Pronësia Intelektuale, Marrëdhëniet me Distributorët dhe Mbrojtja e Teknologjisë së Informacionit

Këshilla jonë për mbrojtjen e të drejtës së pronësisë intelektuale përfshin jo vetëm: të drejtat e autorit, markave, patentave, markave tregtare dhe shpikjeve, por edhe marrëdhëniet me distributorët apo përfaqësuesit e tyre të autorizuar.

Pronësia intelektuale dhe transferimi i teknologjisë

Përveç krijimin, regjistrimin dhe mbrojtjen e markave tregtare dhe zhvillimin e tyre, zyra jonë do të jetë gjithmonë e gatshme në mbrojtjen e produkteve inovative dhe zgjidhjet që janë çelësi për vlerën e çdo biznesi. Ne e shohim mbrojtjen dhe menaxhimin e pronësisë intelektuale si një çështje strategjike që është pjesë përbërëse e veprimtarisë kryesore të një kompanie tregtare.

Stafi ynë për mbrojtjen e pronësisë intelektuale i këshillon të gjithë klientët për mbrojtjen, zbatimin dhe shfrytëzimin e të gjitha llojeve të së drejtave të pronësisë intelektuale (IP) siç njihen: (patentat, të drejtat e autorit, markat tregtare, hartat, të drejtat e bazës së të dhënave, njohuritë teknike/aftësitë, sekretet e teknologjisë tregtare dhe mbrojtjen nga kopjimi dhe shkeljet e tjera të së drejtave të tyre, sipas ligjit mbi konkurrencën e padrejtë).

Ne i këshillojmë klientët tanë për zhvillimin e strategjisë së pronësisë intelektuale në një biznes dhe në të gjitha aspektet e zbatimit të saj, duke filluar nga fillimi i regjistrimit dhe mbrojtjes përmes shfrytëzimit, zbatimit praktik dhe kundër falsifikimit së tyre nga palët e treta. Në kushtet e një ekonomie joformale dhe mungesës së sundimit të ligjit, mbrojtja e  konsumatorit nga markat tregtare dhe patentat e falsifikuara jo vetëm që minon imazhin e kompanisë, por rrezikon rëndë edhe jetën e konsumatorit, kjo na detyron të gjejmë zgjidhjet më të shpejta ligjore për mbrojtjen e interesave të çdo subjekti. Duke punuar ngushtë me kolegët e zyrëa sonë të taksave dhe konkurrencës na mundëson të gjejmë zgjidhje praktike për çështjet e ngatërruara dhe komplekse të pronësisë intelektuale. Ne, gjithashtu, i këshillojmë rregullisht klientët tanë mbi aspektet e Pronësisë Intelektuale përmes dhënies së rekomandimeve për të treguar kujdesin e duhur në lidhje me blerjet, shitjet dhe ndërmarrjet e përbashkëta dhe luftojmë për të zbatuar të drejtat e pronësisë intelektuale dhe për të mbrojtur pretendimet e tyre për shkeljet, duke përdorur zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve me ndërmjetësim aty ku është e përshtatshme.

 Teknologjia e Informacionit dhe Transferimi

Ekipi ynë është i përgatitur për të ndihmuar çdo klient jo vetëm në blerjen, zhvillimin, mbrojtjen, licencimin, përqafimin e teknologjisë së re, por edhe në mbrojtjen e aseteve teknologjike. Ne jemi të njohur për përqafimin dhe mbështetjen e kompanive të teknologjisë së lartë në krijimin e tregut të hyrjes dhe të drejtave së tyre (duke përfshirë e-commerce, ankandet në internet ose shitje) dhe në hartimin e marrëveshjeve outsourcing (të marrjes së mallrave ose një shërbim nga një furnizues i jashtëm ose i huaj), dhe zhvillimit të softuerit, si dhe për këshillimin e kompanive të teknologjisë së lartë në M & A, përgatitjen e ofertave dhe sipërmarrjeve të përbashkëta si dhe për kryerjen e analizave e vëzhgimeve të kujdesit të duhur.

Kontratat Tregtare dhe Marrëdhëniet me Distributorët

Zyra Ligjore e Tiranës – Firma Ligjore Frashëri ofron shërbime ligjore në lidhje me të gjithë sferën e zhvillimit, prodhimit, prokurimit, marketingut, shpërndarjes (distribucionit) dhe mbrojtjes së produkteve dhe shërbimeve të klientëve tanë. Ekspertiza jonë mbulon marrëdhëniet e biznesit shqiptar, europian dhe ndërkombëtar. Ne i këshillojmë klientët tanë në lidhje me fusha të ndryshme jo të rregulluara të biznesit, si dhe në industritë e rregulluara, si në shkencat e jetës, mjekësisë, telekomunikacionit, energjisë, transportit dhe shërbimet financiare. Punët tona në lidhje me kontratat tregtare dhe zgjidhjet e mosmarrëveshjeve me distributorët (ekskluzivitetit të shpërndarjes) përfshijnë çështjet e mëposhtme:

  • Strategjitë e shpërndarjes duke përfshirë: distribucionin, agjencitë, ekskluzivitetin dhe marrëveshjet për licencën e tregtimit.
  • Marrëveshjet e shitjes, blerjes, shitjes me shumicë dhe të tjera të furnizimit
  • Transaksionet në internet B2B (sigurimi i lëndës së parë për kompaninë tjetër që do të prodhojë prodhim) dhe B2C (proces për shitjen e produkteve ose shërbimeve direkt për konsumatorët ose bizneset e tjera.
  • Marrëveshjet kombëtare ose ndërkombëtare të prokurimit për grupet e Kompanitë
  • Marrëveshjet e prodhimit dhe më pas të mirëmbajtjes
  • Marrëveshjet për menaxhimin e shërbimeve dhe cilësisë
  • Marrëveshjet për marketing, reklama në media dhe sponsorizim
  • Marrëveshjet e transportit, garancitë, letrat e kreditit, transportin dhe dokumentet   doganore
  • Termat dhe kushtet e përgjithshme të marrëveshjeve
  • Rreziku ndaj përgjegjësisë së produktit
  • Prokurimet publike

Shërbimet tona ligjore përfshijnë në veçanti hartimin, negocimin, zbatimin dhe vënien në zbatim të marrëveshjeve, negociatave dhe procedurave me autoritetet qeveritare kontaktuese, si dhe dhënien e mendimeve të ekspertëve për bizneset dhe institucionet zyrtare.

Shërbimi ynë përfshin:

  • Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale (përfshirë reklamimin) me:
  • Këshillimin e prodhuesve të ushqimit dhe konsultimi dhe hartimi i marrëveshjeve komplekse të licencave për kompanitë farmaceutike
  • Regjistrimin e markave tregtare, disa që përmbajnë terma përshkrues, për kompanitë kryesore të Shqipërisë.
  • Sigurimin e shërbimeve të konsulencës për një markë të madhe sportive lidhur me çështjet e falsifikimit
  • Hartimin e dokumentacionit standard të kontratës për furnizuesit dhe shitësit, duke përfshirë kushtet e përgjithshme të shitjes, blerjes, furnizimit dhe marrëveshjeve të tyre të shpërndarjes ose shërbimit.
  • Hartimin e dokumentacionit standard të kontratës për botuesit, redaktorët, korrektorët, mediat, artistët, sportistët, muzikën, këngëtarët dhe organizatat kërkimore mbi të drejtat e autorit, markave, patentave, markave tregtare dhe shpikjeve.