Specializuar në çështjet e Ndihmës Juridike për Institucionet Publike & Qeveritare

Avokat Kastriot Frashëri dhe zyra e tij “Zyra Ligjore e Tiranës – Firma Ligjore Frashëri” njihet si një ekip i aftë për mbrojtjen e interesit publik dhe për ofrimin e konsulencës dhe asistencës juridike për personat juridikë publikë, si dhe për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tyre për mbrojtjen e interesave pasurorë të personit juridik apo të Republikës së Shqipërisë, për të cilën ata përzgjedhin dhe kontraktojnë avokatë ose zyra avokatie vendase ose të huaja.

Shërbimi ynë përfshin:
• Hartimin e Kërkesë Padive, sigurimin e provave dhe depozitimin e tyre
• Hartimin dhe paraqitjen e Notë, Memo, Protestë ose çdo lloj akti procedurial përpara çdo gjykate ose organi arbitrazhi të vendit ose të huaj.
• Përfaqësimin tuaj në çdo gjykatë deri në marrjen e vendimit
• Asistencë juridike për personat juridikë publikë në fushën e hartimit dhe përgatitjes së ligjeve ose rregulloreve përkatëse, hartimit të Kontratave të ndryshme në fushën e prokurimeve publike, Kontratave të Shitjes, Kontratave të Qirasë, Kontratë Shërbimi, Kontratave të Sipërmarrjeve të shërbimeve publike, etj. 
• Përfaqësimin e personave juridikë publikë në procedurat e negociatave ose proceseve gjyqësore në gjykata dhe organe arbitrazhi.
• Përfaqësimin e personave juridikë publikë në Negociata për hartimin e marrëveshjeve ose Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve me subjekte të ndryshëm.
• Shërbimet e konsulencës që shpallen në përputhje me procedurat e parashikuara në ligjet dhe në rregullat e prokurimit publik.
• Shërbime arbitrazhi dhe ndërmjetësimi, shërbimet e përfaqësimit nga avokati në arbitrazh dhe në proceset gjyqësore, shërbimet noteriale, avokatët e caktuar kryesisht, si dhe të ekspertizës për nevoja të procedimit penal, rregulluar sipas Kodit të Procedurës Penale.

Asistencë për shërbime qeveritare

Zyra Ligjore e Kastriot Frashërit, është e hapur për të dhënë mbështetjen e saj për tē gjitha Agjencitë qeveritare, përmes ofrimit te shërbimeve te mëposhtme:

– Shërbime mbështetëse ndaj Zyrës së Avokatisë së Përgjithshme të Shtetit të Republikës së Shqipërisë
– Shërbime mbështetëse ligjore dhe administrative
– Hulumtime juridike
– Dizenjim të rrjedhës së punës ligjore
– Shërbime hetimore
– Skanim dokumentesh
– Nënkontrata/sipërmarrje ligjore
– Shërbime të mbështetjes ligjore profesionale
– Shërbime të mbështetjes ligjore në gjuhë të huaja
– Paraqitje dhe ndjekje e çështjeve ne seanca gjyqësore dhe administrative
– Mbështetje ligjore para-gjyqësore si dhe pas gjykimit
– Mbështetje administrative
– Specialistë për kontrata
– Shqyrtime të dokumenteve
– Zgjidhje duke përdorur forma elektronike
– Marketing dhe staf HR
– Shërbime mbështetëse institucionale
– Menaxhim kontratash
– Çështje të zëvendësimeve ne punë
– Trajtim i çështjeve para ligjore

Pse duhet te zgjidhni zyrën ligjore të Kastriot Frashëri?

– Alternative me kosto me efektive krahasuar me zyrat ligjore te tjera
– E përqendruar në çështjet e ligjit
– Përfshin modele alternative të vendosjes së çmimeve
– Diferencues
– Rezultate te provuara
– Kursim në shumë milionë lekë për shërbime ligjore ndaj klientëve
– Përvojë
– Më shumë se 25.000 orë pune për klientët tanë

Zyra Ligjore e Kastriot Frashërit dhe Zyra Ligjore e Tiranës-Firma Ligjore Frashëri, është një sipërmarrje e vogël qe ofron shërbime juridike te shkëlqyera, si dhe ofron zgjidhje ligjore inovative për agjencitë qeveritare, korporatat, individët dhe shoqëritë tregtare. Prej më shumë se 15 vjet, Zyra Ligjore e Kastriot Frashëri po ndërton një rrjet me profesioniste me talent të dalluar ne fushën ligjore si dhe specialistë të kontratave.

Në vitin 2019, Zyra Ligjore e Kastriot Frashërit u zgjerua përtej hapësirave të sipërmarrjes tregtare dhe fushës së ligjit, dhe shtoi oferta shërbimesh të përshtatura posaçërisht për agjencitë shtetërore dhe ato të njësive të qeverisjes vendore. Sot, ne jemi të hapur për të lidhur kontrata me të gjitha institucionet qeveritare për mbështetje institucionale, mbështetje ligjore dhe përfaqësim përpara gjykatave të Shqipërisë, si dhe shërbime të kërkimit ekzekutiv, shtimit të stafit juridik, mbështetjes dhe përfaqësimit të tyre përpara gjykatave, rishikim të menaxhuar të kontratave, zbulimit përmes sistemeve elektronike, si dhe kërkimit ligjor dhe ekzekutiv për aspekte, çështje dhe njohuri të posaçme me standardet më të mira profesionale.

Dhënia e konsulencës sonë për të mbrojtur interesat e shtetit shqiptar, në kuadër të rishikimit të mundshëm dhe negocimit të Marrëveshjeve të Koncesionit të lidhura ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe subjekteve të sipërmarrjeve të huaja investuese do të jetë përparësia jonë në të ardhmen.