Prokurime Publike

Ne kemi përvojë jo vetëm për aspektet ligjore që lidhen me prokurimin publik, por edhe në strukturimin e projekteve të infrastrukturës, energjisë, gazit, naftës dhe objekteve industriale.

Studioja jonë ligjore ka përvojë dhe ofron asistencë dhe ekspertizë të kualifikuar në fushën e prokurimeve publike, prokurimet ushtarake dhe të klasifikuara. Ne ofrojmë asistencë në:

  • Përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për pjesëmarrjen në procedurat e prokurimit (publike, ushtarake dhe të klasifikuara);
  • Hartimin e kërkesave për sqarim;
  • Përgatitjen e dokumentacionit të ankesave;
  • Përfaqësimin në procedurat e prokurimit, etj.

Gjithashtu, ne këshillojmë shoqëritë farmaceutike në lidhje me rishikimin e rregulloreve të barnave (p.sh. rregullat për rimbursimin dhe tregtinë e ilaçeve).

Ne ofrojmë udhëzime për ofertuesit dhe autoritetet prokuruese në procedurat e prokurimit dhe përfaqësojmë klientët tanë në të gjithë fazat e procedurës së prokurimit dhe nëse është e nevojshme edhe ankimin e tyre. Ne ndjekim nga afër procesin e hartimit të ligjeve në fushën e prokurimeve.