Marrëdhëniet e Punës, Sigurimet Shoqërore
dhe Statusi i Ushtarakut

Avokat Kastriot Frashëri dhe zyra e tij “Zyra Ligjore e Tiranës – Firma Ligjore Frashëri” njihet si një ekip i aftë për mbrojtjen dhe zgjidhjen e çështjeve të statusit të ushtarakut në Shqipëri.

Përveç kualifikimeve të ndryshme dhe pasjes së një diplome Master Shkencor në Sigurinë Kombëtare nga Akademia e Mbrojtjes, eksperiencës së gjatë në gjykatat civile dhe administrative në mbrojtje të personave të larguar padrejtësisht nga puna, nivelit të lartë të njohurive profesionale dhe ekspertizës mbi zbatimin e Statusit të Ushtarakut, dhe ligjeve rregullatore “Për Mbrojtjen dhe Sigurimin Shoqëror të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura” dhe ligjit “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë” në skemën e përfitimeve të pensioneve të ushtarakëve në rezervë dhe atyre të liruar nga puna, ne sigurojmë në kohë reale jo vetëm përgatitjen e Kërkesë Padisë dhe akteve të saj shoqëruese përpara çdo gjykate, por edhe hartimin me profesionalizëm të çdo Kontratë Individuale Pune dhe këshilla praktike mbi Kodin e Punës dhe statusin e ushtarakut të përshtatura për nevojat e klientëve tanë, duke përfshirë dhe çështjet e sigurimeve shoqërore. Kjo përvojë ka rezultuar pozitive në marrëdhëniet tona afatgjata me klientët tanë, shumë prej të cilëve janë ushtarakë në lirim të cilët kanë mbetur të kënaqur nga dëmshpërblimi si përfitim që kanë marrë nga zgjidhjet e padrejta të marrëdhënieve të punës.

Shërbimi ynë përfshin:

  • Hartimin e Kërkesë Padive, sigurimin e provave dhe depozitimin e tyre
  • Përfaqësimin tuaj në çdo gjykatë deri në marrjen e vendimit
  • Veprimet për ekzekutimin e Urdhrit të Ekzekutimit nga përmbaruesi gjyqësor
  • Përfaqësimin e ushtarakut në procedurat e negociatave ose proceseve gjyqësore në gjykata.
  • Çështjet e bisedimeve kolektive duke përfshirë mosmarrëveshjet midis ligjeve të punësimit me organizatat ushtarake ose ato të punonjësve të policisë së shtetit në lirim.
  • Negociatat kolektive dhe individuale lidhur me Kontratat Individuale dhe Kolektive të Punës në çështjet e statusit te ushtarakut.