çdo ditë e më shumë ka tërhequr vëmendjen e subjekteve të interesuara brenda dhe jashtë Shqipërisë, si një partner i besueshëm ku mund të mbështetesh për të përfituar ekspertizën e saj. Edhe një herë e përsëris se Frashëri Law Firm, është pjesë e SFAI një rrjet ndërkombëtar profesionistësh ligjorë që udhëhiqen nga parimet dhe standardet ndërkombëtare.
Falë kualifikimeve, përvojës dhe eksperiencës profesionale të deritanishme, na ka bërë të vlerësohemi nga disa institucione prestigjoze ndërkombëtare, të cilat na kanë besuar për ti përfaqësuar ata në Shqipëri, duke na ofruar ekskluzivitetin e tyre. Duke përfituar nga rasti, sjellim në vëmendje të publikut traditën tonë të besimit ndaj avokatit, mirësisë, përgjegjësisë sociale dhe standardeve të larta profesionale që karakterizon misionin e zyrës sonë!
Dhe në këtë histori suksesi, ne do të vazhdojmë punën në vitin 2023. Të ngrihemi çdo ditë me idenë e gjenerimit të projekteve të reja për vete, për partnerët dhe klientët tanë, në mënyrë që Frashëri Law Firm I SFAI Albania të vazhdojë të lulëzojë dhe të jetë një rrjet i admiruar avokatie dhe konsulence në Shqipëri në sektorin e shërbimeve profesionale në gjithë gamën e legal service.
Një urim i veçantë për këtë kohë Krishtlindjesh dhe urimet më të mira për Vitin e Ri 2023, për paqe, lumturi në familje, prosperitet personal dhe suksese të mëtejshme në aktivitetin tuaj të sipërmarrjes!
Me gjithë dashurinë time personale,
Kastriot FRASHËRI
Founder & CEO
Tirana Law Office – Frashëri Law Firm
Tiranë, 26 dhjetor 2022
Për të lexuar këtë mesazh, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/hrqqmRjXkw4GsqTX/
DITA NDËRKOMBËTARE E TË DREJTAVE TË NJERIUT
(19 Dhjetor 2022)
“Dinjitet, liri dhe drejtësi për të gjithë”
Një parim udhëheqës i kreut të zyrës sonë, të nderuarit Kastriot Frashëri
Në Frashëri Law Firm dhe SFAI Albania, ne ripohojmë gjithmonë se të gjitha qeniet njerëzore, pavarësisht nga kultura apo e kaluara e tyre historike, vuajnë kur frikësohen, burgosen ose torturohen. Prandaj, ne duhet të insistojmë në një konsensus global, jo vetëm për shkak të nevojës për të respektuar të drejtat e njeriut në çdo cep të planetit, por edhe për shkak të përcaktimit të këtyre të drejtave, sepse është e natyrshme në të gjitha qeniet njerëzore të dëshirojnë lirinë. , barazi dhe dinjitet.
#kulturë #respektim #tëdrejtatenjeriut #frasherilawfirm #kastriotfrasheri #tiranalifestyle #tirane #albania #lawyers #lawfirm
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/XGNbqQ4vSXdtdARs/
Studio ligjore “Frashëri Law Firm” në të gjithë botën
(28 Nëndor 2022)
Pas Google e cila vendosi mbrëmë pak minuta sapo kaloi ora 12:00 PM flamurin e Shqipërisë si Doodle sot ishte radha e SFAI një rrjet ndërkombëtar me mbi 14.000 profesionistë në 115 vende me 300 zyra lokale e cila vendosi flamurin tonë kombëtar në shenjë respekti ndaj përfaqësimit të studios sonë të avokatisë Frasheri Law Firm l SFAI Albania, deklaroi kreu i zyrës sonë, i nderuari Kastriot Frashëri.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/H57WUkqvLS6H6bVq/
VKM e ndërtimeve pa lejë antiligjore, ekspertët akuzojnë kryeministrin për shkelje të Kodit të Procedurës Penale
(5 Tetor 2022)
SUNDIMI I LIGJIT – RULE OF LAW
(Një çështje shqiptare)
Pasojat e keq qeverisjes dhe mungesës së sundimit të ligjit të cilat shkojnë pertej mungeses se kontrollit të territorit në Shqiperi po çojnë çdo ditë e më tepër një formë qeverisje emotional ku institucionet përgjegjese apo agjencitë ligjzbatuese të zvendësohen me borde apo komitete si zgjidhje extra ligjore të cilat arrijnë deri aty sa dispozitat e Kodit Penal apo të atij të Procedurës Penale të zëvendësohen me akte normative të qeverisë. Kjo është skandaloze.
Per më shumē ndiqni prononcimin e të Nderuarit Kastriot FRASHËRI, Avokat per gazeten Sot:
Frashëri Law Firm i vetmi subjekt shqiptar që merr pjesë në impaktin ekonomik -Cop2027- London, UK
(3 Tetor 2022)
Frashëri Law Firm gjen rastin të falenderojë Redaksinë e Gazetës “Sot” për hapësirën e krijuar për të trajtuar angazhimin tonë dhe për COP27 mbi ndrysjimet klimatike.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
Gjetjet paraqiten në konferencën e OKB, Frashëri: Dhënia pa kriter e lejeve të ndërtimit rrezikon qytetarët
Sustainability Week : Countdown to COP27
(3 Tetor 2022)
Intervistë me z. Kastriot Frashëri avokat i të drejtës publike do të marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Kashkuara për ndryshimet klimatike.
Frashëri Law Firm gjen rastin të falenderojë Ora News TV për hapësirën e krijuar për të trajtuar angazhimin tonë dhe për COP27 mbi ndrysjimet klimatike.
Gjetjet paraqiten në konferencën e OKB, Frashëri: Dhënia pa kriter e lejeve të ndërtimit rrezikon qytetarët.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.youtube.com/watch?v=hCCg0yDoAIU
FRASHËRI LAW FIRM I VETMI SUBJEKT SHQIPTAR QË MER PJESË NË IMPAKTIN EKONOMIK -COP2027- London, UK
(30 Shtator 2022)
Studio e Avokatisë “FRASHËRI LAW FIRM” do të marë pjesë në javën e 2-të vjetore të Qëndrueshmërisë: Numërimi mbrapsht deri në COP27 që fillon të hënën, 3 tetor 2022, në Londër, Mbretëria e Bashkuar.
I nderuari Kastriot Frashëri, avokat i njohur i të Drejtës Publike, i mirënjohur për angazhimet e tij të brendshme dhe ndërkombëtare në fushën e ligjit, interesit publik, paqes dhe zhvilimit të qëndrueshëm me ftesë të forumit ndërkombëtar THE ECONOMIST, do të marë pjesë në takimin e dytë vjetor të COP27.
Në një letër dërguar nga organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar drejtuar kreut të zyrës sonë Z. Frashëri, vihet në dukje:
“I dashur Kastriot,
Mezi presim t’ju mirëpresim në Javën e 2-të vjetore të Qëndrueshmërisë: Numërimi mbrapsht deri në COP27 që fillon të hënën, 3 tetor 2022.
Ne kemi një axhendë emocionuese të përgatitur e të mbushur me diskutime të fuqishme nga drejtuesit e industrisë dhe vendimmarrësit. Dita 1 do të nisë me: fjalët e hapjes nga Alok Sharma, President i Konferencës së 26-të të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike dhe më pas të z. Justin Trudeau, Kryeministër i Kanadasë”.
Kriza klimatike po përshpejtohet: raporti i fundit i vlerësimit të IPCC-së tregon se kufizimi i ngrohjes në 1.5°C rrezikon të bëhet një objektiv i pa arritshëm. Çfarë hapash duhen ndërmarrë para se të jetë tepër vonë? Në prag të COP27, pjesëmarrësit nga sektori privat dhe publik po punojnë për të zbatuar angazhimet për dekarbonizimin, për të ndihmuar vendet në zhvillim dhe për të reduktuar rolin e lëndëve djegëse fosile në kalimin drejt energjisë me karbon të ulët.
Në lidhje me këtë sipërmarrje nuk është hera e parë që zyra jonë Frashëri Law Firm deklaroi, i Nderuari, Avokat Kastriot Frasheri , i bashkohet në një komunitet të madh politikëbërës nga e gjithë bota në një botë në zhvillim ku njerëzimi duhet të përshtatet për të mbijetuar për luftimin e ndryshimeve klimatike që kanë prekur mbarë globin.
Studio Ligjore “Frasheri Law Firm” me shërbimet e saj profesionale që ofron në ligjin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar çdo ditë e më shumë po tërheq vëmendjen e subjekteve të interesuara brenda dhe jashtë Shqipërisë si një partner i besueshëm ku mund të mbështetesh për ekspertizën e saj. Frashëri Law Firm është pjesë e SFAI një rrjet ndërkombëtar profesionistësh ligjorë.
Falë kualifikimeve, përvojës dhe eksperiencës profesionale të deritanishme na ka bërë të vlerësohemi nga disa institucione prestigjoze ndërkombëtare të cilat na kanë besuar për ti përfaqësuar ata në Shqipëri duke na ofruar ekskluzivitetin e tyre.
Duke përfituar nga rasti sjellim në vëmendje të publikut traditën tonë të besimit ndaj avokatit, mirësisë, përgjegjësisë sociale dhe standardeve të larta profesionale që karakterizon misionin e zyrës sonë!
Fushat e Praktikës tonë fokusohen:
Në ligjin e brendshëm dhe ndërkombëtar. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona të avokatisë klikoni këtu: https://frasherilawfirm.com/fushat-e-praktikes/
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/qzqSwaS63k4fj3nT/
Mbretëria e Bashkuar dhe mbarë bota i japin lamtumirën e fundit Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II
Frashëri Law Firm dhe Familja Frashëri, do të mbajë sot një ditë zie si një moment reflektimi, për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeta ll, si një moment i rëndësishëm personal për të kujtuar jetën dhe trashëgiminë e saj.
Për këtë qëllim, kreu i zyrës sonë, i nderuari Kastriot Frashëri, urdhëroi të ulen në gjysëm shtizë flamujtë e selisë sonë dhe të familjes së tij.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/moRMgrq8QifA9BVY/
MESAZH NGUËSHËLIMI PËR FAMILJEN MBRETËRORE; NË KUJTIM TË HM MBRETËSHERËS ELIZABETH II
(18 Shtator 2022)
Sot, i nderuari Kastriot Frashëri, shef i zyrës sonë i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Familjes Mbretërore, në Memoriam për HM Mbretëreshën…
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/uJzk9G3Pc2tpMgK5/
DEKLARATË
(1 Korrik 2022)
Frashëri Law Firm është e lumtur që pak momente më parë Ministre e Financave, znj. Delina Ibrahimi e pranoj publikisht vlerësimin e të Nderuarit, Kastriot Frasheri , kreu i studios sonë të avokatisë të bërë rreth 3 javë më parë në këtë emision që projektligji per ndryshimin e mënyrës së taksimit në këtë kohë krize ekonomike që ka mbërthyer vendin është një gabim i rëndë!
Kjo dëshmon edhe një herë standardet e larta profesionale që lidhen me shërbimin ndaj klientit me objektivitetin, profesionalizmin dhe integritetin moral e profesional të treguar ndër vite nga avokatët e Frashëri Law Firm.
Faleminderit Oljana Maloku dhe “Pro Business” në Klan Plus TV për mundësinë e krijuar që profesionistët të shpalosin mendimin e tyre!
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.youtube.com/watch?v=x0XJiPff9EQ
AVOKATIA NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË PO SHKON DREJT FALIMENTIMIT DUKE NA KUJTUAR PERIUDHËN E ERRËT TË MBYLLJES SË SAJ NGA REGJIMI KOMUNIST
(22 Qershor 2022)
I nderuari, avokat Kastriot FRASHËRI jep alarmin
Media i rikthehet edhe një herë çështjes së projekt ligjit mbi të ardhurat personale për profesionet e lira që pritet të kalojë në dëgjesë publike dhe më pas të miratohet nga Parlamenti.
Ndiqni më poshtë opinionin e të nderuarit Kastriot Frasheri , avokat dhe kreu i zyrës sonë dhënë për emsionin e mëngjezit “Kafe Shqeto” në Syri TV.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.youtube.com/watch?v=_Cco97F4Yqk
DHOMA NDËRKOMBËTARE E TREGTISË PËR ARBITRAZHIN
Si të zhvillohet me sukses një arbitrazh në Gjykatën Ndërkombëtaretë Arbitrazhit- ICC?
(17 Qershor 2022)
ARBITRATION – ARBITRAZHI NDËRKOMBËTAR
Sot, kreu i zyrës sonë, i nderuari, Kastriot Frasheri, mori pjesë në trajnimin e ICC YAF: Si të zhvillojmë me sukses një arbitrazh në ICC, që u zhvillua në Tiranë sot më 17 qershor 2022.
Duke përfituar nga rasti nga pjesëmarrja në këtë aktivitet, z. Frashëri u takua me kolegët z. Gustafsson, Santacroce, Deutaj dhe Papadhopulos të cilët kishin ardhur nga Suedia, Itala, and Franca, si avokatë që përfaqësojnë çështje të ndryshme përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për të dhënë eksperiencen e tyre, ku ai u deklatoi se” Ne shpresojmë të bashkëpunojmë në të ardhmen në shkëmbime përvojash dhe përfaqësime të përbashkëta në fushën e avokatisë dhe të kemi një rrjet më të mirë mes nesh si avokatë”.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/UX5qfAUjDBNq4Ma7/
Klinika Ligjore Frashëri / Një firmë me prestigj ndërkombëtar: Gjetja e zgjidhjeve, prioriteti ynë! – Revista Psikologji
(15 Qershor 2022)
(Një profil i ndërtuar nga Revista “Psikologji” me z. Kastriot Frashëri, avokat, studiues, publicist dhe aktivist i njohur i shoqërisë civile)
Nga Orjona Tresa
Në zyrën e avokatit ka dritë, shumë dritë! Nuk është rastësore dhe as ka të bëjë vetëm me ndriçimin diellor që lejon rrezet të ndriçojnë hapësirën. Është një proces me shumë se kaq, i cili ka të bëjë me pasqyrimin e një angazhimi të gjatë ndër vite. Një studio e madhe që flet hapur për një sukses që ngrihet mbi kualifikimet e tij profesionale në disa nga universitetet më të mira të botës dhe mbi shumë dosje të sistemuara në arkivë e që vulosin përvojën gati 20-vjeçare në fushën e drejtësisë. Avokati i mirënjohur Kastriot Frashëri e ka të shenjtë kohën profesionale, por njëherësh është i pakursyer të të ofrojë të gjithë ndihmën e tij për të të orientuar aty ku duhet për çështje që lidhen me zbatimin e ligjit.
Për të lexuar këndvështrimin e revistës ju lutemi kliko linkun këtu:
PROJEKT LIGJI I RI MBI TATIMIN E TË ARDHURAVE PERSONALE NË PROFESIONET E LIRA
Debat ne TV: PRO BUSINESS – KLAN PLUS me Oljana Maloku
(13 Qershor 2022)
Sot do të flasin ne studio me Oljana Malokun te ftuarit e saj Z. Niko Lena, nga Ministria e Financave, I nderuari Kastriot Frashëri , avokat prane Tirana Law Office – Frashëri Law Firm dhe z. Erjon Saraçi, kontabilist, përfaqesues i IEKA, për projektligjin mbi sistemin e ri të tatimit mbi të ardhurat personale tek Profesionet e lira na ndiqni:
E hënë dt 13 Qershor ora 18.30 ne Klan Plus!
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.youtube.com/watch?v=x0XJiPff9EQ
FRASHËRI LAW FIRM FTOHET TË MARË PJESË NË CEREMONINË E NDARJES SË ÇMIMEVE PËR AVOKATËT MË TË MIRË NE BRITANI
(17 Maj 2022)
Studio Ligjore “Frasheri Law Firm” me shërbimet e saj profesionale që ofron në ligjin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar çdo ditë e më shumë po tërheq vëmendjen e subjekteve të interesuara brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Falë kualifikimeve, përvojës dhe eksperiencës profesionale të deritanishme na ka bërë të vlerësohemi nga disa institucione prestigjoze ndërkombëtare të cilat na kanë besuar për ti përfaqësuar ata në Shqipëri.
Së fundi, I nderuari Kastriot Frasheri , avokati ynë është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Avokatëve më te sukseshëm të Mbretërisë së Bashkuar, më 21 qershor në JW Marriott Grosvenor House London.
Ja si i drejtohet avokatit tonë të nderuar, drejtori i ketij eventi kombëtar në Britani për vitin 2022:
” I dashur Kastriot,
Siç mund ta keni parë, së fundmi kemi zbuluar listën tonë të ngushtë për çmimet e avokatëve.
Nëse dëshironi të festoni dhe të lidheni me 1200+ nga profesionistët më të suksesshëm dhe më të vjetër në tregun ligjor në Mbretërinë e Bashkuar, kjo është një ngjarje që duhet të merrni pjesë. Do të donim t’ju mirëpresim në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më 21 qershor në JW Marriott Grosvenor House London.
Shpresoj t’ju mirëpres më 21 Qershor dhe fat të mirë për të gjithë të nominuarit tanë!”
Faleminderit për vlerësimin!
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/photo/?fbid=421780683283265&set=a.135285635266106
https://www.facebook.com/share/p/wffsshdboncAytFA/
10 MAJ – DITA KOMBËTARE E DREJTËSISË
(10 Maj 2022)
Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë kreu i zyrës sonë, I nderuari, Kastriot Frasheri, avokat i njohur i së Drejtës Publike ishte i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype nga Fax News TV, për të folur për gjendjen e sistemit të drejtësisë 5 vjet nga implementimi i reformës në drejtësi…
“SPAK ka dështuar”, Frashëri flet për drejtësinë në vend: Gjendja është katastrofike, 8 muaj pritje për të zhvilluar një seancë
Per te ndjekur intervisten ju lutemi klikoni linkun ketu:
Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë ulim tarifat e shërbimit
(9 Maj 2022)
Studio Ligjore “Tirana Law Office-Frasheri Law Firm” në Ditën Kombëtare të Drejtësisë ka vendosur që gjatë kësaj jave 10-14 Maj 2022 të ulë tarifat e shërbimit me 50% për të gjitha shërbimet e saj profesionale që ofron duke u udhëhequr në veprimtarinë tonë nga parimi i Përgjegjësisë Sociale ndaj ne avokatët jemi të parët që ofrojmë për shtetasit shqiptarë shërbime juridike me tarifa të reduktuara!
Nuk është hera e parë që zyra jonë deklaroi, i Nderuari, Avokat Kastriot Frasheri , ndërmer një nismë të tillë duke reduktuar në maksimum tarifat e shërbimeve juridike për ti ardhur në ndihmë komunitetit ku jetojmë e punojmë.
Duke përfituar nga rasti sjellim në vëmendje të publikut traditën tonë të besimit ndaj avokatit, mirësisë, përgjegjësisë sociale dhe standardeve të larta profesionale që karakterizon misionin e zyrës sonë!
Fushat e Praktikës tonë fokusohen:
Në ligjin e brendshëm dhe ndërkombëtar.
Për më shumë informacion mbi shërbimet tona të avokatisë klikoni këtu: https://frasherilawfirm.com/fushat-e-praktikes/
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/LSrDrsY21ffdNapy/
New Year’s Message 2022 by The Honorable, Kastriot FRASHËRI, Attorney at Law, “FRASHËRI LAW FIRM”
(31 December 2021)
GËZUAR VITIN E RI 2022!
HAPPY NEW YEAR FROM GERMANY!
To read this message, please click the link here:
https://www.facebook.com/frasherilawfirm/videos/712656126348423
Mesazhi i Vitit të Ri 2022 nga i nderuari, Kastriot FRASHËRI, Avokati i Drejtësisë, FIRMA AVOKATI FRASHËRI
(31 Dhjetor 2021)
GËZUAR VITIN E RI 2022!
GËZUAR VITIN E RI NGA GJERMANIA!
Për të lexuar këtë mesazh, ju lutemi klikoni lidhjen këtu:
https://www.facebook.com/frasherilawfirm/videos/712656126348423
KRIZA E SISTEMIT TË DREJTËSISË NUK ZGJIDHET DUKE NDRYSHUAR HARTËN E GJYKATAVE
(30 Dhjetor 2021)
Ky ishte mesazhi kryesor që i drejtoi politikës dhe publikut, I nderuari Kastriot FRASHËRI, Avokat i së Drejtës Publike & Ndërkombëtare.
- Frashëri u shpreh më tej se kostot financiare do të rëndojnë tek xhepat e qytatarëve pasi avokatët do të shpenzojnë nga një ditë pune për çdo seancë gjyqësore për shkak të largësisë dhe ngarkesës për ti përfaqësuar në gjykatë…
Më poshtë mund të njiheni me opinionin e Të nderuarit Kadtriot FRASHËRI lidhur me Hartën e re të Gjykatave në Shqipëri dhe krizën që ka mbërthyer sistemin e drejtësisë në një intervistë në Skype nga Gjermania për Fax News TV.
Për të ndjekur këtë interviste, ju lutemi klikoni lidhjen këtu:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=967104927229968&id=141633979817906
https://www.facebook.com/share/v/6yQ4AuvjoCiAUDsk/
ÇMIMET EUROPIANE TË AVOKATËVE 2021
(2 Dhjetor 2021)
Këtë vit “Creme de la crème” e tregut ligjor evropian do ta luftojë për t’u kurorëzuar si Firma Evropiane e Vitit e Avokatëve, sot pasdite.
Sipas traditës Firmat ligjore, ekipet e brendshme dhe rrjetet e fimave ligjore konkurrojnë në 24 kategori, duke përfshirë vlerësime dhe çmime rajonale që festojnë më së miri në klasë në një sërë fushash praktike.
Në ceremoninë që do të mbahet virtualisht të mërkurën më 1 dhjetor në orën 14:00 GMT është ftuar të marë pjesë edhe I nderuari, Avokat Kastriot Frashëri, i cili përfaqëson studion e avokatisë “Tirana Law Office-Frasheri Law Firm”.
Vitin e kaluar, firma ligjore “Arendt & Medernach” e Luksemburgut fitoi çmimin si Firma Juridike Evropiane e Vitit, pasi mori çmimin “Benelux”.
Ndërsa firma ligjore “Baker McKenzie” fitoi çmimin si firmë ligjore globale e vitit, ndërsa partneri menaxhues i firmës finlandeze “Borenius”, Casper Herler, fitoi çmimin si Partner Menaxhues Evropian të Vitit.
Në fund juria vendosi:
Firma Ligjore Europiane e Vitit
FITUES:
Luther Rechtsanwaltsgesellschaft
HIGHLY COMMENDED:
Hengeler Mueller
Wiersholm
FINALISTS:
Asters
Castrén & Snellman Attorneys
Egorov Puginsky Afanasiev & Partners
Ellex
Gecić Law
Loyens & Loeff
Luther
McCann FitzGerald LLP
Portolano Cavallo
Schellenberg Wittmer
Schoenherr Attorneys at Law (SchönherrRechtsanwälte GmbH)
Uría Menéndez
Wolf Theiss
Luther është “Firma ligjore e vitit: Gjermani” dhe “Firma Ligjore Europiane e Vitit”
“Pozicionimi dinamik dhe strategjik i firmës ligjore ishte një faktor vendimtar në suksesin e Lutherit kundër të gjithë të nominuarve në “The Lawyer European Awards”. Luther Rechtsanwaltsgesellschaft u nderua në kategoritë “Firma ligjore e vitit në: Gjermani” dhe “E drejta evropiane”. Firma e Vitit”. The Lawyer European Awards 2021
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/YazQeq3PBPz86Jsd/
STUDIO LIGJORE “TIRANA LAW OFFICE-FRASHËRI LAW FIRM” VLERËSOHET ME ÇERTIFIKATËN E SIPËRMARRËSIT MË TË MIRË NGA “SOLVENT RATING BUSINESS INFORMATION”.
(11 Nëndor 2021)
STUDIO LIGJORE “TIRANA LAW OFFICE-FRASHËRI LAW FIRM”, është vlerësuar me Çertifikatën e Sipërmarrësit më të mirë në biznes” nga “Solvent Rating” me këtë motivacion: “Sipërmarrësi plotëson kriteret më të larta të Përsosmërisë së Biznesit dhe është në listën e Sipërmarësve më të suksesshëm në Shqipëri”.
Dëshirojmë të ndajmë me ju vlerësimin e “Solvent Rating” ndaj zyrës sonë të avokatisë se:
“Bazuar në analizën e rezultateve të biznesit, sipërmarrja juaj STUDIO LIGJORE “TIRANA LAW OFFICE-FRASHËRI LAW FIRM”, është në listën e 3% të kompanive shqiptare më të sukseshme që kanë fituar të drejtën për Çertifikatën e Sipërmarrësit më të mirë në biznes”.
Më poshtë po renditim kushtet e “Solvent Rating” që aplikojnë në përzgjedhjen e tyre:
Kriteret që duhet të plotësojë një Sipërmarrës për të marë Certifikatën e Sipërmarrësit më të mirë janë:
- Biznesi aktiv për më shumë se 3 vjet
- Biznesi pa çështje përmbarimore për më shumë se 3 vjet
- Bizneis pa probleme me sistemin gjyqësor
- Biznesi pa borxhe tatimore
Sikurse ju është komunikuar, ky Certifikim përmban vlera dhe benefite për biznesin tuaj, disa nga më të rëndësishmet janë:
- Është një produkt EGO që tregon arritjet tuaja menaxheriale për të qenë korrekt
ndaj të gjithë institucioneve shtetërore, kryesisht atyre financiare dhe sistemit
gjyqësor.
- Kurorëzimi i suksesit të Kompanisë tuaj me këtë Certifikim ju mban një hap më para
konkurencës, duke i treguar kompanive të tjera, konkurrenteve ose klientëve, që
Kompania juaj është një ndër më të mirat në Shqipëri dhe jo vetem.
- Ky Certifikim është një tregues që Ju jeni një nga kompanitë me aftësinë më të mirë
paguese.
- Biznesi juaj është cilësor, përgjegjës dhe profesional.
- Biznesi juaj është i besueshëm si për klientët ashtu edhe për bashkëpunëtorët tuaj.
- Nëpërmjet Akreditimit dhe Certifikimit online Certifikata.al, ju listoheni përkrah
emrave më të mirë të bizneseve të Ballkanit, duke u promovuar edhe përtej
territoreve të Shqipërise dhe përmes kësaj i ofroni mundësi biznesit tuaj të krijojë
mundësi bashkëpunimi edhe me biznese të ngjashme të suksesshme.
- Deri me sot numërohen mbi 700 kompani shqiptare të certifikuara, dhe mbi 1500 në
proces certifikimi on going. (http://certifikata.al/)
- Kjo Certifikatë nuk garanton cilësinë e produktit sikurse certifikimi ISO, por është një
shpërblim për rezultatet tuaj të arritura manaxheriale duke u bazuar ne kriteret e
likuiditetit dhe kredibiliteti.
Çertifikata është një Dokument që mund ta përdorni si:
- Garanci financiare për kredimarrje në institucionet financiare.
- Në sistemin e Prokurimeve dhe Tenderimeve të ndryshme
- Tregues të ecurisë së biznesit në ballafaqimet me partnerë shqiptarë dhe të huaj.
- Dokument për aplikime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit (Panaire apo Ekspozita
të ndryshme).
- Tregues të aftësisë drejtuese të biznesit në Ambasada të ndryshme, kryesisht aplikime
per vizë.
- Një vlerë e shtuar në CV e biznesit tuaj.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/vCkG5rrzbj3S44aa/
Workshop: PËR RRITJEN E ROLIT TË SHOQËRISË CIVILE NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT
(29 Korrik 2021)
Me pjesëmarrjen e të Nderuarit Kastriot Frashëri, Avokat.
Për të ndjekur këtë workshop, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.youtube.com/live/YwieoEXfK6I?si=PEAtFOBDNXpZRL-7
Workshop: INCREASING THE ROLE OF CIVIL SOCIETY IN THE FIGHT AGAINST CORRUPTION
(July 29, 2021)
With the participation of the Honorable Kastriot Frashëri, Lawyer.
To attend this workshop, please click the link here:
https://www.youtube.com/live/YwieoEXfK6I?si=PEAtFOBDNXpZRL-7
Modern Governance Europe Event 2021
(17 Qershor 2021)
Frashëri Law Firm is here!
Samiti “Qeverisja Moderne Evropë-2021
Kryefjala angleze: Kërkesat e reja bëjnë thirrje për udhëheqje transformuese
Ndërsa kompanitë po dalin nga pandemia, ato po shohin përpara në një botë të ndryshuar: rreziqe të rritura, detyrime evoluese të pajtueshmërisë, pritje të ngritura të palëve të interesuara dhe kontroll të shtuar në çdo fushë të biznesit. Ndërsa organizatat po përballen me këtë peizazh të zhvendosur, nevoja për qeverisje moderne nuk ka qenë kurrë më urgjente sesa sot. Suksesi në këtë epokë transformuese do të varet nga drejtuesit në çdo nivel të organizatës që janë të gatshëm të shtyjnë iniciativat ESG, të krijojnë sinergji operacionale, të mprehin kufijtë e tyre të rrezikut dhe të pajtueshmërisë dhe të drejtohen më shumë nga qëllimi – jo vetëm brenda mureve të tyre, por përmes një fuqie punëtore të shpërndarë dhe në të gjithë komunitetet e tyre.
Bashkohuni me ne në samitin e Qeverisjes Moderne në Evropë 2021 ku do të njiheni dhe prezantoni seancat e udhëheqjes së mendimit që mbulojnë këto tema kritike që formësojnë të ardhmen e qeverisjes moderne. Mr. Liam Healy do të ndajë gjithashtu per auditorin se si kompania më e madhe në botë GRC Saas, Diligent, po ndërton sistemin e ri operativ të përgjegjësisë së korporatës për t’ju mundësuar të përshpejtoni transformimin dixhital dhe të dilni më të fortë në krahun tjetër.
Frashëri Law Firm është këtu!
Për të ndjekur këtë, ju lutemi klikoni linkun këtu:
Frashëri Law Firm pjesëmarëse në Samitin Qeverisja Moderne e Evropës-2021
(17 June 2021)
Sot do të mbahet Samiti ndërkombëtar mbi Qeverisjen Moderne në Europë (Modern Governance Europe) 2021. Në këtë takim është ftuar të marrë pjesë edhe, I nderuari, avokat Kastriot Frashëri, i cili përfaqëson Firmën Ligjore Frashëri.
Transparenca, respekti, integriteti i lartë moral dhe profesional dhe përpikmëria janë të gjitha pjesë e kulturës së studios sonë ligjore që bëjnë diferencën, duke u identifikuar çdo ditë si një firmë ligjore ndërkombëtare.
Firma Ligjore Frashëri pjesëmarëse në Samitin Qeverisja Moderne e Evropës-2021
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
BESIMI NË QEVERISJE 2020 – SIPAS PERCEPTIMIT TË OPINIONIT PUBLIK
(9 Qershor 2021)
Sot, Av. Kastriot Frashëri, kreu i studios ligjore “Tirana Law Office – Frasheri Law Firm”, mori pjesë në prezantimin e gjetjeve të Sondazhit të Opinionit Publik “Besimi në Qeverisje 2020” në Shqipëri, me pjesëmarrjen e partnerëve qeveritarë dhe ndërkombëtarë, studiues dhe ekspertë, dhe e hapur për median, të mërkurën, më 9 qershor 2021, ora 10:00.
Ky është viti i tetë radhazi që IDM zhvillon Sondazhin e Opinionit mbi Besimin në Qeverisje në Shqipëri (2013–2020) me mbështetjen e hershme të UNDP dhe këtë vit me Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim (ADC) si kontribues kryesor.
Sondazhi u krye gjatë muajve nëntor-dhjetor 2020, duke përdorur një kampion përfaqësues kombëtar prej 2500 të anketuarve. Gjetjet ofrojnë njohuri mbi bindjet, perceptimet dhe qëndrimet e publikut për disa çështje, të tilla si besimi në entitetet publike, transparenca institucionale dhe përgjegjshmëria, niveli i korrupsionit, kënaqësia me shërbimet publike të ofruara, angazhimi i qytetarëve në politikë dhe vendimmarrje, dhe zbatimi i ligjeve dhe politikave jodiskriminuese. Dy fusha të reja lidhur me reagimin ndaj tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë Covid-19 janë gjithashtu të përfshira në këtë botim.
P.S. Nëse do të dini perceprimin e publikut për Implementimin e Reformes në Drejtësi:
28% e te anketuarve shprehen e pazbatueshme.
53% e tyre shprehen Nuk besojnë
17% e tyre janë optimists…
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/MKuxvBcYgfVbPxUE/
Firma Ligjore Frashëri mer pjesë në “Takimi i Juristëve në Diasporë”
( 7 Qershor 2021 )
Kemi kënaqësinë të informojmë se sot Av. Kastriot Frashëri, kreu i studios ligjore “Tirana Law Office – Frasheri Law Firm”, do të marë pjesë në “Takimi i Juristëve në Diasporë” . Ky aktivitet mbahet sot më datë 7 qershor 2021, takim i cili do të zhvillohet në Tiranë, nëpërmjet platformave online për folësit nga diaspora dhe pjesëmarrjes fizike për folësit nga Shqipëria, në zbatim të protokolleve anti-covid.
Duke vlerësuar rëndësinë e jashtëzonkshme të shkëmbimit të eksperiencave profesionale mes profesionistëve shqiptarë kudo në botë dhe vendit të tyre të origjinës, shpresojmë që ky takim të jetë një hap i parë për konsolidimin e një mardhënieje të shëndoshë mes komunitetit të avokatëve në botë.
Takimi organizohet nga Agjencia Kombëtare e Diasporës me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.facebook.com/share/p/qcpgjG3hWQH19x3X/
10 MAJ – DITA KOMBËTARE E DREJTËSISË
Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, avokatët kërkojnë konsolidimin e rolit të avokatit në Shqipëri
(10 Maj 2021)
Sot në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, avokatI ynë, I nderuari Kastriot Frashëri, ka reaguar duke shpalosur jo vetëm një pjesë të arritjeve tona, por edhe disa nga problemet kryesore me të cilat përballen avokatët sot në veprimtarinë e tyre.
Ne shpresojmë se kjo përpjekje e sinqertë e avokatit tonë të nderuar ti shërbejë komunitetit të avokatëve në të ardhmen për ushtrimin e veprimtarisë së tij për ti ofruar personit që përfaqëson ndihmën juridike të nevojshmepër, si dhe t’i siguruar publikut, përmes tij, ndihmën juridike të nevojshme.
Opinionin e Av. Kastriot Frashëri mund ta lexoni këtu:
10 Maj – Dita Kombëtare e Drejtësisë – Intervistë në RTV ORA dhe ORA NEWS TV: Frashëri: Vetingu i ka futur të gjithë gjyqtarët e prokurorët në një ‘thes’
( 9 Maj 2021)
Avokati Kastriot Frashëri, një ditë para Ditës Kombëtare të Drejtësisë, thotë se avokatët përballen me një sërë problematikash.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja, shprehet se duhet të përmirësohet klima e bashkëpunimit mes avokatëve dhe sistemit të drejtësisë.
“Problematikat që përballen sot avokatët janë të shumta, jo vetëm kriza që ka sistemi I drejtësisë, e shtuar me pandeminë dhe rënien e ekonomisë, por ne ndeshemi më një sërë problemesh që nga ana e institucioneve politikë-bërëse, dhe parlamenti. Duhet të përmirësohet klima mes e bashkëpunimit ndërmjet avokatëve dhe sistemit të drejtësisë, dhe ajo që kemi problem është administrata publike pasi kjo e fundit refuzon me një arrogancë që të përmbushë kërkesat e avokatëve.”
Ai ka komentuar dhe reformën në drejtësi, ku sipas tij ka pasur anë pozitive dhe negative. Ai thotë se janë larguar shumë gjyqtarë dhe prokurorë që nuk duhet kurrsesi të largoheshin kurrsesi nga drejtësia.
“Në kemi më shumë se 4 vjet dhe kemi parë rezultatet e para . Nga njëra ka gjëra pozitive sepse janë larguar nga sistemi një numër gjyqtarësh që kanë të bëjnë me humbjen e besimit te drejtësia dhe nga ana tjetër ne jemi përballur sepse nga drejtësia janë larguar gjyqtarë dhje prokurorë të cilët, nuk duhej të largoheshin kurrsesi nga sistemi I drejtësisë.
Për të lexuar këtë intervistë, ju lutemi klikoni linkun këtu:
https://www.youtube.com/watch?v=vdlZZGZknww
PSE AVOKATURA E SHTETIT KA PËRZGJEDHUR FOLEYHOAG LAW FIRM E VLERËSUAR KËTË VIT SI VENDI MË I MIRË PËR TË PUNUAR LGBTQ PËR TË PËRFAQËSUAR SHQIPËRINË NË GJYKATËN E ARBITRAZHIT (ICSID) NDAJ SIPËRMARËSIT ITALIAN FRANCESCO BECCHETTI?
(4 Pril 2021)
Shqipëria ka humbur përfundimisht dy ditë mê parë gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, INTERNATIONAL CENTER FOR THE SETTLEMENT OF INVESTMENT DISPUTES (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Ky dënim cilësohet për vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.
Për t’u përfaqësuar në procesin e ankimimit, Avokatura e Shtetit e Republikës së Shqipërisë kishte përzgjedhur studion amerikane, Foley Hoag. Ndërsa përballë saj, sipërmarrësi italian Becchetti, përfaqësohej nga dy studio të mëdha ligjore, Debevoise & Plimpton, me seli në New York, dhe Quinn Emanuel Urquhart & Sullivan, me seli në Paris dhe New York.
Nëse shihni rankimin dhe vlerësimin e firmës së përzgjedhur nga qeveria shqiptare do të mësoni se Firma Ligjore Foley Hoag ndër të tjera ka marë vjet një çmim Tipping the Scales nga Aleanca e Diversitetit dhe Fleksibilitetit në njohjen e përkushtimit ndaj diversitetit dhe përfshirjes brenda partneritetit të firmës.
Kolegët tanë të FoleyHoag ofrojnë përfaqësim pro bono në shumë lloje të ndryshme të çështjeve, duke përfshirë imigracionin, dhunën në familje, të drejtat civile, mbrojtjen penale, arsimin, ligjin jofitimprurës, përgjegjësinë shoqërore të korporatave dhe pronësinë intelektuale.
Po ashtu, nga informacionet që disponojmë mësojmë se Firma Ligjore Foley Hoag, siguroi këtë vit një renditje të përsosur në Indeksin e Barazisë së Korporatave të Fushatës së të Drejtave të Njeriut -2021. Kjo pasi bizneset që arrijnë një vlerësim prej 100 përqind në raportet e tyre njihen nga Fushata e të Drejtave të Njeriut si: “Vendi më i mirë për të punuar për barazinë LGBTQ. Për më shumë informacion rreth FoleyHoag ju lutem klikoni këtu: https://foleyhoag.com/our-firm/rankings-and-accolades
Qeveria shqiptare përmes Avokaturës së Shtetit arriti të tregonte edhe një herë në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare kujdesin dhe sensibilitetin që ajo tregon ndaj komunitetit LGBT, duke i dhënë mundësi të mbrojë përpara gjykatave ndërkombëtare të arbitrazhit jo vetëm mullaqet e saj por edhe financat e saj publike.
Një punë e shkëlqyer e ekipit qeveritar që përveç dashurisë ndaj ylberistëve mbart edhe një faturë 110 milion euro!
Suksese, suksese!
I pafshim hajrin!
Për të lexuar këtë lajm, ju lutemi klikoni linkun këtu:
LEGALWEEK INTERNATIONAL FORUM
“Frashëri Law Firm”, firma e parë ligjore shqiptare që merr pjesë në Legalweek
(4 Shkurt 2021)
Frashëri Law Firm është firma e parë ligjore shqiptare që mer pjesë në Legalweek.
Prej datës 2-4 Shkurt 2021 po zhvillohet ngjarrja më e madhe online në fushën e profesioneve të ligjit e njohur si Java Ligjore. Por çfarë është në vetëvete Legalweek (viti) që ka mbledhur së bashku një komunitet të madh profesionistësh ligjorë nga mbarë bota në një seri prej 5 ngjarjesh inovative ligjore virtuale që do të trajtojnë ndryshimin e peizazhit ligjor dhe premton se do të sigurojë njohuri të veprueshme për të ndihmuar udhëheqësit ligjorë të ristrukturojnë, rindërtojnë dhe ri-gjallërojnë firmat e sotme ligjore dhe departamentet ligjore. Për të mësuar më shumë rreth këtij eventi ne pyetëm një prej pjesëmarrësve të kësaj ngjarrje ligjore avokatin e mirënjohur, të nderuarin, Kastriot Frashëri, i cili përfaqëson në këtë event firmën e tij ligjore “Tirana Law Office-Frashëri Law Firm” (TLO-FLF), i cili u shpreh se “Seria virtuale Legalweek (viti) synon të shërbejë si spirancë për komunitetin ligjor gjatë një kohe të paparë nën efektet mbërthyese të izolimit pandemisë globale të COVID-19, si dhe një udhëzues gjatë gjithë vitit të ardhshëm për të informuar profesionistët ligjorë për trendet në zhvillim, teknologjinë ligjore më të përparuar dhe analizën e ekspertëve të ndërrimeve tektonike në industri”.
Secila prej ngjarjeve virtuale të Legalweek (vit) që do të zhvillohen gjatë këtij viti do të trajtojë tema të tilla si: Automatizimi Ligjor, eDiscovery & Shkenca e të Dhënave, Operacionet Ligjore, Strategjitë Ligjore të Biznesit, Procedimi Gjyqësor dhe Shkenca e të Dhënave, Privatësia e të Dhënave dhe Siguria CyberSecure, Shërbimet Ligjore Alternative, Menaxhimi i Praktikave duke përdorur depertimin e thelluar në dokumenacion të teknologjisë më të fundit në fushën e AI, që do t’u ofrojnë të pranishmëve njohuri unike për atë që do të vijë më tej në peizazhin ligjor, të nxitur nga angazhimi i tyre i thellë në industri. Ngjarjet e Javës Ligjore (vit) do të zhvillohen në datat e mëposhtme në 2021: 2-4 Shkurt, 16 Mars, 13 Prill, 11 Maj dhe 13-14 Korrik.
Por cili është përfitimi, rrjedhojë e këtij zhvillimi të përdorimit të teknologjisë së lartë në sektorin e ligjit që mund të ketë Firma Ligjore Frashëri, dhe jo vetëm? Zoti Frashëri, përgjigjen e kësaj pyetje dëshiroi ta shprehë përmes fjalëve të z. Jason Edwards, Zv/President Rajonal, Sales – West, i cili i është drejtuar përmes një letre kreut të kësaj firme, avokatit, të nderuarit, Kastriot Frashëri, konkretisht: “Përshëndetje Kastriot, Ashtu si ju, unë jam i ngazëllyer që do të marr pjesë në Legalweek javën e ardhshme. Ngjarja online e këtij viti shënon një vit nga ngjarja e fundit personale dhe kur mësova për herë të parë për COVID-19. Pra, shumë prej asaj se si e bëjmë biznesin kanë ndryshuar që nga ajo kohë. Teknologjia ligjore, si shumica e gjërave sot, vazhdon t’i përshtatet ndryshimit të peizazhit të profesioneve tona”…. “Unë do të doja t’ju tregoja se çfarë mund të bëjë Agiloft për ju. Mos ngurroni të sugjeroni një kohë për t’u takuar ose thjesht të ndaleni në stendën tonë”.
Avokat Kastriot Frashëri është një avokat i spikatur brenda komunitetit të avokatit brenda dhe jashtë vendit dhe ka kontakte me dijetarë të shquar në shumë vende të botës dhe intervistohet rregullisht nga shtypi dhe TV kryesore dhe ftohet periodikisht të flasë në Parlamentin shqiptar, Universitete të huaja dhe qendra të njohura ndërkombëtare me ndikim në politikat globale, Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe ngjarjet diplomatike në lidhje me çështjet e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit.
Për sa i përket përfitimeve të Shqipërisë nga përdorimi i teknologjisë së avancuar në profesionet ligjore zoti Frashëri, u shpreh më tej se “ne kemi punuar shumë jo vetëm per rritjen e standardeve profesionale, por edhe për konsolidimin e rolit të avokatit përmes studios ligjore “Frashëri Law Firm”, kjo falë edhe kualifikimeve, përvojës dhe eksperiencës profesionale të deritanishme na ka bërë të vlerësohemi nga disa institucione prestigjoze ndërkombëtare të cilat na kanë besuar për ti përfaqësuar ata në Shqipëri. Kjo arritje profesionale na bën shumë të lumtur. Kjo nuk është mungesë modestie, por një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për mua, por edhe përfituese për Shqipërinë. Ndaj ne do të vijojmë të investojmë në këtë fushë”.
Tashmë është fakt që Firma Ligjore Frashëri prej vitit 2004, ka mbështetur në shërbimet e saj ligjore jo vetëm qytetarë shqiptarë, por edhe shtetasit e huaj dhe disa kompani biznesi VIP. Transparenca, respekti, integriteti i lartë moral dhe profesional dhe përpikmëria janë të gjitha pjesë e kulturës së kësaj studioje ligjore që bëjnë diferencën.
Për më shumë information ju lutem kliko këtu:
https://kohajone.com/frasheri-law-firm-firma-ligjore…/
https://sot.com.al/…/frasheri-law-firm-firma-ligjore…
https://www.cna.al/…/frasheri-law-firm-firma-ligjore…/
https://vizion.com.al/frasheri-law-firm-firma-ligjore…/
https://alb-spirit.com/…/frasheri-law-firm-firma…/
Mesazhi i Vitit të Ri 2021 nga i nderuari, Avokat Kastriot FRASHËRI, “FRASHËRI LAW FIRM”
(4 January 2021)
Ndërsa përcollëm vitin 2020, është koha të rikujtojmë arritjet që kryem së bashku.
Viti 2020 që sapo lamë pas dihet se ishte një vit i vështirë për këdo në të gjithë botën për shkak të pandemisë globale të COVID-19, por ne nuk kemi ndenjur të mbyllur në shtëpi apo në zyrë, por kemi vrapuar mes miqve, kolegëve nga mbarë kontinenti përmes webinareve dhe kemo punuar shumë jo vetëm per rritjen e standardeve profesionale, por edhe per konsolidimin e studios ligjore “Frashëri Law Firm”, kjo falë edhe kualifikimeve, përvojës dhe eksperiencës profesionale të deritanishme na ka bërë të vlerësohemi nga institucione prestigjose ndërkombëtare të cilat na kanë besuar për ti përfaqesuar ata në Shqipëri. Kjo arritje profesionale na bën shumë të lumtur. Kjo nuk është mungesë modestie, por një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për mua, por edhe për Shqipërinë!
Së pari, në mesin e këtij viti ne kemi marë Exclusivitetin e përdorimit në Shqipëri të Platformes së Inteligjences Artificiale per Profesionin e Avokatit me këtë platformë ne sot jemi në gjendje që të analizojmë dhe shqyrtojmë dokumentetet, sado voluminoze të jënë ato brenda 1 ore, te gjejme gabimet apo falsifikimet në dokumente, si dhe mund të ndihmojmë shtetin shqiptar të mos humbë më në gjykatat ndërkombëtare, nëse do të kërkojnë asistencën tonë përpara lidhjes së kontratave.
Së dyti, ne kemi marë Exclusivitetin e përdorimit në Shqipëri të Shërbimeve në Fushën e biznesit dhe taksave, Auditit dhe Kontabilitetit nga SFAI Global. SFAI rankohet e 10 në botë në fushën e këtyre shërbimeve dhe punon me standardet më të larta profesionale të International Federation of Accountants- IFC. Tashmë SFAI Albania është prezent në Shqipëri dhe shumë shpejt kjo do të bëhet pjesë e shërbimeve tona profesionale si njè instrument i certifikuar global.
Ne ndihemi të lumtur dhe kreanarë për arritjet dhe vlerat që mbartim dhe do të vijojmë të jemi të përkushtuar ndaj të gjithë klentëve dhe partnerëve tanë për t’u siguruar atyre shërbime të integruara me standardet më të larta profesionale. Kjo dëshmohet nga aritjet tona të cilat janë vlerësuar jo vetëm nga miqtë por edhe nga publiku i gjerë.
Ju uroj një Vit të mbarë, suksese në punë dhe lumturi në familjet tuaja!
Gëzuar!
Kliko këtu për të parë mesazhin: https://youtu.be/y8-9Ju6c-kM
A funksionoi vettingu në Polici?
(13 Dhjetor 2020)
Tani Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) pritet të shndërohet në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore
Avokat Kastriot Frashëri i përgjigjet interesimit të medias.
Kliko linkun më poshtë për t’u njohur me opinionin e zotit Frashëri:
https://shqiptarja.com/…/shcba-bwhet-agjencia-e…
10- MAJ: DITA KOMBËTARE E DREJTËSISË
(11 May 2020)
Dje në Ditën e Drejtësisë i nderuari, Avokat Kastriot Frashëri kreu i Tirana Law Office – Frasheri Law Firm ishte LIVE në Fax News TV për të folur jo vetëm për këtë ngjarje qē me sa duket vetëm ne dhe Presidenti i Republikës e kemi përkujtuar, por edhe për Pandemine e Sistemit të Drejtësisë, problemet dhe sfidat e profesionit të Avokatëve në të ardhmen. Ndërsa sot, meqënëse dje nuk ka patur botim të gazetave, do të gjeni të botuar në shtyp ne gazeten “Sot” dhe dhe CNA një analizë të jashtëzakonshme të zotit Frashëri mbi këto probleme…
Klikoni këtu, për të ndjekur intervistën:
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/193053018358711/ ose
https://www.faxweb.al/problemet-ne-sistemin-ne-drejtesi…/
10 Maj-DITA KOMBËTARE E DREJTËSISË – EDITORIAL
(11 May 2020)
Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë i nderuari, Avokat Kastriot Frashëri i ka kushtuar kësaj ngjarrje një analizë të jashtëzakonshme jo vetëm mbi problemet e sistemit të drejtësisë por edhe për problemet dhe sfidat e profesionit të Avokatëve në të ardhmen të botuar në shtyp në gazetën “Sot” dhe dhe City News Agency (CNA).
Klikoni këtu, për të lexuar: Pandemia e Sistemit të Drejtësisë, sfidat dhe problemet që përballen sot Avokatët: https://www.cna.al/…/pandemia-e-sistemit-te-drejtesise…/
Klikoni këtu, për të lexuar: Kriza e sistemit të drejtësisë, problemet dhe sfidat e profesionit të avokatisë: https://sot.com.al/…/kriza-e-sistemit-te-drejtesise…
10 – MAJ, DITA KOMBËTARE E DREJTËSISË
(10 Maj 2020)
Kriza e Sistemit të Drejtësisë, problemet dhe sfidat e profesionit të Avokatisë pas Pandemisë globale së COVID-19
Nga Av. Kastriot FRASHËRI*
E X C L U S I V E
Dita Kombëtare e Drejtësisë njihet si dita kur qeveria e parë e Shqipërisë së pavarur nën drejtimin e Ismail Qemalit më 10 maj 1913, miratoi Ligjin e Jurisë, mbi ngritjen e gjykatave qysh nga themelimi i shtetit. Sot ne kujtojmë nga historia e jurisprudencës shqiptare se gjykatat e para të shtetit shqiptar ishin ndërtuar me juri qytetare, njëlloj si funksionojnë sot në sistemin anglo-sakson, ku për të shmangur korrupsionin vendimin gjyqësor e merrnin juritë e qytetarëve në një seancë gjyqësore të pandërprerë brenda ditës, pa e zgjatur vendimin për ditë a muaj me radhë si ndodh rëndom sot këtu, ku çështjet gjyqësore duan vite të përfundojnë. Më pas, sistemi gjyqësor por dhe ai i drejtësisë në Shqipëri është riorganizuar në formate të ndryshme, në varësi të vullnetit të klasave politike të kohës, që kanë sunduar sipas modelit të tyre këtë vend.
Si rrallë ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar, sot, sistemi i drejtësisë gjendet i paralizuar prej tre muajsh, jo vetëm nën efektet e pandemisë globale të shkaktuar nga COVID-19, por edhe me një Gjykatë Kushtetuese ku nga 9 anëtarë ka vetëm 3 anëtarë të ligjshëm dhe Gjykatë të Lartë të Shqipërisë prej mëse dy vjetësh jo funksionale, të cilave nuk është çudi tu shtohen pas disa muajve edhe Gjykatat e Apelit të Republikës për shkak të politikave të gabuara që kanë ndjekur politikëbërësit e reformës dhe zbatuar vendimmarrësit që administrojnë drejtësinë. Në këtë kontekst kur flasim për historinë e drejtësisë shqiptare dhe sfidat aktuale të saj nuk mund të mos vlerësojmë kërcënimet dhe rreziqet e saj të cilat dihet se do të ndikojnë dukshëm jo vetëm në performancën e saj, por ajo që na bën përgjegjës në një bashkëfajësi është fakti që jemi përpara një Drejtësie të vonuar e cila është drejtësi e mohuar, pra, me pak fjalë sot sistemi demokratik i vendit tim e ka kthyer në normë sjelljeje drejtësinë e dhunuar.
Ashtu siç e kam theksuar shpesh herë, reforma e shumëpritur në sistemin e drejtësisë së kalbur që kishte vite që pushteti gjyqësor ishte kthyer në një Noter në duart e feudalëve që kanë mbretëruar gjatë gjithë këtij tranzicioni të tejzgjatur në këtë vend për të certifikuar përmes vendimeve gjyqësore pafajësinë e krimit të kryer dhe kriminelët e lidhur pas tyre, duket që kërkon vite për të provuar rezultatet e saj. Si një nga mbështetësit e parë të reformës në drejtësi më duhet të vlerësoj me objektivitet në vitin e saj të katërt, dy anët e saj pozitive dhe negative që ka prodhuar. Pra, ana e mirë e saj është fakti se, nga kjo reformë janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë një numër i madh i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Nga ana tjetër, përmes standardeve të dyfishta në dhënien e vendimeve nga organet e vettingut janë larguar nga sistemi edhe gjyqtarë e prokurorë me integritet moral e profesional të njohur që kurrësesi nuk duhet të ishin larguar. Kjo e bën akoma më të dyshimtë reformën kur gjetjet e organeve të kontrollit që kryejnë verifikimin e pastërtisë dhe pasurisë së subjekteve të rivlerësimit kalimtar në shumicën e rasteve kanë shkarkuar gjyqtarë e prokurorë për pasuri që sipas kalemit të kontabilitetit vettingas shkojnë ndërmjet 10-20 mijë euro në mbi 20 vjet karrjerë. E kundërta do të ishte pozitive dhe e admirueshme sikur gjetjet e tyre të konsistonin në pasuri dhe të ardhura të fshehura që do të rezultonin në disa qindra mijëra apo miliona euro dhe do të dëshmonin pastërtinë e figurës së korruptuar. E përkthyer ndryshe KPK duket që po fsheh korrupsionin e tyre duke i servirur publikut gjetje qesharake të cilat mund ti disponojë çdo shtetas i Shqipërisë. Fakti që reformimi i drejtësisë mbështet në vendimmarrjen e pesë njerëzve pa u futur në lidhjet apo bindjet e tyre politike e bën jo vetëm të dyshimitë por edhe të kritikueshme rezultatin e kësaj reforme. Me aplikimin e këtyre standardeve shumë shpejt vetëm çështje dy-tre muaj, ashtu siç e kam theksuar pak kohë më parë, do të kemi mbylljen e gjykatave të apelit të Shqipërisë pasi të gjithë gjyqtarët e saj po shkarkohen njëri pas tjetrit përmes këtyre standardeve të papranueshme nga organet e vettingut. Kjo do ta thellonte më tej krizën e sistemit të drejtësisë në vend dhe do të paralizonte në të ardhmen e shpejtë edhe veprimtarinë e avokatëve të Shqipërisë. Për fat të keq, nuk shohim asnjë përpjekje në horizont nga ana e atyre që janë zgjedhur të administrojnë drejtësinë dhe për më tepër nga mazhoranca qeverisëse. Duket që qeveria është e kënaqur me disa takime virtuale që organizon me aktorë periferikë që nuk kanë asnjë lloj lidhje me sistemin e drejtësisë për të siguruar me gjasa këndvështrime mbi reformën në drejtësi dhe rolin e saj në procesin e integrimit, të cilat të japin përshtypjen se qeveria bën monolog me vetveten. Kjo do të thotë se Ministria e Drejtësisë është më shumë e preokupuar për Javën Europiane se sa për Ditën e Drejtësisë të vendit të saj!
Si një avokat i njohur i së Drejtës Publike me një karrierë mbi 15 vjeçare në fushën e jurisprudencës në mbrojtje të së drejtave kushtetuese dhe ligjore të shtetasve, por edhe të interesit publik përmes publicistikës dhe angazhimit të gjatë rreth tre dekada në shoqërinë civile e ndjej si obligim moral e profesional se duhet të jemi të vetëdijshmëm sot në Ditën Kombëtare të Drejtësisë për sfidat e së ardhmes në profesionet legale.
Në këtë kontekst, duke qenë se sistemi i drejtësisë së një vendi jo vetëm nuk mund të kuptohet, por as dhe nuk mund të funksionojë pa rolin e avokatit në proces e shohim me interes të ndalemi në sfidat e së ardhmes së pandemisë globale të COVID-19 dhe ndikimi i saj në profesionet legale.
Dihet se Avokatia në Republikën e Shqipërisë është profesion i lirë, i pavarur, vetërregulluar dhe i vetëdrejtuar. Në ushtrim të profesionit të tij, bazuar në nenin 2, 3, 6, 8, 10, 11, 12 dhe 25 të ligjit Nr 55 /2018 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, Avokati udhëhiqet vetëm nga ligji, Statusi dhe Kodi Etik. Avokati mund ta ushtrojë profesionin e tij në të gjithe territorin e Republikës së Shqipërisë dhe përpara çdo gjykate, prokurorie ose organi të administratës publike. Në këtë kontekst, në përmbushje të veprimtarisë tonë, ashtu sikundër e kemi theksuar edhe më parë, hasim çdo dite e më shumë vështirësi sidomos jo vetëm përpara organeve të administratës publike, por edhe në shërbimet publike dhe çështjet noteriale. Rastet dhe shembujt që pengojnë veprimtarinë tonë janë të shumtë, por ne nuk do të ndalemi këtu për të renditur problemet dhe emrat e institucioneve të shtetit që në kundërshim me ligjin bëhen pengesë në përmbushjen e detyrës së avokatit, pasi për këtë çështje ne kemi sensibilizuar në kohë Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë, lidhur me pengesat në veprimtarinë tonë të përditëshme në ushtrim të detyrës, por edhe për gjithë atë energji të panevojshme që shpenzojmë nëpër institucione të ndryshme për të punuar, kërkuar apo rivendosur të drejtat tona të ligjshme. Nisur nga ky realitet i paparanueshëm, kërkojmë me forcë sot në Ditën e Drejtësisë nga qeveria të garantojë ligjërisht dhe praktikisht, jo vetëm ushtrimin e profesionit të avokatit dhe të së drejtave të tyre, por dhe mbrojtjen e integritetit të veprimtarisë së avokatit pranë çdo organi që kanë në vartësi.
I rendita këto çështje, me qëllimin për t’u njohur publiku jo vetëm me problematikën që ndeshim por edhe me të ardhmen e rolit të profesionit të avokatit në Shqipëri në kushtet kur janë rreth 2470 avokatë aktivë që ushtrojnë rregullisht këtë detyrë ndërkohë që numri maksimal i çështjeve gjyqësore në një vit është rreth 24.000. Në kushtet kur nga godinat pompoze në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe atë “Zogu i I” që “de jure” përfaqësojnë shtetin e së drejtës apo më saktë garantojnë sundimin e ligjit vijnë sinjale ngazëlluese të herë pas herëshme se po pastrohet drejtësia nga të korruptuarit. Nuk mund të mburemi me faktin se po zbrazen gjykatat apo prokuroritë në emër të të korruptuarve. Nuk është arritje kjo ndërsa numri i dosjeve të çështjeve të qytetarëve të këtij vendi bëhen male dhe godinat e gjykatave tona kthehen në miniera ari për matrapazët e drejtësisë. A e dini se numri i çështjeve që presin të gjykohen prej dy vitesh në Gjykatën e Lartë është 35.000 dosje dhe kjo gjykatë ka vetëm 3 anëtarë nga 19 që duhet të kishte?! Po ashtu, në Gjykatën Administrative të Apelit të Republikës presin të shqyrtohen rreth 13.000 çështje administrative ndërsa numri i gjyqtarëve pritet të bjerë në muajt e ardhshëm rrjedhojë e procesit të vettingut! Ndërsa Gjykata e Apelit të Tiranës ka mbetur me 14 gjyqtarë nga 31 që duhet të ketë, ku për nga problematika dhe kjo gjykatë nuk bën dallim nga të tjerat, ndaj mbeten në pritje të shqyrtohen disa mijëra çështje që presin, e presin… Ndërkohë që rendimenti i fshesës së hekurt që fshihet në duart e atyre burrave që kontrollojnë gjithshka në këtë drejtim po ecën me shpejtësi në anën tjetër nuk shohim asnjë përpjekje se si do të plotësohet ky vakum i krijuar që godet rëndë funksionimin e organeve të drejtësisë përveç përpjekjes për t’u përshëndetur të qeverisë Amerikane, e cila nënëshkroi pak ditë më parë më 29 prill Marrëveshjen e Mirëkuptimit ndërmjet KLGJ dhe USAID përmes Projektit “Drejtësi për të Gjithë”, në mbështetje të Gjykatës së Lartë për përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura. Ku sipas, burimeve amerikane, kjo marrëveshje synon që përmes një ekipi të veçantë me avokatë të zotë që do të punësohen pranë kësaj gjykate me qëllim për të ndihmuar gjykatësit të marin vendimet sa më shpejt për uljen e numrit të çështjeve që presin të gjykohen. Pra, më në fund duket se ekziston vetëm një përpjekje e shkëlqyer dhe që është për t’u përshëndetur ajo e Ambasadës së SHBA në Tiranë për zbatimin e plotë dhe në kohë të këtyre reformave, pasi për ta Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.
It is not without reason that I emphasized above that the Bar in the Republic of Albania, according to the law, is a free, independent, self-regulated and self-directed profession. It, together with the Prosecutor’s Office and the Court, are an integral part of the justice system. The title “Lawyer” is acquired through a fixed procedure and can be enjoyed throughout a lifetime of career with pride and dedication in society. Consequently, as a lawyer, researcher and well-known civil society activist with a long public activity widely covered by the media, I am deplored by the way in which these entities dare to knowingly alienate the rights and duties of the lawyer, and to knowingly hinder him in the exercise of his profession. It is time to know who are the inspirers and masters who not only cover their acts, but also the punishment? I am aware and have contacts that hundreds of lawyers are treated this way! Therefore, it is the immediate duty of the government, when these barriers are artificially erected by irresponsible individuals in the institutions in its administration, to ensure the integrity and activity of the lawyer to provide the public, through him, with the necessary legal assistance, by strengthening the role of the legal profession in Albania.
The justice system is the foundation of the rule of law, so I call on young law school students to follow the best tradition of Albanian justice and be inspired by its most prominent models, leaving aside the temptations of the moment. Given what we have stated above, it would be in the public interest to finally have an opinion from a person with international connections and relations on how he foresees the future of the legal profession in Albania in accordance with the assessment of the threats and risks that this state of emergency poses today, given its duration, where many businesses are closing and many people are remaining unemployed, and moreover, when today there is a new global trend of reorganizing work or activity from home?
Of course, the time we are going through has faced us with major social challenges on which the future of our work in the legal profession seems to be being dimensioned, therefore the Frashëri Law Firm (Tirana Law Office-Frashëri Law Firm) that I lead is working closely and innovatively with international partners in the UK, with the aim of finding the most appropriate formats through AI that offer maximum security and higher professional standards to facilitate the work of each of the lawyers remotely and of course its impact on the legal professions and future work practices in Albania.
*Founder of the Law Office: Tirana Law Office – Frasheri Law Firm, www.frasherilawfirm.com
Click here to read the editorial:
https://www.facebook.com/share/p/KSKsGEAmfs31v46Y/
18- MAJ: EDITORIAL LIDHUR ME SHKATËRIMIN E TEATRIT KOMBËTAR NGA QEVERIA
(18 May 2020)
Si një Avokat i njohur i së Drejtës Publike, I nderuari Kastriot Frashëri, pasi u njoh me faktin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në mes të natës së 17 majit nga qeveria, përmes procedurave arbitrare dhe përdorimit të forcës nga policia ndaj komunitetit të artistëve, ai doli përsëri publikisht në mbrojtje të një Interesi Publik për të mbrojtur pasurinë truall të Teatrit Kombëtar që ai ka patur prej vitit 1938, nga grabitqarët e rradhës që udhëheqin Mafien e Betonit.
Për të lexuar një analizë të jashtëzakonshme të zotit Frashëri mbi këto probleme të botuara sot në shtypin shqiptar në gazetën “Sot”, “Gazeta Shqiptare” dhe CNA:
Klikoni këtu, për të lexuar: “Shembja e Teatrit Kombëtar/ Krim që kërkon ndëshkim, është koha që shqiptarët të shohim rezultatet e para të institucioneve të reja të drejtësisë!”:https://www.cna.
Klikoni këtu, për të lexuar “Shembja e themeleve të Teatrit Kombëtar, shembje e themeleve të Shtetit të së Drejtës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri” : https://sot.com.al/opinion-
Klikoni këtu, për të lexuar “Shembja e Teatrit Kombëtar, shembje e themeleve të shtetit të së drejtës”: http://
10- MAJ: DITA KOMBËTARE E DREJTËSISË
(10 May 2020)
Sot në Ditën e Drejtësisë i nderuari, Avokat Kastriot Frashëri ishte LIVE në Fax News TV për të folur jo vetëm për këtë ngjarje qē me sa duket vetëm ne dhe Presidenti i Republikës e kemi përkujtuar, por edhe për Pandemine e Sistemit të Drejtësisë, problemet dhe sfidat e profesionit të Avokatëve në të ardhmen. Ndërsa nesër, meqënëse sot nuk ka botim të gazetave, do të gjeni të botuar në shtyp ne gazeten “Sot” dhe dhe CNA një analizë të jashtëzakonshme të zotit Frashëri mbi këto probleme…
Klikoni këtu, për të ndjekur intervistën:
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/193053018358711/ ose
https://www.faxweb.al/problemet-ne-sistemin-ne-drejtesi-avokati-frasheri-institucionet-e-administrates-heshtin/
DITA KOMBËTARE E DREJTËSISË – EDITORIAL
(11 May 2020)
Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë i nderuari, Avokat Kastriot Frashëri i ka kushtuar kësaj ngjarrje një analizë të jashtëzakonshme jo vetëm mbi problemet e sistemit të drejtësisë por edhe për problemet dhe sfidat e profesionit të Avokatëve në të ardhmen të botuar në shtyp në gazetën “Sot” dhe dhe City News Agency (CNA)-
Klikoni këtu, për të lexuar: Pandemia e Sistemit të Drejtësisë, sfidat dhe problemet që përballen sot Avokatët: https://www.cna.al/2020/05/11/pandemia-e-sistemit-te-drejtesise-sfidat-dhe-problemet-qe-perballen-sot-avokatet/
Klikoni këtu, për të lexuar: Kriza e sistemit të drejtësisë, problemet dhe sfidat e profesionit të avokatisë: https://sot.com.al/opinion-editorial/kriza-e-sistemit-te-drejtesise-problemet-dhe-sfidat-e-profesio
Klan Plus TV: Pro Business – The second economic package and business suggestions!
(April 20, 2020)
The Pro Business show on Klan Plus, hosted by journalist Oljana Maloku, focused this Monday on the second economic package launched by the government to help several businesses affected by Covid-19, the survey conducted by the SME Albania Institute among over 300 businesses, as well as the demands of lawyers in this situation. Interview with Mr. Arben Shkodra – Secretary General of Albanian Manufacturers. Interview with Mr. Daniel Guçe – Expert at SME Albania Interview with Mr. Kastriot Frashëri – Lawyer.
Click here to watch the show:
https://tvklan.al/paketa-e-
Exclusive interview with Lawyer Kastriot Frashëri given to Fax News TV on the consequences of the pandemic in our country on the justice system.
( April 10 , 2020 )
Lawyer Kastriot Frashëri: Lawyers are not rich, we are paying rent and taxes, we have had no income for two months”, Frashëri: We are also at risk from the second pandemic…
You can watch the full interview by clicking here.
https://www.youtube.com/watch?
LIVE Skype interview on Ora News TV, we will address the problems of the judiciary and the challenges faced by lawyers in the conditions of such a pandemic.
(April 5, 2020)
You can watch the interview by clicking here:
https://www.youtube.com/watch?
Fax News Albania TV: Statement “Assess the risk, this war is no joke”, lawyer: The world and Albanian society will face other problems
( 22/03/2020 )
Click here to read the statement:
ALARM: COVID-19 IN ALBANIA
Tirana Law Office-Frasheri Law Firm: Statement by our Attorney At Law, Hon Kastriot Frashëri to public health.
(March 13, 2020)
Extraordinary statement by our Lawyer, the Honorable Kastriot Frashëri, on the protection of the health of the general public.
Click here to read Mr. Frashëri’s statement.
https://www.facebook.com/frasherilawfirm/videos/203377144218875/
SCAN TV- “Argument” by Enio Civici – Business Climate Conflicts
(February 13, 2020)
Guests in the studio were: Mira Pogaçi, Alban Zusi, Fatos Çoçoli, Zen Marku and Kastriot Frashëri.
Kliko këtu për të ndjekur emisionin: http://www.scan-tv.
MESAZH URIMI ME RASTIN E VITIT TË RI 2020 NGA KREU I STUDIOS LIGJORE TË TIRANËS – FRIRMËS JURIDIKE FRASHËRI, TË NDERUARIT AV. KASTRIOT FRASHËRI
______________________________
MESSAGE BY OUR SENIOR PARTNER ON THE NEW YEAR 2020 OCCASION
(4 Janar 2020)
WELCOME TO TIRANA LAW OFFICE-FRASHÉRI LAW FIRM!
Mirë se vini në Studion Ligjore të Tiranës – Zyrën Juridike Frashëri!
Këtu do të gjeni konsulencën dhe shërbimet më të mira juridike me standardet më të larta profesionale dhe me tarifat më të mira!
Klikoni këtu për tu njohur me mesazhin e urimit të zotit Frashëri:
http://www.frasherilawfirm.
Emisioni “Aktualitet” – Nga Bejdo Malo në Fax TV: date 1 Janar 2020.
(1 Janar 2020)
Me të ftuarit studiuesin z. Rexhep Hida, Av. Ndue Pjetra dhe Av. Kastriot Frasheri qe i bene radiografine SPAK dhe reformës në drejtësi…
Kliko këtu për të ndjekur emisionin: https://youtu.be/
Intervistë në Fax News Albania TV: “Hetimet e Prokurorive për ndërtimet, fasada”, avokati: Janë marrë zarfe në këmbim të firmës, kanë kursyer hekurin
(02/12/2019)
Avokati Kastriot Frashëri komentoi lëvizjet e prokurorisë për të nisur hetimet për ato ndërtesa që u shembën si pasojë e tërmetit 6.4 ballë që gjunjëzoi Shqipërinë të martën. Duke folur në studion e Fax News, Frashëri deklaroi se këto lëvizje janë thjesht fasada...
Intervistën mund ta ndiqni duke klikuar këtu:
https://www.faxweb.al/hetimet-
Intervistë në Fax News Albania TV: Refuzimi i vizitës së Ramës në Kanada/ Flet avokati: Nuk është ngazëllyes ky anulim
(31/08/2019)
Në studion e Fax News, për të folur për anulimin e vizitës së kryeministrit në Kanada është një temat më të diskutuara ditët e fundit në media, por jo vetëm, ishte i ftuar avokati Kastriot Frashëri. I pyetur edhe për prishjen e memorialit turk ditën e djeshme, Frashëri u shpreh se prishja është një mësim për vendimarrësit në vend.
Intervistën mund ta ndiqni duke klikuar këtu:
https://www.faxweb.al/
Lawyer Kastriot Frashëri speaks out for the newspaper “Sot”: SPAK’s approach, the majority promises to reopen sensational files, lawyers show the ways to get to “January 21”, Gërdeci and the “Durrës-Kukës” affair
WRITTEN BY SOT.COM.AL , 24 AUGUST 2019
To read Mr. Frashëri’s opinion, click here:
Interview on Fax News Albania TV: “The Memorial violates national identity”, Frashëri: Turks are in debt to banks, there should be investigations
(20/08/2019 )
Civil society activist and founder Kastriot Frashëri was invited to the Fax News studio to discuss current political events and issues that have sparked widespread public debate in recent days. He devoted a large portion of his time to his stance on the construction of a memorial to the Turkish victims of the coup d’état three years ago, located in the capital’s main park, which he said violates the national identity of Albanians.
You can follow the interview by clicking here:
https://www.faxweb.al/