Njoftim për Vende Pune të lira

Zyra Ligjore e Tiranës – Firma Ligjore Frashëri njofton të gjithë të interesuarit se shpallja e njoftimeve për vendet e lira të punës në zyrën tonë do të bëhen në këtë faqe dhe mund të publikohen edhe në faqe apo portale të tjera në internet, me të cilët ne bashkëpunojmë.

Kriteret dhe Procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes së punonjësve, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për të gjitha kategoritë e punësimit do të kryhen konform kritereve të parashikuara në Kodin e Punës, në Statutin, Regulloren dhe në Kodin Etik, të zyrës sonë. Shpalljen e vendit të lirë të punës do ta gjeni të publikuar më poshtë në këtë faqe.

Të gjithë aplikantët e interesuar për punësim duhet të dërgojnë dokumentacionin e tyre: Letrën e Interesit, CV, certifikatat e kualifikimeve profesionale ose të punës dhe referencat përkatëse (nëse është e aplikueshme) në adresën tonë:

[email protected]

Vende të Lira Pune në Frashëri Law Office

Këtu gjeni të gjitha njoftimet për vendet e lira të punës për çdo pozicion:


NJOFTIM PËR VEND PUNE

Data e publikimit: 20.02.2020
Afati i Aplikimit deri më: 10.03.2020

Studio Ligjore: Tirana Law Office – Frasheri Law Firm
kërkon një
Asistente Administrative

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të saj janë: Administrimi i përditshën i veprimtarisë së zyrës, koordinimi i gjithë veprimtarisë funksionale dhe ekzekutive të zyrës dhe mbajtja e kontakteve administrative me stafin dhe detyrimet ndaj të tretëve, marrëdhëniet me klientët, sigurimi i rregullit dhe pastërtisë së zyrës, marrëdhëniet me publikun dhe mirëmbajtja e infrastrukturës teknike dhe faqeve sociale të zyrës dhe promovimin e saj, përgatitja e shkresave, mbajtja e korrespondencës dhe aktivitetit financiar.

Vendndodhja: Tiranë
Kategoria: Asistente
Lloji i punës: I Përhershëm
Kodi i Referencës: Asistente Administrative / Administratë / Zyrë / Asistente

Rreth zyrës: Tirana Law Office-Frasheri Law Firm (Zyra Ligjore e Tiranës – Firma Ligjore Frashëri) është një ekip juristësh me reputacion të njohur kombëtar dhe ndërkombëtar. Që nga viti 2004, qytetarët shqiptarë, shtetasit e huaj, organizata jofitimprurëse & kompani biznesi VIP vendase dhe të huaja, si dhe zyrtarë të ndryshëm qeveritarë janë mbështetur në shërbimet ligjore të avokatit të nderuar Kastriot Frashëri.

Kërkohet Asistente Administrative

–     Të ketë mbaruar studimet e larta. Preferohet në degën Juridik ose marrëdhënie me publikun.
–     Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze/italiane
–     Të ketë njohuri në rrjetet sociale
–     Të ketë njohuri shumë të mira në programet Microsoft Word- Microsoft Exel etj.
–     Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
–     Të ketë aftësi shumë të mira organizative
–     Të jetë e gatshme të marrë përgjegjësi
–     Të jetë e besueshme
–     Të ketë aftësi për të menaxhuar kohën
–     Të jetë e aftë të punojë në grup dhe të kordinojë punën
–     Të jetë mbi 25 vjeçe.

Përparësi kanë personat që kanë experiencë të mëparshme në këtë profesion. Preferohen ato kandidate që kanë punuar në zyra ligjore ose administratë publike dhe janë të afta për të përgatitur shkresa dhe akte të tjera juridike në ndihmë të avokatit.

Të interesuarit mund të aplikojnë online brenda afatit duke dërguar Letrën e Interesi, CV me foto, certifikatat e kualifikimeve profesionale ose të punës dhe referencat përkatëse nëse ka në adresën: [email protected] ose të kontaktojnë me telefon në 0686000067

APLIKO TANI!