Specializuar në Themelimin e Shoqërive Tregtare, OJF & Fondacione

I nderuari, Avokat Kastriot Frashëri, falë angazhimit të tij të gjatë prej vitit 1994 në jetën publike të vendit ka fituar jo vetëm eksperiencën e nevojshme, por edhe njohuri të thella dhe përvojë të gjerë në teknikën legjislative, në fushat e së drejtës kushtetuese, të biznesit dhe asaj administrative. Ne jemi të mirënjohur si ekspertë jo vetëm në çështjet e procedurave administrative por në të gjitha fushat e së drejtës tregtare dhe civile.

Në veçanti, ne jemi të aftë jo vetëm të këshillojmë klientët tanë, por edhe ti ndihmojmë ata në sipërmarrjen e tyre për të themeluar një shoqëri tregtare, një organizatë jo qeveritare, një fondacion ose një biznes duke hartuar për ta në mënyrë të personalizuar të gjitha aktet e nevojshme për themelimin, regjistrimin, funksionimin, organizimin dhe veprimtarinë e tyre. Në këtë kontekst, bazuar në trashëgiminë tonë dhe nga vlerësimi i klientëve tanë, ne bëjmë diferencën përsa i përket mënyrës së hartimit me standardet më të larta profesionale të Aktit të Themelimit, Statutit, Rregulloreve, Kodit Etik, Kontratave të punës, etj., në zbatim të ligjit procedural për shoqëritë tregtare, ligjit për themelimin dhe regjistrimin e organizatave jofitimprurëse, si dhe ligjit për personat juridikë privatë.