Avokat pranë Studios së Avokatisë “Frashëri Law Firm”

Shpallje vende vakante për pozicionin e Avokatit pranë Studios së Avokatisë “Frashëri Law Firm”

Studio e Avokatisë “Frashëri Law Firm’’ është Studio Ligjore e regjistruar pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë e cila operon në fushën e avokatisë duke ofruar shërbimin e konsulencës dhe asistencës juridike, shërbimin këshillimor si dhe atë të përfaqësimit ligjor në Gjykatat Shqiptare të së gjitha juridiksioneve dhe ato të Arbitrazhit.

Studio Ligjore: Tirana Law Office – Frashëri Law Firm | SFAI Albania kërkon të punësjë një person në pozicionin e Avokatit. Ne jemi një firmë e njohur ndërkombëtare dhe jemi e vetmja firmë e vlerësuar me shumë çmime globale në Shqipëri. Ju do të punoni në një ekip profesionistësh ligjorë të përkushtuar në qendër të Tiranës në një firmë që ka ekskluzivitetin e përfaqësimit të SFAI Global, një network me reputacion të njohur ndërkombëtar e cila renditet në top listën e firmave më të mëdha në botë, si dhe të Platformës së Inteligjencës Artificiale (AI) në Profesionin e Avokatit me të cilin ju mund të punoni duke kursyer kohë dhe depërtoni thellë në përmbajtjen dhe analizën e dokumentit.

Ne zakonisht trajtojmë të gjitha çështjet e avokatisë, konsulencës dhe përfaqësimit ligjor pranë të gjitha institucioneve të administratës publike dhe gjykatave në Republikën e Shqipërisë.


Në mbështetje të Ligjit me nr. 55/2018 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, zyra ligjore shpall vendet vakante për pozicionin “Avokatit” pranë kësaj studio ligjore.

Kushtet dhe kriteret e aplikimit:
Avokat pranë zyrës ligjore mund të emërohet çdo shtetas shqiptar, që plotëson kushtet e mëposhtme:
a) Të jetë diplomuar sipas sistemit të vjetër me titullin “Jurist” ose sipas sistemit të ri të disponojë gradën “Master i Shkencave”;
b) Të zotërojë licencën e Avokatit, i regjistruar pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë;
c) Të ketë një përvojë pune në praktikën gjyqësore ose administrative prej të paktën 3 vitesh;
d) Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale, ose të mos jetë larguar nga ndonjë pozicion tjetër pune për shkelje ose paaftësi në kryerjen e detyrave;
e) Të mos jetë në kushtet e konfliktit të interesit, sipas dispozitave të këtij ligji;
f) Të plotësojë kriteret e tjera morale dhe profesionale;
g) Të njohë një nga gjuhët në vijim: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht ose Italisht.

Në rastin e shtetasit shqiptar ose të huaj, të diplomuar për drejtësi, me rezultate të larta, në universitete të njohura të huaja, apo të diplomuar në shkolla pasuniversitare, ekuivalente me Shkollën e Magjistraturës, kushti i përvojës në punë, i përcaktuar në shkronjën “c” të pikës 1, është të paktën 2 vjet.

Të diplomuarit në Shkollën e Magjistraturës përjashtohen nga kushti i përvojës në punë i përcaktuar në shkronjën “c”.


Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:
Avokatët e kësaj firme ligjore, të ndihmuar nga juristët dhe profesionistë të fushave të tjera, kanë këto detyra:

  • Përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e klientëve të studios ligjore, pranë çdo Gjykate të Republikës së Shqipërisë, Gjykate Arbitrazhi kombëtare apo ndërkombëtare, apo Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut;

  • Përgatisin me shkrim çdo akt lidhur me përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të klientëve të firmës në gjykim, si dhe koordinojnë aktivitetin e tyre me ekspertët apo departamentet tona të brendshme dhe me institucionet e treta për këtë qëllim;

  • Ndjekin udhëzimet e përfaqësuesit ligjor të firmës ose të përgjegjësit të tyre që kanë të bëjnë me veprimtarinë e zyrës;

  • Raportojnë përpara drejtuesve të firmës apo eprorit të tyre për pasojat që rrjedhin nga çështje në të cilat është i interesuar klienti ose Firma dhe për ato çështje që, aktualisht ose në të ardhmen, mund të cenojnë interesat e klientit apo studios.

Paga referuese për këtë pozicion është në bazë të marrëveshjes. Në mënyrë tipike të specializuar në një fushë të ligjit, bashkëpunëtorët zhvillohen për të fituar statusin e partnerit në firmën tonë.


Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin Evropian;

  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor);

  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë nëse ka);

  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt nëse është në një marrëdhënie pune që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet dhe zotërimet e gjuhëve të huaja, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.


Me Kërkesat, Detyrat, Përgjegjësitë kryesore dhe Përshkrimin e punës më të detajuar në Rregulloren e Përdorimit të Brendshëm do të njiheni në momentin e intervistës.

Mirëpresim çdo aplikim për këtë mundësi punësimi ose bashkëpunimi.

Aplikimet pranohen me e-mail. Kandidatët e përzgjedhur nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur do të kontaktohen.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë në përputhje me kriteret e ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Ju lutemi dërgoni dokumentacionin për të cilin po aplikoni në adresën tonë si më poshtë:
Studio Avokatie “Frashëri Law Firm”
Rruga “Abdulla Keta”, Nr. 5, K.III,
Tiranë

ose në adresën e e-mail: [email protected]

Afati i fundit i aplikimit: Nuk ka afat