Sportet

Specializuar në çështjet e Ligjit për Sportet

Zyra Ligjore e Tiranës – Firma Ligjore Frashëri, është e vetmja zyrë ligjore në Shqipëri që ofron për çdo sportist, ekip futbolli ose për çdo lloj disipline tjetër të sportit shërbime ligjore të kualifikuara përmes ekspertëve të saj të diplomuar në universitete të huaja. Stafi ynë i ligjit sportiv përfshin partnerë dhe avokatë, praktika e të cilëve është e fokusuar ekskluzivisht ose kryesisht në ligjin e sportit. Praktika jonë mbulon të gjitha fushat e së drejtës sportive, duke përfshirë mosmarrëveshjet kontraktuale dhe çështjet tregtare në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve sportive dhe nëse është e nevojshme duke u paraqitur përpara Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (CAS), veçanërisht në fushën e futbollit dhe mosmarrëveshjet lidhur me dopingun. Zyra jonë është e përgatitur të veprojë përpara CAS-it, dhe çdo organi tjetër ndërkombëtar disiplinor pasi kombinon ekspertizën me ligjin procedural të CAS (Ligji Zviceran) me avokatët me përvojë, të cilët janë folësit e gjuhëve zyrtare të CAS-it (anglisht dhe frëngjisht).

Po ashtu, Zyra Ligjore e Tiranës – Firma Ligjore Frashëri ka njohuri të veçanta në administrimin dhe zhvillimin e biznesit të sportit dhe ofron këshilla të vazhdueshme për individë dhe ekipe të ndryshëm në lidhje me programet e tyre tregtare (hosting, sponsorizim, media, merchandising, licencim, të drejtat e përdorimit të imazhit etj.), si dhe mbi çështjet rregullatore dhe qeverisëse të sportit në tërësi.

Kjo zyrë mund të përfshijë në bashkëpunim dhe specialistë të njohur të arbitrazhit tregtar me eksperiencë që veprojnë si arbitra dhe avokatë sipas rregullave të institucioneve të arbitrazhit.