Karrierë

Suksesi në Zyrën Ligjore të Tiranës - Firma Ligjore Frashëri

A jeni një person i talentuar dhe shumë i motivuar që kërkoni një punëdhënës tërheqës i cili  vlerëson integritetin moral dhe profesional, individualitetin dhe pavarësinë? Nëse po, atëherë ju me siguri jeni personi i duhur për ne. Ne stimulojmë stafin tonë me një gamë të gjerë pune, një kulturë të hapur bashkëpunuese duke synuar për çdo praktikant një trajnim të avancuar.

Shikoni se çfarë ofron zyra jonë:

Vende pune për avokatë

Vende pune për ekspertë profesionalë

Stazh për Avokatët

Përvojë praktike për studentët.

Avokatë

Suksesi dhe reputacioni juaj si avokat janë të rëndësishme për ju dhe për Zyrën Ligjore të Tiranës – Firma Ligjore Frashëri. Ne ofrojmë mundësi trajnimi për t’ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja dhe të vendoseni në mesin e elitës në profesion.

Programet tona të trajnimit janë përshtatur për ju, pavarësisht nëse jeni bashkëpunëtor i programeve të verës, bashkëpunëtor i ri, avokat i nivelit të mesëm ose avokat me përvojë.

Ne jemi gjithmonë të interesuar të pranojmë aplikime për punësim nga avokatë  të rinj, të aftë me eksperiencë dhe të specializuar në çdo fushë.

Ekspertë

Ne jemi gjithmonë të interesuar të pranojmë aplikime për punësim nga ekspertë apo specialistë, të aftë me eksperiencë dhe të specializuar në çdo fushë.

Stazh për Avokatët

Çdo vit, Zyra Ligjore e Tiranës – Firma Ligjore Frashëri, u siguron maturantëve të shkollës së drejtësisë mundësinë e përfundimit të një praktike mësimore, në studimet Master, si dhe në përgatitjen e stazhit të avokatit, si dhe të provimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë.

Ne mund t’ju ofrojmë një pasqyrë të punës së një avokati përmes punëve praktike në zyrën tonë në Tiranë që zgjasin nga 9 deri në 12 muaj në varësi të kërkesës tuaj në përputhje me kërkesat e DHKASH. Ju do të keni mundësi të punoni me avokatë të ndryshëm dhe kështu do të mund të fitoni përvojë të shumanshme në fusha të ndryshme të ligjit, me fokus në ligjin tregtar, administrativ, familjes, nënshtetësinë ose në të drejtën publike ose civile.

Ne do të synojmë ta sjellim punën tuaj të përditshme në nivelin e asaj të një avokati, sa më shpejt të jetë e mundur. Përveç hartimit të këshillave juridike, ju do të mësoni se si të veproni me klientët. Ju, me ndihmën tonë, do të përgatisni akte proceduriale apo dokumente juridike të të gjitha llojeve, në të gjitha nivelet e gjykatave dhe administratës publike me qëllim që në të ardhmen të paraqiteni në mënyrë të pavarur përpara gjykatave, autoriteteve dhe agjencive të tjera qeveritare. Për më tepër, ju do të mësoni të modifikoni dhe hartoni kontrata dhe gjithashtu do të ndihmoni në përfshirjen dhe ristrukturimin e kompanive, të cilat do të shërbejnë si hyrje në botën e transaksioneve (M&A), apelimet tatimore dhe në komisionet e tjera shtetërore.

Kërkesat

Ne i mirëpresim aplikimet nga studentët të cilët do të kenë një diplomë Master të Drejtësisë (në parim “Magna Cum Laude” me rezultate të shkëlqyera) dhe preferojmë që të kenë përfunduar një stazh trajnimi pranë gjykatave ose një organi administrativ deri në kohën kur do të fillojë trajnimi i tyre.

Nëse ju keni aftësi të shkëlqyera të gjuhës së huaj (anglisht, mundësisht italisht, gjermanisht ose frëngjisht) ju jeni të mirëpritur.

Na kontaktoni

 Ju lutemi, për çdo aplikim referojuni adresave më poshtë për pozicionin e punës për avokat në zyrën tonë. Për të parë thirrjet e fundit për vendin e punës si avokat, ju lutemi vizitoni faqen tonë “Karriera”.

Shpërblimi

Si rregull, sipas kërkesave të ligjit, të gjithë stazhierët ose personat të cilët kryejnë një praktikë mësimore ose stazhin e avokatit pranë një zyre avokatie, nuk paguhen.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë rastet e punësimit permanent ose Part-Time dhe Kontratat për Shërbime Profesionale të cilat rregullohen nga Kodi i Punës dhe që detyrimisht i nështrohen  sipas ligjit marrëveshjeve të kontratave të posaçme individuale të punës dhe pagat e tyre janë në linjë me normat standarde vendore.

Nëse jeni të interesuar për një trajnim ose të punoni me ne, ne presim me kënaqësi të pranojmë kërkesën tuaj, së bashku me dokumentet standarde, në:

Tirana Law Office-Frashëri Law Firm
Rruga e Dibrës, Nd. 91, H.4, Tiranë ose
[email protected]

Përvojë praktike për studentët.

Programi Veror për Praktikantët

Dëshironi të shihni se si është të punoni në një firmë ligjore dhe të fitoni përvojë praktike në të njëjtën kohë?

Në zyrën tonë në Tiranë, ne iu ofrojmë studentëve që studiojnë drejtësi në një universitet shqiptar ose të huaj, të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor të Drejtësisë, mundësinë për të fituar përvojë praktike në firmën tonë të avokatisë.

Si një stazhier veror, ju do të mbështesni partnerët tanë të avokatit dhe ekipet e tyre për 3-6 javë. Ju do të merrni pjesë në punën aktuale të klientit dhe do të ndihmoni në gjetjen dhe zhvillimin e zgjidhjeve të kujdesshme, duke punuar së bashku me anëtarët e tjerë të ekipit. Ju gjithashtu do të merrni pjesë në seminare, prezantime dhe aktivitete të përshtatura posaçërisht për interesat tuaj. Avokatët tanë do të jenë gjithmonë në dispozicionin tuaj për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që keni kërkuar të bëni në mënyrë që t’ju japin një këndvështrim të qartë të asaj që ndodh në një firmë ligjore.

Ju lutemi, dërgoni kërkesën tuaj (përfshirë Letrën e Interesit, CV, certifikatat e punës dhe referencat nëse është e aplikueshme) në:

Tirana Law Office-Frashëri Law Firm

Rruga e Dibrës, Nd. 91, H.4, Tiranë ose
[email protected]
[email protected]