Cfare thone klientet tane
Konsultohuni me informacionin e plotë dhe të detajuar të të gjitha shërbimeve tona të përshtatura për nevojat tuaja.
Avokati, firmë këshillimore për taksat, punën dhe konsulencë për bizneset.
Shërbime konsulence ligjore, tatimore dhe të punës
Përfitoni nga eksperienca 21 vjeçare nga një firmë globale avokatësh, këshilltarësh tatimorë, konsulentëve të punës dhe bizneseve.
Studio ligjore me seli ne Tirane
Firma Frashëri Law Firm/SFAI Albania është konsideruar si firma më e mirë profesionale në dhënien e mbështetjes ligjore kompanive, sipërmarrësve dhe drejtuesve sipas komitetit të ekspertëve të Global Law Experts dhe shumë organizatave profesionale ndërkombëtare dhe Revistave nga viti 2023.
Si zvicerian, i cili jeton dhe punon prej shume viteshesh ne Shqiperi, i jam drejtuar shpesh herë z. Kastriot Frashëri per sherbime juridike dhe kam gjetur mbeshtetje dhe zgjidhje të kënaqëshme në të gjitha rastet. Njohurite e tij te gjithaneshme, kultura, etika profesionale, integriteti i tij i larte moral e profesional më kanë bindur për autoritetin e tij të padiskutueshëm si një avokat për të trajtuar me kompetencë çështjet e ligjit. Duke vlerësuar veprimtarinë e tij publike dhe prezencën në nje rrjet të besueshëm të elitës shoqërore brenda dhe jashtë vendit, njohjeve ne te gjitha shtresat e shoqerise dhe ne administraten e qeverise ia mundesojne lehtësisht ofrimin e zgjedhjeve te shpejta dhe te panderlikuara me standardet në të larta profesionale në favor të personit që përfaqëson.
Dua të shpreh mirënjohjen dhe falenderimin ndaj avokatit dhe personit të mrekullueshëm z. Kastriot Frashëri. Për një vit unë dhe bashkëshorti im studionin në Universitetin e Tiranës 2017-2018. Pasi mbërrita në Shqipëri, zbulova se isha shtatzënë. Në Tiranë, lindi djalin tim i parë. Situata nuk ishte e lehtë për ne, dhe ne i jemi mirënjohës fatit për takimin me avokatin e nderuar z. Frashëri. Ai është një avokat me përvojë, një njeri i mrekullueshëm, i hapur dhe një mik i vërtetë. Zoti Frashëri, jo vetëm më ofroi ndihmë juridike sidomos për Lejën e Qëndrimit për të Huajt, por edhe materiale dhe morale. Faleminderit Kastriot!
Kam pasur një rast të gjatë dhe të vështirë me Bashkinë Tiranë me një Leje Ndërtimi e cila mbivendoset me shtëpinë time dhe Kastriot Frashëri dhe stafi i tij na mbajtën të azhurnuar gjatë gjithë procesit na treguan se sa do të zgjasë dhe na tha të ndjekim udhëzimet e tyre dhe ne do të marrim një vendim pozitiv nga gjykata. Ndiheshim shumë të sigurt gjatë gjithë procesit sepse e dinim që kishim dikë që është ekspert dhe morëm një vendim të shkëlqyeshëm në vitin 2018. Ata bënë një punë të shkëlqyeshme. ”