Asistente Administrative
Studio Ligjore: Tirana Law Office – Frashëri Law Firm kërkon të punësojë një Asistente Administrative
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore për këtë pozicion janë:
Administrimi ditor i aktiviteteve të zyrës, koordinimi i të gjitha veprimtarive funksionale dhe ekzekutive të saj, mbajtja e kontakteve administrative me stafin dhe palët e treta, marrëdhëniet me klientët, sigurimi i rendit dhe pastërtisë në ambientet e zyrës, marrëdhëniet me publikun dhe mirëmbajtja e infrastrukturës teknike dhe faqeve sociale të studios, si dhe promovimi i saj. Përgatitja e dokumenteve, mirëmbajtja e korrespondencës dhe aktivitetit financiar.
Vendi i punës: Tiranë
Kategoria: Asistente
Lloji i punës: I përhershëm
Kodi i referencës: Asistente Administrative / Administratë / Zyrë / Asistente
Rreth studios:
Tirana Law Office – Frashëri Law Firm është një ekip juristësh me reputacion të njohur kombëtar dhe ndërkombëtar. Që nga viti 2004, qytetarë shqiptarë, shtetas të huaj, organizata jofitimprurëse, kompani vendase dhe të huaja, si dhe zyrtarë të ndryshëm të administratës publike i kanë besuar shërbimeve ligjore të avokatit të mirënjohur Kastriot Frashëri.
Kërkohet Asistente Administrative që të plotësojë këto kritere:
Të ketë përfunduar arsimin e lartë. Preferohet në Drejtësi ose Marrëdhënie me Publikun.
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe/ose italiane.
Të ketë njohuri mbi përdorimin e rrjeteve sociale.
Të zotërojë shumë mirë programet Microsoft Word, Excel, etj.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
Të ketë aftësi shumë të mira organizative.
Të jetë e/e gatshme për të marrë përgjegjësi.
Të jetë e besueshme dhe e përkushtuar.
Të ketë aftësi të mira për menaxhimin e kohës.
Të jetë e aftë të punojë në grup dhe të koordinojë punën.
Të jetë mbi 25 vjeç.
Përparësi do t’u jepet personave që kanë eksperiencë të mëparshme në këtë profesion, veçanërisht atyre që kanë punuar më parë në studio ligjore ose administratë publike dhe që janë të aftë të përgatisin dokumente dhe akte të tjera ligjore në mbështetje të avokatit.
Të interesuarit mund të aplikojnë online brenda afatit duke dërguar:
Letër interesi
CV me fotografi
Certifikata kualifikimi profesional apo pune
Referenca të vlefshme (nëse ka)
në adresën e emailit: [email protected]
ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: 0686000067
APLIKO TANI!