EKSPERT KONTABËL (Senior), Tiranë
Shpallje Vend i Lirë Pune në Pozicionin: Ekspert Kontabël (Senior) – Tiranë
Pagesa: Me Marrëveshje
Pozicioni: KONTABILIST
Koha e punës: I Përhershëm
Arsimi: Diplomë Universiteti & Kualifikime
Mosha: E pa Përcaktuar
Adresa: Tiranë, Albania
Ofertë pune
Studio Ligjore: Tirana Law Office – Frashëri Law Firm / SFAI Albania kërkon të punësojë një person në pozicionin e Ekspertit Kontabël (niveli: Senior). Ju do të punoni në një ekip profesionistësh ligjorë dhe kontabilistësh të autorizuar, të aftë dhe të përkushtuar në qendër të Tiranës, në një firmë që ka ekskluzivitetin e përfaqësimit të SFAI Global, një network me reputacion të njohur ndërkombëtar e cila renditet në top listën e firmave më të mëdha në botë, si dhe të Platformës së Inteligjencës Artificiale (AI) në Profesionet Ligjore me të cilën ju mund të punoni duke kursyer kohë dhe depërtuar thellë në përmbajtjen dhe analizën e dokumentit.
Ne zakonisht trajtojmë të gjitha çështjet e kontabilitetit dhe të auditimit duke përfshirë kontraktimin e llogarive, taksimin e biznesit, pajtueshmërinë e korporatave, formimin e kompanive në Shqipëri, themelimin dhe regjistrimin e një biznesi në Shqipëri, themelimin dhe regjistrimin e kompanive të huaja, tatimin e të huajve dhe emigrantëve, etj.
Kontabilisti është përgjegjës për kontabilizimin e veprimeve financiare, rakordimin e veprimeve financiare të kryera në përputhje me udhëzimet përkatëse financiare. Ai planifikon, koordinon dhe drejton veprimet financiare në konsultim me menaxherët e lartë dhe me ekipin drejtues të kompanive.
PËRGJEGJËSIA DHE DETYRAT
Menaxhon të gjitha operacionet dhe transaksionet financiare;
Trajton mbylljet mujore, tremujore dhe vjetore;
Rakordon llogaritë e pagueshme dhe të arkëtueshme;
Siguron pagesat bankare në kohë (E-banking);
Llogarit taksat dhe përgatit deklaratat tatimore;
Bën deklarimet mujore sipas afateve të përcaktuara nga DPT (e-filling) dhe ekzekutimin e pagesave (librat Shitje-Blerje, FDP e TVSH, Deklarata e Tatimit në Burim, listë pagesën, tatim fitimi) etj.;
Menaxhon bilancet dhe pasqyrat e fitimit / humbjes;
Harton Raport mbi qëndrushmërinë financiare dhe likuiditetin e kompanisë;
Përfaqëson shoqërinë në marrëdhëniet me organet dhe institucionet shtetërore, veçanërisht për sa i përket aspekteve financiare;
Realizon përdorimin me eficencë dhe efektivitet të burimeve financiare duke respektuar parimet e transparencës, mirëbesimit dhe ligjshmërisë;
Përgatit dhe deklaron Pasqyrat Financiare vjetore dhe Deklaratën vjetore të Tatim – Fitimit, sipas kërkesave dhe afateve të DPT (e-filling);
Administron dokumentacionin në mënyrë fizike dhe dixhitale për operacionet financiare dhe transaksionet.
Më shumë detaje mbi përgjegjësitë dhe detyrat do të njiheni në momentin e intervistës.
KËRKESAT
Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik – profili Kontabilitet/Financë, dhe të disponojë kualifikimet dhe liçensat përkatëse;
Të ketë njohuri të plota mbi sistemin fiskal dhe deklarimet;
Të ketë eksperiencë jo më pak se 2 vjet; preferohet të ketë punuar më parë në studio kontabiliteti, minimalisht një vit;
Të përdorë shumë mirë programin Financa 5/Alpha dhe paketën MS Office;
Të njohë shumë mirë gjuhën angleze;
Të jetë dinamik, i komunikueshëm, me aftësi këshilluese dhe vendimmarrëse;
Preferohet të ketë mbaruar studimet me mesatare mbi tetë.
Me Kërkesat, Detyrat, Përgjegjësitë kryesore dhe Përshkrimin e punës më të detajuar në Rregulloren e Përdorimit të Brendshëm do të njiheni në momentin e intervistës.
Mirëpresim çdo aplikim për këtë mundësi punësimi ose bashkëpunimi.
Ju lutemi dërgoni CV tuaj, Letër Reference nëse dispononi dhe një letër motivimi duke përmendur pozicionin për të cilin po aplikoni në adresën e e-mail: [email protected]
* Aplikimet pranohen vetëm me e-mail. Kandidatët e përzgjedhur nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur do të kontaktohen.
** Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë në përputhje me ligjin Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Afati i fundit i aplikimit: Nuk ka afat