Specializuar në çështjet Administrative

Sigurimi i Shërbimit më të mirë nga Autoritetet Qeveritare.

Në vitet e fundit, Shqipëria gjithnjë e më shumë është bërë një shtet administrativ. Institucionet vendimmarrëse të qeverisë dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve çdo ditë. Ekipi ynë i avokatëve është në këtë vend për t’Ju ndihmuar që të sigurohemi që zyrtarët tanë të administratës publike apo të agjencive të tjera të qeverisë të respektojnë të drejtat tuaja dhe rregullat e procedurave administrative gjatë nxjerrjes së aktit administrativ që prek të drejtat apo pasuritë tuaja, duke përfshirë mundësinë për t’u dëgjuar më parë dhe për të patur arsye të justifikuara për të dhënë një vendim negativ kundër jush. Avokatët tanë përveç angazhimit tonë përpara organeve të administratës publike prezantohen me profesionalizëm, edhe përpara të gjitha gjykatave civile shqiptare ose administrative të vendit tonë, duke përfshirë Gjykatat e Shkallës së Parë të Republikës, Gjykatat e Apelit dhe Gjykatën e Lartë të Shqipërisë, duke i mbrojtur ose përfaqësuar klientët tanë përpara një numri të madh gjykatash civile, penale, administrative dhe komisione të tjera shtetërore ne fushën e apelimit tatimor, komisionin e shërbimit civil, komisionin për mbrojtje e te dhënave personale, regjistrimin e pasurive te paluajtshme, lejet e ndërtimit, lejet e legalizimit te ndërtimeve informale, sigurimet shoqërore etj.

 Specializuar në çështjet e së Drejtës Publike dhe Administrative

I nderuari Kastriot Frashëri, Avokat i njohur i së Drejtës Publike, si studiues, publicist dhe jurist, për mbi 30 vjet ka kontributin e tij në përmirësimin e legjislacionit shqiptar dhe përafrimin e tij me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Në këto rrethana zyra jonë Zyra Ligjore e Tiranës – Firma Ligjore Frashëri tradicionalisht ka njohuri të thella dhe përvojë të gjerë në teknikën legjislative, në fushat e së drejtës kushtetuese dhe asaj administrative. Ne jemi të mirënjohur si ekspertë jo vetëm në çështjet e së drejtës administrative në të gjitha nivelet qeverisëse (legjislativ, pushtetin qendror dhe atë lokal), por edhe në të gjitha fushat e së drejtës publike.

Në veçanti, ne i këshillojmë klientët tanë pothuajse për të gjitha sferat e çështjeve rregullatore në shkencat e jetës, shëndetit, emigracionit, legjislacionit në sferën e qarkullimit publik në ekonomi dhe financë, të prokurimeve publike dhe ato ushtarake, çështjet e miratimit të projekteve të infrastrukturës, në fushën e ndërtimit dhe të planifikimit të territorit, të energjisë, të minierave, të marrëdhënieve të punës, dhe në të gjitha procedurat e tjera që lidhen me përfaqësimin dhe kërkimin e tyre në gjykatë.

Për disa vite ne kemi këshilluar agjenci qeveritare, ndërmarrje shtetërore, ente të tjera publike dhe OJQ-të, me fokus në sektorin publik, si dhe persona juridikë privatë që ushtrojnë shërbime publike. Po ashtu, avokati ynë z. Frashëri, jo vetë ka mbajtur qëndrime publike për shumë çështje të diskutuara të së drejtës publike, interesit publik dhe të mbrojtjes së hapësirës publike në TV, por edhe ka shkruar shumë editoriale në gazetat shqiptare.

Në funksion të ushtrimit të profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë, si një profesion i lirë, i pavarur, i vetërregulluar dhe i vetëdrejtuar në funksion të mbrojtjes së interesave individualë dhe kolektivë të subjekteve që ai përfaqëson, ne udhëhiqemi nga parimet bazë të profesionalizmit, etikës, besnikërisë, integritetit dhe konfidencialitetit. Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh që mbulojnë një numër të konsiderueshëm të shërbimeve ligjore siç janë opinionet ligjore mbi çështje të diskutuara, hartimi i projekteve dhe kostove të faturave, konsultimi dhe udhëheqja e procedurave përpara agjencive qeveritare dhe gjykatave në të gjitha çështjet e së drejtës administrative dhe publike.

Klientët tanë do të përfitojnë nga zgjidhjet individuale, të përshtatura për çështjet e tyre. Ne i orientojmë ato drejt qëllimeve të tyre në mënyrën më efikase, duke mbajtur parasysh kompleksitetin e madh të tyre dhe pyetjet që lidhen me to dhe zbatimin në fusha të tjera.