Marrëdhëniet e Punës

Avokat Kastriot Frashëri dhe studio e tij “Zyra Ligjore e Tiranës – Firma Ligjore Frashëri” njihet si një nga ekipet më të afta për gjetjen, mbrojtjen dhe zgjidhjen e çështjeve të punësimit në Tiranë.

Përveç eksperiencës së gjatë në gjykatat civile dhe administrative në mbrojtje të personave të larguar padrejtësisht nga puna dhe nivelit të lartë të njohurive profesionale dhe ekspertizës mbi ligjin, ne sigurojmë në kohë reale jo vetëm përgatitjen e Kërkesë Padisë dhe akteve të saj shoqëruese përpara çdo gjykate, por edhe hartimin me profesionalizëm të çdo lloj Kontratë Individuale Pune dhe këshilla praktike mbi Kodin e Punës të përshtatura për nevojat e klientëve tanë, duke përfshirë dhe çështjet e sigurimeve shoqërore. Kjo përvojë ka rezultuar pozitive në marrëdhëniet tona afatgjata me klientët tanë, shumë prej të cilëve janë individë ose kompani të mëdha biznesi të cilët kanë mbetur të kënaqur nga siguria dhe dëmshpërblimi si përfitim që kanë marrë nga zgjidhjet e padrejta të marrëdhënieve të punës.

Shërbimi ynë përfshin:

  • Hartimin e Kërkesë Padive, sigurimin e provave dhe depozitimin e tyre
  • Përfaqësimin tuaj në çdo gjykatë deri në marrjen e vendimit
  • Veprimet për ekzekutimin e Urdhrit të Ekzekutimit nga përmbaruesi gjyqësor
  • Hartimin e Kontratave Individuale të Punës
  • Hartimin e marrëveshjeve dhe kushteve specifike të punësimit
  • Këshilla gjithëpërfshirëse ligjore për punëdhënësit në kushtet specifike dhe të përgjithshme të punësimit, rregulloret e punës, informacionit dhe konsultimit, lejet e punës për punonjësit e huaj, kontratat e punës për emigrantët, largimin e menjëhershëm nga puna ose pushimi nga puna për shkak të ristrukturimit
  • Përfaqësimin e punëdhënësve dhe / ose punonjësve në procedurat e negociatave ose proceseve gjyqësore në gjykata.
  • Çështjet e bisedimeve kolektive duke përfshirë mosmarrëveshjet midis ligjeve të punësimit me sindikatat
  • Negociatat kolektive dhe individuale
  • Kontratat Individuale dhe Kolektive të Punës në çështjet e negociatave, duke përfshirë mosmarrëveshjet e ligjeve të punës me sindikatat dhe ndihmën në ristrukturimet e shoqërive tregtare ose korporatave, duke përfshirë fondet rregullatore të pensioneve.