Ndërtimi & Pasuritë e Paluajtshme

Zyra Ligjore e Tiranës – Firma Ligjore Frashëri ofron për çdo individ apo subjekt zhvillues ekspertizën dhe asistencën e saj në lidhje me ndërtimet, pasuritë e paluajtshme dhe objektet industriale. Avokatët tanë kanë punuar për përgatitjen e dokumentacionit tekniko-ligjor për disa kontraktorë, pronarë dhe zhvillues dhe për disa prej tyre kanë dërguar drejtpërsëdrejti dokumentacionin e nevojshëm ligjor në autoritetin shqiptar të planifikimit të territorit (KKT) ose në autoritetet e planifikimit të qeverisjes vendore në Komunat dhe Bashkitë përkatëse ose në kompanitë e ndërtimit. Përvoja jonë e gjatë mbi qeverisjen në nivel shtetëror dhe atë lokal na mundëson ne që të sjellim punë të dobishme për qasjen,  strukturimin dhe zhvillimin e projekteve tuaja të mëdha në fushënn e ndërtimit dhe shitjes së pasurive të paluajtshme.

Ne ndihmojmë kompanitë ose nënkontraktorët e tyre në menaxhimin e rrezikut të tyre ligjor jo vetëm për hartimin sa më të saktë të kontratave të tyre me klientët, por edhe për shkak të dorëzimit të vonuar, defekteve dhe tejkalimeve të kostos në ndërtim. Këshilla jonë ligjore për shërbimin e menaxhimit të rrezikut dhe udhëzimet përkatëse përfshijnë krijimin e procedurave për trajtimin e zonave potenciale të rrezikut, hartimin e dokumentacionit standard dhe trajnimin e ekipit kontraktues të klientit. Ekipi ynë në bashkëpunim me stafin tuaj ju ndihmon në të gjitha fazat e projektit tuaj, nga strukturimi, ofertat, hartimi i kontratave dhe menaxhimin i parashikuar (p.sh. vonesat, tejkalimet e kostos, mjetet juridike) për shmangien ose zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, etj.

Ne si zyrë mbulojmë të gjithë sferën e ligjit për planifikimin e territorit dhe planet rregulluese zonale, duke këshilluar agjencitë qeveritare si dhe pronarët e pasurive të paluajtshme. Ne fillimisht punojmë si këshillues të klientit, por gjithashtu përfaqësojmë klientët tanë në procedurat administrative dhe apelimit (p.sh. për të marrë leje ndërtimi ose kundërshtimin e saj në gjykatë). Ne ofrojmë një gamë të plotë të shërbimeve ligjore për çdo klient në sektorin privat dhe atë publik. Ne koordinojmë kontributin e specialistëve tanë në zhvillim, në sektorin e taksave, në shërbime financiare, në çështjet e formave të investimi (si leasing) dhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve pronësore.

Zyra jonë i këshillon paraqitësit e kërkesave dhe të anketuarit në dëgjesat/konsultimet publike në të gjitha aspektet e çështjeve të diskutueshme të ndërtimit dhe, aty ku është e përshtatshme dhe në interes të klientit, ofrojnë udhëzimet dhe mbështetjen për të arritur një zgjidhje sa më të mirë pa pasur nevojë për t’ju drejtuar gjykatës.