Biznes

Të drejtat dhe detyrimet tuaja për të themeluar dhe menaxhuar një kompani.

Ekipi ynë ligjor, prej shumë vitesh, ka këshilluar investitorët, sipërmarrësit, kompanitë dhe organizatat jofitimprurëse vendase dhe të huaja për të drejtat dhe detyrimet e tyre se si të bëjnë biznes, të hapin dhe të menaxhojnë një kompani në Shqipëri. Përveç këshillave ligjore, pasi ne të kemi dëgjuar për idenë ose nevojat tuaja, ekipi ynë i avokatëve do t’ju ndihmojë në kohë reale dhe me standardet më të larta profesionale për:

  1. Hartimin e të gjitha dokumenteve të përshtatshme dhe të nevojshme ligjore siç janë Akt-Themelimi, Statuti i Shoqërisë dhe Regjistrimi i Biznesit, Marrëveshjet e Aksionarëve, Vendimet e Bordit të Drejtorëve, etj.;
  2. Përgatitjen dhe përditësimin e dosjes së Deklaratës Vjetore së të Ardhurave të individit ose të shoqërisë, etj., si dhe atë të së gjitha veprimeve financiare dhe të kontabilitetit;
  3. Hartimin dhe finalizimin e transaksioneve që kanë të bëjnë me blerjen ose transferimin e aksioneve.
  4. Perfaqësimi i kompanisë para çdo organi te administratës publike dhe gjykatës.
  5. Asistencë për përgatitjen e dokumentave të nevojshëm për pjesëmarrjen tendera të ndryshëm, në prokurimet publike për nevojat e një kompanie shqiptare ose të huaj.
  6. Ne sigurojmë asistencën e duhur ligjore ose informacionin e nevojshëm për një kompani shqiptare ose të huaj për ligjet rregullatore në fusha të veçanta, përfshirë dhe ndryshimet e ligjit.

Qëllimi ynë është të sigurojmë të drejtat e secilit, në përputhje me detyrimet ligjore, si dhe të sigurojmë dhe të shmangim mosmarrëveshjet e ardhshme ligjore.